LAJMI I FUNDIT:

Dy teknikat të cilat nuk e lejojnë trurin tuaj të brengoset për asgjë

Dy teknikat të cilat nuk e lejojnë trurin tuaj të brengoset për asgjë

Stresi dhe brengosja janë gjërat kryesore të cilat e dëmtojnë shëndetin mendor

Brengosja në veçanti konsiderohet si shprehi të cilën mund të mësoheni si ta hiqni.

Disa njerëz besojnë se brengosja shërben si rikujtues i përvojave të kaluara dhe përgatitje për përvojat e së ardhmes. Sido që të jetë, brengosja mbetet gjë e pashëndetshme dhe vetëm e ndalon trurin tuaj të përqendrohet në gjërat e rëndësishme.

Si ta ushtroni trurin të ndalohet së brengosuri?

Meditimi

Meditimi është metodë e shkëlqyeshme për relaksimin e trurit. Hulumtuesit i kanë ekzaminuar efektet e meditimit në zvogëlimin e shqetësimit dhe stresit, ndërsa kanë zbuluar se është mënyrë e mirë për t’i ndalur të gjitha mendimet negative.

Duke shpenzuar vetëm disa minuta në ditë duke u relaksuar, ju i shmangni të gjitha brengat rreth çdo gjëje.

Ushtrimet fizike

Studime të ndryshme kanë zbuluar se ushtrime fizike janë mënyrë e shkëlqyeshme për reduktimin e simptomave fizike të shqetësimit.

Përveç saj, ushtrimet fizike ndikojnë në zvogëlimin e rritjes së pulsit të zemrës dhe frymëmarrjes gjatë kohës kur jeni të brengosur.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori