LAJMI I FUNDIT:

Dyzet për qind e inteligjencës është trashëguese

Dyzet për qind e inteligjencës është trashëguese

Në inteligjencën e përgjithshme të fëmijëve ndikon rritja, arsimi dhe faktorët e tjerë të ndryshëm, por më së shumti variacionet e trashëgueshme gjenetike nga prindërit e tyre, ka treguar studimi i madh.

Faktorët gjenetikë dukshëm përcaktojnë inteligjencën e fëmijës, veçanërisht gjenin FNBP1L4,i cili bart kodet e prindërve, ka treguar hulumtimi i Universiteti të Queensland. Në të shkencëtarët kanë analizuar mostrat e ADN-së të më shumë se 18.000 fëmijëve nga Australia, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA-ja në moshën prej gjashtë deri 18 vjet, dhe pastaj kanë krahasuar mostrat me rezultatet e testeve të tyre të inteligjencës (IQ).

Variacionet individuale në kodin gjenetik të fëmijës ndikojnë në rezultatet e tyre në teste, prandaj gjenet tona përcaktojnë rreth 40 për qind të inteligjencës së përgjithshme, shkruan Daily Mail.


"Këto njohuri na vijnë si rezultat i studimit më të madh në temën e inteligjencës së fëmijëve dhe janë dëshmi shtesë që gjenet janë të rëndësishme. madje edhe më të rëndësishme se edukimi për formimin e inteligjencës së fëmijës” – ka thënë udhëheqësi i studimit, profesor Beben Benyamin.

Shkencëtarët besojnë që ky zbulim mund të ketë ndikim të madh në të kuptuarit më të mirë të vështirësive mentale tek fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori