LAJMI I FUNDIT:

A e injoroi BDI ”deklaratën e përbashkët”? Përgjigjen nga Besa dhe LR-PDSH

A e injoroi BDI ”deklaratën e përbashkët”? Përgjigjen nga Besa dhe LR-PDSH

Bashkimi Demokratik për Integrim dje ka mbajtur mbledhje të Kryesisë Qendrore ku kanë diskutuar për hapat që kjo parti do t’i marr për koalicionet e mundshme. Nga kjo kryesi dolën disa pika për të cilat BDI do të kërkojë që të zbatohen nga partneri tjetër qeverisës, nga një prej partive LSDM apo OBRM-PDUKM.

BDI: Nuk kemi partner strategjik dhe të preferuar tek kampi politik maqedonas
Lexo po ashtu BDI: Nuk kemi partner strategjik dhe të preferuar tek kampi politik maqedonas

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me përfaqësues të Lëvizjes Besa dhe me përfaqësues të LR-PDSH-së për të diskutuar këto pika që u nxorrën nga mbledhja e fundit në BDI.

Faton Fazliu, Shef i Kabinetit të kryetarit të Lëvizjes Besa në pyetjen a ju ka lënë BDI në lloç me pikat që i miratuan mbrëmë, përgjigjet: ”Partitë shqiptare për pikat e deklaratës së përbashkët janë zotuar para shqiptarëve të Maqedonisë, dhe nëse BDI-ja heq dorë nga ato pika nuk lënë askënd në lloç përpos vetvetes.”
Në pyetjen ”Si do e arrini zbatimin e deklaratës që e nënshkruat duke pasur parasysh që BDI nxjerri pika të vetat?” Fazliu përgjigjet ”Ne jemi zotuar se do i mbështesim pikat që janë në atë deklaratë si dhe realizimin e platformës së Lëvizjes Besa, Ridefinimi. Nuk mund të komentojmë platforma të partive tjera.”

Nga ana tjetër, Arben Taravari për Telegrafi Maqedoni thotë ”Qendrimi ynë prej para dy vjetësh ka qenë unifikimi i qëndrimeve të partive politike shqiptare në Maqedoni, dhe si ide këtë e imponuam dhe e njëjta u realizua. Tash për mëtutje në të gjitha ligjet e kësaj platforme të përbashkët do të përkrahim, pa marr parasysh cili kombinim numerik (politik) do të jetë në qeveri. Gjithashtu do të insistojmë si parti opozitare të imponojmë edhe realizimin e pikave tjera të platformës së partive politike shqiptarë. Përgjigjemi vetëm për konceptin politik të plotformës por jo edhe për pazaret politike që mund të bëhen gjatë koalicioneve të mundshme për qeveri. Dhe, në fund përsëri insistojmë të drejtat kolektive shqiptare janë mbi partitë politike.” thotë Taravari nga LR-PDSH-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori