LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja është më afër seç kemi menduar: Përshëndetje, quhem Erica! (Video)

E ardhmja është më afër seç kemi menduar: Përshëndetje, quhem Erica! (Video)

Ju kujtohet filmi “Her” i vitit 2013 dhe dashuria e njerëzve me sistemet e avancuara operative që veprojnë në mënyrë autonome? Ajo ditë nuk është e largët…!

Erica është 23 vjeçe. E ka një fytyrë të bukur e neutrale dhe flet me zë të sintetizuar. Ajo e ka një shkallë të autonomisë, por ende nuk mundet t’i lëvizë duart e saj.

Hiroshi Ishiguro është “babai” i saj dhe “djali i keq” i robotikës japoneze. Ai me “të bijën” po ripërcaktojnë se çfarë do të thotë të jesh njeri. Ata po ashtu po dëshmojnë se e ardhmja është më afër sesa kemi menduar.

Hiroshi Ishiguro dhe kolegu i tij Dylan Glas janë të interesuar të kuptojnë se çfarë e bën njeriun të jetë njeri. Erica është krijimi i tyre i fundit – një android gjysmë-autonom, produkt i projektit më të financuar në shkencor Japoni, transmeton Telegrafi.

Por, këta burra e konsiderojnë veten më shumë si artistë sesa shkencëtarë, ndërsa projekti Erica – rezultat i një bashkëpunimi në mes të Universiteteve të Osakës dhe Kjotos, si dhe Institutit Ndërkombëtar për Hulumtime të Telekomunikimeve – është sa një projekt teknologjik aq edhe filozofik.

Erica është intervistuar për shpresën dhe ëndrrat e saj, e ato janë që të jetë në gjendje ta lë dhomën dhe të ketë mundësi të lëvizë krahët dhe këmbët e saj. Asaj i pëlqen të bisedojë me vizitorët dhe ka një nga zërat më të avancuar të sistemeve të sintetizuara të zhvilluara deri më sot.

A mund të konsiderohet Erica si njeri i gjallë apo si një qenie krahasueshme me neve? A do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë veten tonë dhe ndërveprimet tona si njerëz?

Ishiguro dhe Glas duan të lansojnë Erican dhe robotët si ajo në shoqërinë njerëzore. Pra, shpejtë ajo do të jetë pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme, si fëmijë i ri i njerëzimit!

Për më shumë, shikojeni dokumentarin e përgatitur nga ditorja Guardian, regjinë e të cilit e ka bërë Ilinga Calugareanu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori