0Shares

Njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë në Evropë, padyshim që është Ezgjan Alioski.

Anësori këmbëshpejtë ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin zviceran me Luganon.

Kësisoj vlera e tij është dyfishuar dhe tani ai vlen dy milionë euro sipas faqes ‘Transfermarkt’.

25-vjeçari ka pasur një stinor të mrekullueshëm ku ka shënuar 13 gola në Superligë dhe ka dhuruar 10 asistime.

Ai pritet të largohet nga Lugano në fund të stinorit pasi shumë skuadra janë të interesuara për të.

Kontrata e mesfushorit ofensivë me Luganon skadon në vitin 2018, ndërsa destinacioni më i mundshëm i tij është Baseli.

Kujtojmë që Alioski është pjesë e rëndësishme e Maqedonisë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)