LAJMI I FUNDIT:

Dy persona në paraburgim për shitje ilegale të armëve

Dy persona në paraburgim për shitje ilegale të armëve

Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Pejë ka urdhëruar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji kundër dy personave të dyshuar për furnizim të paautorizuar, transportim, këmbim dhe shitje të armëve dhe posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve.

Paraburgimi nuk është caktuar për akuzat për krimi të organizuar dhe kontrabandë të mallrave, thuhet në njoftimin e lëshuar nga EULEX-i.

Dy të dyshuarit janë arrestuar të hënën në mëngjes gjatë një operacioni të përbashkët të zhvilluar nga Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar (NJHKO) dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU). Gjatë operacionit, policia i kishte bastisur dy hapësira dhe kishte konfiskuar disa armë zjarri dhe një sasi të municionit.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK). /Telegrafi/