Në kohëra të ndryshme janë paraqitur ngjarje dhe fenomene të ndryshme. Shpeshherë ato kanë qenë të qarta për njeriun, por ka pas raste kur ato kanë bartur me vete edhe ndonjë mister.
Ndonëse të tilla ngjarje ka shumë, ne po u sjellim vetëm pesë prej tyre, të cilat llogariten “misterioze”.
1. Mbretëria e inkave në Amerikën Jugore
Mbretëria e inkave ka lulëzuar në periudhën midis viteve 1200 dhe 1535 të erës së re. Inkat kanë ndërtuar sistem të zhvilluar të kanaleve për ujitje të të mbjellave të tyre, si edhe qytetin e gurtë në majë të malit të rrëpirët Maçu Pikçu. Është interesante që inkat e kanë ndërtuar qytetin në kohën kur nuk është ditur për rrotën!
2. Piramidat e Gizës, Egjipt
Piramida e Kefrenit dhe ajo e Keopsit janë dy nga tri piramidat e lashta në Gizë të Egjiptit. Piramida e Keopsit është më e madhja. Është ndërtuar me më shumë se 2 milionë blloqe gurësh, nga të cilët disa janë të rëndë edhe deri në 9 tonelata. Piramidat janë ndërtuar si varreza hyjnore dhe janë të ndërtuara 2.550 vjet para erës sonë.
3. Tempulli Maja
Gjykuar sipas kalendarit të lashtë të popullit maja, dhjetori i vitit 2012 është shënuar si fundi i botës. Ky informacion tashmë një kohë të gjatë u krijon lajthitje arkeologëve. Disa besojnë që majat kanë ditur për apokalipsin dhe që do të ndodhë në dhjetor të vitit 2012, ndërkaq të tjerët thonë kjo është një lajthitje matematikore.
4. Legjenda mbi El Doradon
Kjo legjendë rrjedh nga fisi Muisk, i cili ka jetuar në territorin e Kolumbisë së sotme në periudhën nga viti 1000 deri në vitin 1538. Në ceremonitë për zotat e tyre, kryetari i fisit është mbuluar me pluhur ari dhe është hedhur në liqen për ta viktimizuar veten. Kështu ka lindur legjenda mbi qytetin e arit, gjë që i ka nxitur konkistadorët spanjollë të vraponin deri në vdekje në kërkim të tij.
5. Ishulli i Pashkëve
Ky ishull gjithashtu i njohur edhe si Rapa Nui, është shumë i izoluar dhe 2.000 milje nga bregdeti i Tahitit. Ardhacakët e parë në këtë ishull kanë qenë polinezianët, të cilët janë ngulitur aty midis viteve 400 dhe 600 para erës sonë. Ata kanë ndërtuar shumë tempuj dhe statuja, të cilat i kanë quajtur Moai. Nuk dihet se si kanë mundur të transportonin ata gurë aq të mëdhenj për ndërtimin e objekteve të tilla. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit
Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi