LAJMI I FUNDIT:

Dy të lënduar dhe 20 aksidente komunikacioni në fundjavë në Shkup

Dy të lënduar dhe 20 aksidente komunikacioni në fundjavë në Shkup

Dy persona janë lënduar rëndë, kurse 14 të tjerë më lehtë në gjithsej 20 aksidentet e komunikacionit të evidentuara në fundjavë në rajonin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia e komunikacionit ka ndëshkuar 34 shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lëvizjes, 16 të tjerë janë ndaluar duke vozitur në gjendje të dehur, katër të tjerë kaluan në semafor të kuq, ndërsa te 45 shoferë, dokumentet e komunikacionit kanë qenë të dala afati, ose pa patentë shoferi.


53 shoferë jan gjobitur për parkim të parregullt, kurse janë gjobitur edhe disa qytetarë që nuk kanë kaluar në komunikacion në vijat e bardha. Me karotrec janë tërhequr 85 automjete./Telegrafi/