LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e De Biasit te Australia?

E ardhmja e De Biasit te Australia?

Gianni de Biasi mund të ulet në stolin e Australisë pas largimit nga Shqipëria.

Sipas burimeve të Sport News, trajneri italian, që vetëm në fundin e muajit të kaluar mbylli kontratën e tij me Shqipërinë mund të jetë trajneri i ardhshëm i kangurëve, që aktualisht janë në garë për një vend në Botërorin e Rusisë 2018.

De Biasi pëlqehet së tepërmi nga ana e presidentit të Federatës Australiane të Futbollit, Steven Loëy dhe në rast se trajneri aktual Ange Postecoglou nuk arrin të kualifikoje Australinë direkt për në Botëror atëherë rrezikon shkarkimin. Sigurisht që marrëveshja nuk është e thënë të mbyllet shpejt pasi gjithçka do të varet nga ndeshjet eliminatore, me Australinë që aktualisht në Grupin B, me pikë të barabarta me Arabinë Saudite të vendit të dytë dhe një pikë pas Japonisë kryesuese, me të cilën do të luajë ndeshjen e ardhshme në transfertë.

Sigurisht që australianët e kanë mundësinë e një vendi në play-off dhe nëse renditen të tretët, por kjo situatë mund të bënte që De Biasi të merrte menjëherë vendin e Postecolgu gjithmonë nëse do të arrihet një marrëveshje mes federatës australiane dhe trajnerit italian, transmeton SS.

Rezultat me Shqipërinë kanë bërë që De Biasi të jetë i kërkuar dhe nuk do të ishte çudi që Australia të ishte ndalesa e tij e radhës, aq më tepër që në këtë vend ai mund të ketë mundësinë të çojë përpara një projekt të rëndësishëm me një kombëtare të një niveli gjithsesi të mirë.

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori