LAJMI I FUNDIT:

Dybala: Jam i lumtur te Juventusi

Dybala: Jam i lumtur te Juventusi

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka thënë se është i lumtur në klubin  aktual. 

Barcelona mund të mbetet pa Neymarin që mund të kalojë te Paris Saint-Germain për shifrën e 222 milionë eurove.


Dybala shihet si zëvendësues i tij te Barcelona, por argjentinasi ka thënë se do të qëndrojë në Torino.

“Ishte një ndeshje e mirë. Ka qenë e vlefshme të trajnohemi dhe të njihemi me shokët e rinj të skuadrës. Ata sapo kanë ardhur, por trajneri do t’i integrojë me sukses”.

“Afati kalimtar? Jam i lumtur këtu. Jam mirë dhe në ditët e ardhshme do të trajnohem fortë që të kem një sezon të madh”, ka thënë Dybala. /Telegrafi/