LAJMI I FUNDIT:

E humbi para 13 vjetësh, brenda unazës së martesës kishte mbirë një karotë (Foto/Video)

E humbi para 13 vjetësh, brenda unazës së martesës kishte mbirë një karotë (Foto/Video)

Mary Grams po punonte në kopshtin e shtëpisë së saj në Alberta të Kanadasë në vitin 2004, kur humbi unazën që kishte marrë përpara gjysmë shekulli bashkë me propozimin për martesë.

Asokohe, Gramsit, sot 84-vjeçare, as që i shkonte nëpërmend se pas 13 vjetësh unaza do të gjendej sërish në të njëjtën fushë, rreth një karrote të porsashkulur. Pavarësisht kohës, bizhuja është në kushte perfekte dhe Mary ka mundur ta vendosë në gisht sërish për të mos e hequr më.


“Kërkuam pafund atëherë, por nuk e gjetëm dot. E mendova të humbur. Kujt ia priste mendja se do të shfaqej sërish. Dhe më bën akoma”, thotë gruaja e moshuar.

Unazën e gjeti nusja e të birit, Colleen Daley. “E dija që duhet të ishte e vjehrrës ose e gjyshes së tim shoqi sepse asnjë grua tjetër nuk kishte jetuar në atë fermë”, rrëfen ajo.

“Atëherë pyeta bashkëshortin nëse e njihte dhe ai sapo e pa, tha: po, është e mamasë, është unaza e fejesës që e humbi në kopsht dhe që prej atëherë, nuk e pa më me sy”, tregon Colleen, transmeton tch.

Për të mos e mërzitur, Mary nuk ia kishte treguar të shoqit humbjen e unazës me diamant që e kishte mbajtur për 50 vjet dhe në vend të saj kishte blerë një tjetër më të vogël, ndërsa të vërtetën e dinte vetëm djali i saj.

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Fun
Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Fun
Kalo në kategori