LAJMI I FUNDIT:

Dy vite burg për transport të lëndëve narkotike

Dy vite burg për transport të lëndëve narkotike

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit S. N, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas njoftimit për media, S.N u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, si dhe dënim me gjobë në shumë prej tetëqind (800) euro.

“I pandehuri S.N, i cili gjatë shqyrtimit fillestar ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën e ngarkon aktakuza e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, u shpall fajtor dhe u gjykua me dënim burgimi dhe me gjobë, sepse në shtator të këtij viti, në pikën kufitar Hani Elezit, gjatë kontrollit të veturës së tij nga ana e policisë, në dy karriget e para të automjetit i janë gjetur dhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike ngjyrë e gjelbër të llojit Marihuan Tetrahidrokanabinol (THC), me peshë neto të përgjithshme 5365.4 (5 kg, e 365.4 gr), të cilën substancë e kishte marrë në Republikën e Shqipërisë bashkë me dy persona të cilët kanë udhëtuar nëpër Kosovës për në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq qëllimi i tij ka qenë që të transportojë këtë substancë narkotike në shtetin e Turqisë”, thuhet në njoftim.

Konform nenit 367 paragrafi 3 të KPRK-së të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri sa aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykim.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori