LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar: Dështimi i Galaxy Note 7 e vonon lansimin e Galaxy S8

E konfirmuar: Dështimi i Galaxy Note 7 e vonon lansimin e Galaxy S8

Koh Dong-jin, shefi i Samsung Mobile, ka folur për një konferencë shtypi në lidhje me problemet e baterisë së Galaxy Note 7.

Ai ka deklaruar se bateritë e dëmtuara i kanë kushtuar Samsung humbje profiti operues prej 5.3 miliardë dollarë.

Kështu, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e një problemi të ngjashëm, Galaxy S8 do të lansohet më vonë se që është parashikuar.

Koh ka deklaruar para reporterëve se “mësimet e incidentit reflektohen thellë në kulturën dhe proceset e kompanisë.”

Kjo do të thotë se Galaxy S8 nuk do të zbulohet në shfaqjen teknologjike, Mobile World Congress, e cila mbahet në muajin shkurt, në Barcelonë. Si duket, do të kemi thashetheme shtesë mbi pajisjen deri në lansimin zyrtar të saj.

Koh nuk ka përmendur datën aktuale të zbulimit të pajisjes kështu që duhet të presim për të parë se sa do të vonoj lansimi i Galaxy S8.

Raportet e kaluara spekulonin se lansimi do të ndodhë rreth mesit të muajit prill, kështu që zbulimi do të ndodh dikur gjatë muajit mars.