LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar – LG G6 vjen me Snapdragon 821

E konfirmuar – LG G6 vjen me Snapdragon 821

Një raport i publikuar muajin e kaluar pohonte se telefoni i ri nga LG, G6 do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 821 dhe jo nga procesori i fundit nga Qualcomm, Snapdragon 835. Një prezantim i supozuar që rrjedh nga vet kompania, konfirmon të njejtën gjë.

Siç është zbuluar në raportin e kaluar, LG është shtyer të përdor Snapdragon 821 pasi që Samsung ka siguruar furnizimin e të gjitha njësive të Snapdragon 835 për dyshen Galaxy S8.


Prodhuesit e tjerë të telefonave pritet të marrin procesorët e rinjë vetëm pas gjysmës së muajit prill, gjë që mund ta ketë shtyer LG të mos pres deri në atë kohë për lansimin e G6.

Prezentimi i rrjedhur poashtu konfrimon disa nga gjërat tjera kyçe për LG G6. Sikurse është konfirmuar edhe më herët, G6 do të ketë ekran të madhësisë 5.7 inç me proporcion prej 90 për qind ekran-trup.

Një tjetër tipar kryesor do të jetë rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit, tipar ky që ka munguar në pajisjet tjera të LG. Fanatikët e audios do të jenë të lumtur të kuptojnë se G6 do të përdor pakon Quad DAC, që përdoret edhe në LG V20.

LG G6 do të shfaqet më 26 shkurt, në një event që do të mbahet në prag të MWC.

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Kalo në kategori