LAJMI I FUNDIT:

Dy super-ushqime që në mënyrë natyrale i zhbllokojnë arteriet dhe i parandalojnë sulmet e zemrës

Dy super-ushqime që në mënyrë natyrale i zhbllokojnë arteriet dhe i parandalojnë sulmet e zemrës

Arteriet janë sistemi brenda trupit tuaj që vazhdimisht e transportojnë gjakun e pasur me oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit. Fatkeqësisht, arteriet mund të bllokohen dhe kur arteriet koronare të bllokohen, ju mund të jeni të rrezikuar nga sulmet e zemrës dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Sidoqoftë, për të qenë të shëndetshëm dhe për t’i mbajtur arteriet të pastra është e rëndësishme të ushqeheni mirë – pra, është krejtësisht e vërtetë thënia, “Ju jeni ajo çfarë hani”. Është e vërtetë gjithashtu se edhe ajo me të cilën ushqeheni do të ketë ndikim në shëndetin tuaj të përgjithshëm, duke e përfshirë këtu edhe shëndetin kardiovaskular, transmeton Telegrafi.

Prandaj, nëse veç keni probleme me sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, është mirë të ‘njoftoheni’ me ushqimet e mëposhtme, të cilat njihen si zhbllokuese të artereve dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Shega

Lëngu i shegës është dëshmuar se e ulë shtypjen e lartë të gjakut, dhe rrjedhimisht tregon se mund të jetë tejet efektive në parandalimin e sulmeve të zemrës.

Shafrani

Shafrani është ushqim i cili duhet të përfshihet në çdo racion, pasi që sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore. Një ndër këto përfitime që i sjellë shafrani është edhe ndihmesa me problemet koronare dhe sëmundjet e zemrës, e gjithashtu edhe zvogëlimi i niveleve të kolesterolit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori