LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në fshatin Shupkovc, arrestohen dy persona

Rrahje në fshatin Shupkovc, arrestohen dy persona

Sot me datën 28 Korrik 2017, rreth orës 03:38 të mëngjesit, në stacionin policor ‘’Jugu’’ në Mitrovicë, dy personat H.Z, 67 vjeçar dhe A.Z, 33 vjeqar, kanë deklaruar se janë rrahur nga disa persona në fshatin Shupkovc.

Njësitë policore pas marrjes se informatës, kanë shkuar në vend të ngjarjes, ku kanë arrestuar dy persona të dyshuar, B.S, 39 vjeçar dhe P.S, 25 vjeçar dhe gjatë marrjes së deklaratës, kanë arritur të marrin informatën se të dyshuarit në fjalë posedojnë një armë zjarri.


Si provë materiale nga policia nga i dyshuari P.S., 25 vjeçar është  konfiskuar një armë AK 47 me numër serik C 86238, me një karikator me dy fishek.

Personat e dyshuar B.S., 39 vjeçar dhe P.S., 25 vjeçar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve në fjalë  është iniciuar procedurë ‘Lëndim trupor’ dhe ‘Mbajtje pronësi, kontrolle, posedim të paautorizuar të armës’. /Telegrafi/a

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori