0Shares

Për lidhje të suksesshme dashurie duhet të përputhet shumëçka ndërmjet partnerëve, ndërkaq kriter i rëndësishëm janë prioritetet e secilës shenjë.

Mësoni se midis cilave shenja të horoskopit fshihen femrat më të mirat.

Dashi: E dashura e sinqertë

Karakteri yt shpërfaqet në çdo moment të lidhjes dhe të jetës tënde, që nga puna tek njerëzit me të cilët del. Mund të jesh pak me hënë, ndaj është paksa e vështirë për partnerin që ta kuptojë sesi dikush kaq pragmatik mund të preket kaq shpejt. Por nëse e gjen atë që e kupton natyrën tënde të veçantë, je zjarri vetë!

Sherret me ty pastaj, janë një nivel krejt tjetër. Zakonisht partnerët bëjnë gjithçka që t’i shmangin se le të themi që nuk e ke problem t’ia “plasësh” gjërat në fytyrë. Kur dikush bën diçka që nuk të pëlqen, nuk shikon nga sytë! Do të bësh gjithçka që t’ia nxjerrësh inatin.

Demi: E dashura e logjikshme

Je shumë praktike; këtë e reflekton edhe në njohjet me njerëz që të interesojnë. Nëse ka nga ata njerëz që fiksohen pas partnerëve që vetëm sa i stresojnë, me ty kjo nuk ndodh. Ti e mendon mirë dhe nuk kapesh me ata që nuk të japin atë çfarë kërkon.

Nuk shkel në dërrasë të kalbur, por kjo nuk do të thotë se je e mërzitshme. Fundja, pse të lodhesh kot me dikë që është shumë kot, por e dashuron veten aq shumë sa është e pamundur të krijosh një marrëdhënie dyshe me të? Mund të mos kesh të njëjtin pasion, por njeriu që ti zgjedh do të dijë të të bëjë të ndihesh mirë.

Binjakët: E dashura aventuriere

Je e prirur drejt gjërave të reja dhe kjo të bën tejet sharmante. Partnerët e tu tërhiqen shumë nga dëshira jote për të luajtur, eksperimentuar. Je shumë interesante sepse ke gjithmonë ide të reja për takimet. Festivale filmi, festa e tallavasë, shtëpia e braktisur në fund të rrugës? Me ty ka gjithmonë diçka të re për të parë.

Të pëlqejnë njerëz që janë po kaq me vetëbesim sa ti, edhe pse brenda mund të mos jesh kaq e sigurt në vetvete. Shpesh je nervoze, dhe kjo të bën të kesh sarkazëm therëse. E ndërsa partnerët e dashurojnë sensin tënd të aventurës, ka disa njerëz që thjesht nuk e pranojnë dot pavendosmërinë tënde.

Gaforrja: E dashura me kripë

Je një qaramane e lindur dhe ti e di, Gaforre e dashur. Thjesht nuk të mbushet mendja që dikujt i pëlqen vërtet, edhe kur kjo është mëse e dukshme! Ky është burimi i problemeve të tua në marrëdhënie.

Përgjithësisht, shkon shumë me ata që kanë një mendje me ty, por kujdes mos bie në kurthin e të rënit në dashuri me një kopje tënden sepse nuk është më dashuri. Pesimizmi i dyfishtë nuk është diçka e mirë, edhe nëse të duket sikur askush nuk është më i mrekullueshëm se dikush që e urren botën po kaq sa ti.

Megjithatë, ata që dalin me ty e kanë të sigurtë qejfin. Lidhesh shumë intensivisht me partnerët dhe kjo të bën tërheqëse. Për të mos folur për seksin: FANTASTIK. Eh, po të mos ishin ato pasiguritë që të bëjnë të humbësh marrëdhënie që ia vlejnë, do ishe e dashura perfekte.

Luani: E dashura që del e tepron!

Oh, Luaneshë e bukur rrëzëllitëse. Ti me siguri as që do ta lexosh këtë sepse e di vetë veten, por disa shokë të etiketuan dhe ja ku jemi.

Je një yll, një yll që e di që është yll. Je aq tërheqëse sa çdokush do të binte në dashuri me ty. Shumë shpejt. Nuk luan me njeri sepse, është e qartë: kush ka kohë! Nëse dikush të pëlqen, bën mirë të ta shprehë në mënyrat më të dukshme. E kemi fjalën për ato propozimet që bëjnë bujë në internet. Ti meriton vetëm gjëra të jashtëzakonshme.

Nëse dikush është aq me fat sa të marrë vëmendjen tënde, je partnerja më e dashur, më besnike. Të tjerët vdesin të flirtojnë me ty sepse je shumë kontroversiale, e shpejtë në reagim ose shkurt, shpirti i festës. Ndonjëherë të thonë se je shumë e përqëndruar tek vetja, por edhe çfarë pastaj?

Virgjëresha: E dashura që bën gjithçka

Je një zemër e vërtetë, gjithmonë duke punuar shumë dhe duke bërë më të mirën. Kjo është shumë tërheqëse për ata që u pëlqen sepse je e pavarur. Je analitike, i bën gjërat me kokë, madje edhe dashurinë e kthen në metodike.

Partnerët e dashurojnë pjekurinë e ndërthurur me ndjeshmërinë. Ndonjëherë, shqetësohesh nëse je shumë e mërzitshme dhe beson se do të duhej të ishe më spontane. Por mos ji e pasigurtë! Ata janë me ty sepse kanë zgjedhur të vlerësojnë tërësinë tënde.

Megjithatë ndonjëherë e vë veten në plan të fundit. Për çfarë duhet gjithë ky martirizim?

Peshorja: E dashura që nuk e di sa e mirë është

E dashura Peshore është mbretëresha e nënvlerësimit të vetes përpara partnerit. Zgjohu dhe mjaft kërkove falje! Të duket se mund të jesh duke e bërë gjithçka gabim, por duhet të mendosh së pari për veten.

Ndonjëherë shpërthen në përballjet me partnerin dhe kjo është diçka e mirë sepse komunikon hapur, çështja është se nuk e bën gjithmonë në kohën dhe me njeriun e duhur.

Ke shumë sharm, ndaj është e çuditshme pse ke gjithmonë ndjesinë sikur të mungon diçka.

Akrepi: E dashura e zjarrtë

Pse dashurohemi me Akrepët? Sepse të gjithë jemi paksa mazokistë. Shaka: por ju e dini ku e kemi fjalën, apo jo? Akrepi që e merr çdo gjë me pasion, intensivitet, ndonjëherë është pakëz posesiv por, thjesht e di ç’është më e mira për një marrëdhënie.

Përfshihesh shumë dhe do të sundosh, je edhe e vetëdijshme për këtë. Partnerët e dinë se je më e mira në krevat dhe je krenare për këtë, me të drejtë!

Gjithçka, gjithçka e bën me përkushtimin maksimal, kështu edhe në dashuri.

Edhe diçka: ish-ët e tu mund të kenë pakëz frikë.

Shigjetari: E dashura më argëtuese

Shigjetar, ti je mjeshtre e lojës me zjarrin. Personi më argëtues në shoqëri dhe të gjithë ty të pyesin për vendime që kanë të bëjnë me qejfin. Shumë sharm, shumë humor; këto janë disa nga gjërat më joshëse.

Ke prirjen të nxjerrësh në pah anën pozitive tek kushdo, çka është e mirë sepse ndonjëherë neutralizon anët e tyre negative. Por ndonjëherë mund të tregosh mungesë realizmi.

Një këshillë: mjaft mbajte shoqëri me ish-ët!

Bricjapi: E dashura e pjekur

Je “mami’ i grupit dhe me thënë të drejtën, je ajo që mban pantallona në një lidhje. S’ke ç’të bësh! Kështu je, o Bricjap i përgjegjshëm.

Partnerët e dashurojnë faktin që s’kanë pse të kujdesen për ty, sepse e dinë që ia del vetë. Ndonjëherë je disi indiferente dhe pesimiste, çka mund t’i bëjë partnerët të mendojnë gjëra që nuk janë. Por nëse gjen dikë të nivelit tënd, e ke rrugën vaj!

Ujori: E dashura e pavarur

“Mos je e mërzitur me mua?”, është një prej mesazheve që merr më shpesh një partnere e shenjës së Ujorit. Ke nevojë për hapësirën tënde dhe të duket e pakuptueshme që partneri të mos e respektojë.

Je shumë e përkujdesur, shumë besnike, shumë mbështetëse, por thjesht nuk ke kohë për vogëlsira.

Nëse dikush bën diçka që të nervozon, aq ishte: u fshi.

Gjithashtu, je e paparë në shtrat.

Peshqit: E dashura e ndjeshme

Je një partnere aq e ndjeshme dhe ke aq shumë dashuri për të dhënë, sa asnjë nga debilët që të pëlqejnë, nuk e meriton. Dëgjoji miqtë e tu kur të thonë se s’u pëlqen fiksimi yt i fundit, thjesht të njohin dhe duan të kujdesen për ty.

Ana jote e ndjeshme prej artisti rrëzëllen kur je në një lidhje: bëhesh poetike, romantike, dëgjon këngët më lotndjellëse të mundshme.

Edhe partneri e vlerëson këtë anë tënden dhe i pëlqen kur ti i tregon këngë dhe filma të rinj. Je aq e dashur dhe aq empatike, saqë mund ta bësh këdo të ndihet mirë.

Burimi: “Cosmopolitan”

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)