LAJMI I FUNDIT:

Dy shtetas të Maqedonisë falsifikojnë katër mijë euro, ndalohen nga Policia e Kosovës

Dy shtetas të Maqedonisë falsifikojnë katër mijë euro, ndalohen nga Policia e Kosovës

Në kalimin kufitar Hani Elezit-Bllacë, në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, janë arrestuar dy shtetas të Maqedonisë të cilët janë kapur me 4.190 euro të falsifikuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bankënotat në vlera të ndryshme janë zbuluar pas kontrollit të makinës me të cilën kanë udhëtuar.


“Tek shtetasit e Maqedonisë janë gjetur 75 bankënota të 50 eurove, 19 bankënota të 20 eurove, 3 bankënota të 10 eurove dhe 6 bankënota të 5 eurove, për të cilat ekziston dyshim se janë falsifikuar”, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.

Pas kërkesës së prokurorit, ndaj dy të dyshuarve është shqiptuar masa e paraburgimit./Telegrafi/