LAJMI I FUNDIT:

“Dyert e Ferrit” edhe pas 40 vitesh mbetet enigmë për shkencëtarët (Video)

“Dyert e Ferrit” edhe pas 40 vitesh mbetet enigmë për shkencëtarët (Video)

Imazhet mahnitëse të, siç e quajnë shumë vizitorë “dyerve për në ferr”, një krater i zjarrtë i shkaktuar nga një gabim gjatë shpimit, edhe sot e kësaj dite ka mbetur një enigmë për shkencëtarët, pasi zjarri nuk arrin të fiket për më shumë se 40 vite.

Krateri i gjerë 70 metra, që gjendet në afërsi të fshatit Derweze në Turkmenistan, u emërua si “The Door To Hell” (Dyert për në Ferr) nga vendasit, duke iu referuar flakëve të pafund dhe baltës që vlon pandërprerë, brenda në të.

Fillimisht, kjo sipërfaqe e nivelizuar është identifikuar nga shkencëtarët sovjetikë në vitin 1971, si një zonë që besohej të jetë një burim i konsiderueshëm i gazit.

Një kamp u ngrit aty pranë, pasi sovjetikët ishin të kënaqur me sasinë e burimeve të gazit që besonin se do të gjenin aty.

Megjithatë, toka nën sipërfaqen e shpimit filloi të shembet shumë shpejt, duke krijuar një krater të gjerë që besohet të ketë liruar sasi të mëdha të gazit metan, një rrezik potencial për fshatrat e afërta në Turkmenistan.

Më shumë se katër dekada më vonë, edhe pse krateri është ende në flakë, çdo vit qindra turistë dynden për të vizituar atë.

Shkretëtira Karakum ku është e vendosur Derweze, ka një nga rezervat më të mëdha të gazit në botë.

Një vizitor, Will Keeping thotë se krateri ishte një nga njëqind vendet më të çuditshme për të vizituar para se të vdes njeriu. I intriguar, ai vendosi të shkojë të vizitojë atë ambient të zymtë, duke mos ditur se çfarë do ta presë.

Gjatë ditës, nuk isha i impresionuar pasi fillimisht dukej si një vrimë në një shkretëtirë të madhe. Por duke u afruar, dhe shkëlqimi nga brenda krateri filloi të bëhej më i qartë, fillova të kuptoj për madhësinë e kraterit dhe të habitem se si është e mundur që ajo të shkëlqejë në mënyrë të vazhdueshme”, thotë Will Keeping.

“Sa më tepër që po afrohesha në këmbë, bëhej më e qartë se ishte një krater i madh dhe se brenda ishte si një furrë e madhe e hapur”.

“Në fillim, dukej se ajo mund të ketë qenë një fenomen natyror, por skajet e kraterit po e kundërshtonin këtë konstatim. Unë mund të shihja mbeturina të ndryshkura të disa shufrava apo strukturave metalike, që të jepte të kuptoje se një lloj katastrofe ka ndodhur këtu shumë kohë më parë”.

“Derisa po qëndroja atje duke vështruar në krater, madhësia dhe intensiteti i zjarrit brenda u bë gjithnjë e më e dukshme”, shpjegon vizitori Keeping i mahnitur me kraterin.

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori