Posta e Kosovës ka emetuar sot dy pulla postare në 30 vjetorin e themelimit të Teatrit të Qytetit të Prishtinës “Dodona”.
“Dodona” është teatri i vetëm i kukullave në Kosovë dhe i vetmi që ka dy skena: për fëmijë, si dhe për të rritur.
Gjatë 30 vjetëve të ekzistencës, në këtë teatër janë dhënë mbi 150 premiera në të dy skenat, ndërkaq numri i shikuesve përgjatë viteve i afrohet shifrës 700 mijë. Po ashtu, janë dhënë shumë shfaqje të tjera.
Teatri i Qytetit të Prishtinës (më parë i njohur si Teatri i të Rinjve, Fëmijëve dhe i Kukullave) është themeluar me 12 nëntor 1986 me vendim të Bashkësisë punuese të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Për themelimin e tij, personi më meritor është Rabije Bajrami, por edhe Smail Imeri si bashkëpunëtor kryesor i saj, i cili ka dhënë propozimin që ky teatër të quhet “Dodona”, emërtim me të cilin do të njihet nga vitet ’90 të shekullit të kaluar.
Në themelimin e këtij institucioni kanë kontribuar edhe regjisorë, shkrimtarë e artistë të ndryshëm. Gjatë viteve të regjimit serb, “Dodona” ka mbajtur gjallë jetën kulturore e artistike shqiptare në Prishtinë.
“Dodona” është e njohur edhe për regjisoren e shfaqjeve me kukulla, shpirtin e fëmijëve në këtë teatër, Melihate Qena.
Ky është vendi ku fëmijët takohen për herë të parë me teatrin dhe ku marrin hapat e parë krijuesit e së ardhmes. Po ashtu, është mbështetësi kryesor i studentëve të Fakultetit të Arteve, krijuesve të ardhshëm të artit skenik në Kosovë.Drejtor i këtij institucioni ka qenë edhe aktori edhe regjisori ikonë i “Dodonës”, Faruk Begolli. Drejtori i parë i Teatrit “Dodona” ka qenë Enver Petrovci. Drejtori i tretë Agim Selimi. Ndërkaq, drejtori i katërt, Agron Shala.
“Dodona” është teatri që edhe këtë vit ka shënuar rekord me shikueshmëri – si çdo vit tjetër. Ndërkaq, është teatër që shquhet për sakrificën e stafit, gjithmonë për vullnetin e madh për të ndihmuar dhe krijuar, ndonëse ballafaqohet me mungesë të mjeteve financiare.
Ky teatër ka marrë një numër të madh të çmimeve në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
FRIKË
Thënie të Schopenhauerit: Mjeku i sheh gjithë dobësitë e njerëzve, avokati të gjitha ligësitë, teologu të gjitha marrëzitë!
Dikur: Jeta e përditshme e shqiptarëve, në fotot e Margaret Hasluckut
Vetëvritet në Korçë aktori Llazi Serbo
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën