LAJMI I FUNDIT:

A e dini pse unaza ka mbetur simbol i martesës?

A e dini pse unaza ka mbetur simbol i martesës?

Romakët kanë qenë të parët që kanë gdhendur unaze.

Shpesh e kemi vërejtur se ai/ajo që posedon unazë në gishtin e katërt e vlerësojmë si të lidhur më dikë, pra është i/e martuar. Ose unaza ka mbetë thjeshtë si një ndër zakonet që asnjëherë nuk e dimë pse-në.


Mirëpo, tani duhet të mendojmë jashtë këtyre kornizave.

Ja pse vendoset unaza e fejesës në dorën e majtë
Lexo po ashtu Ja pse vendoset unaza e fejesës në dorën e majtë

Unaza është dhe do të mbetet gjithnjë simbol i dashurisë, lidhjes, martesës, pasi që unaza në formë të një rrethi nënkupton përjetësinë e cila është pa fillim dhe pa fund ashtu siç rrethi. Ndërsa, vrima në qendër të unazës nënkupton në mënyrë simbolike një derë/portë për ta njohur dikë të panjohur, shkruan rtv21.tv.

Unazat e martesës janë shenjë e jashtme e lidhjes që bashkon dy zemra, ku ato janë vendosur në gishtin e katërt të majtë, besohet se ky gisht është në lidhje të drejtpërdrejtë me zemër.