LAJMI I FUNDIT:

E dhimbshme: Shihni si lopa tërhiqet zvarrë nga fermeri (Video)

E dhimbshme: Shihni si lopa tërhiqet zvarrë nga fermeri (Video)

Pamjet e publikuara më poshtë, tregojnë momentin shqetësues kur një lopë tërhiqet zvarrë nëpër një fushë me baltë nga një traktor.

Akti i tmerrshëm ka ndodhur në Zelandën e Re e që pason vetëm disa metra larg nga trupi i viçit të saj të ngordhur, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.

Këmbët e para të lopës tërhiqen lart me disa kapës metalik, pasi ajo lind viçin e saj, i cili ngordh disa minuta më pas.

Ndërkaq një nga fermerët përdor një traktor për ta tërhequr pjesën e prapme të lopës duke e lënë të varur në parzmore metalike pothuajse për gjysmë ore.

Pas gjithë kësaj kohe ai e përdor automjetin e tij të fermës dhe tmerrësisht e tërheqë lopën zvarrë nëpër fushë.