LAJMI I FUNDIT:

Dyshe shqiptare në mbrojtjen e Empolit

Dyshe shqiptare në mbrojtjen e Empolit

Frederik Veseli nuk do të jetë shtylla e vetme e mbrojtjes për sezonin e ri të Empoli.

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare, i cili ka treguar aftësitë e tij edhe duke luajtur në qendër, do të ketë një bashkëkombës në prapavijën e klubit i cili në edicionin 2017-2018 do të luajë në Serinë B.

Drejtuesit e klubit, pasi kanë bërë të qartë se Veseli është i paprekshëm, kanë bërë të ditur se Empolit në fazën përgatitore do t’i shtohet edhe Kastriot Dermaku.

Futbollisti ka qenë në huazim në dy sezonet e fundit, te Pavia dhe Lukeze, edhe pse Empoli, kur e bleu nga Melfi, fillimisht e shihte 25-vjeçarin si një profil që mund t’i bënte punë ekipit.

Paraqitjet e tij në edicionin e fundit te Lukeze në Lega Pro, kanë bindur drejtuesit e skuadrës së Empolit që t’i japin fund huazimeve dhe e kanë lajmëruar qendërmbrojtësin që më datën 10 korrik duhet të paraqitet në grumbullim me pjesën tjetër të ekipit.

Parashikohet që Dermaku të ketë shansin të luajë rregullisht në Serinë B në këtë edicion dhe nuk është çudi që t’i vijë edhe një ftesë për të veshur fanellën kuqezi të Kombëtares.

Ai ka qenë prej kohësh nën vëzhgimin e stafit të përfaqësueses që drejtohej nga De Biazi, por tani duhet parë se si do të veprojë trajneri i ri që do të emërohet në stolin e Kombëtares. Në të kaluarën ai ka luajtur një ndeshje miqësore me fanellën e Kombëtares U-21.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori