LAJMI I FUNDIT:

Dy maska të thjeshta që eliminojnë përfundimisht yndyrën nga flokët e lyer

Dy maska të thjeshta që eliminojnë përfundimisht yndyrën nga flokët e lyer
-->

Nuk thonë kot se flokët janë gjysma e bukurisë, por për t’i pasur gjithmonë në gjendjen e duhur duhet t’u kushtojmë shumë kujdes

Flokët me yndyrë janë shumë të bezdisshëm dhe shpesh na detyrojnë t’i lajmë çdo ditë.

Por pavarësisht larjes së përditshme (që nuk është aspak e shëndetshme) vazhdojmë të përballemi me po të njëjtin problem të nesërmen. Prandaj ju prezantojmë një maskë shumë praktike për të larguar yndyrën.

Kjo maskë ka si përbërës kryesor domaten. Niveli i lartë i acidit tek domatja ndihmon në balancimin e nivelit të pH-it në kokë, i cili është i rëndësishëm për kontrollin e sekretimit të tepërt të yndyrës.

Maska e parë

Përbërësit: Dy domate, 2 lugë gjellë vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 2 lugë çaji xhel aloe vera

Në një enë shtoni pak ujë dhe lëreni të vlojë, më pas shtoni domatet për dy a tre minuta në mënyrë që të qëroni më lehtësisht cipën e tyre.

Kalojini në blender dhe shtoni vajin e ullirit dhe xhelin e aloe veras derisa të formohet një pastë.

Aplikojeni pastën në kokë dhe për 30 minuta. Më pas i lani flokët si zakonisht. Përsëriteni këtë trajtim një herë në javë. Rezultati do u befasojë.

Maska e dytë

Përbërësit: 2 domate, 2 lugë gjelle vaj kastori dhe dy të verdha veze

Ngrohni për pak sekonda vajin e kastorit dhe shtoni gradualisht vezët, por pa i mpiksur. Në fund shtoni domatet e kaluara në rende dhe përzieni të gjithë përbërësit.

Pasi të krijohet maska, lyeni flokët me furçë nga maja tek rrënjët dhe mbajeni për një orë. Lani fillimisht kokën me ujë të vakët derisa të shpëlani maskën. Më pas përdorni shampon. Ky trajtim shërben po ashtu për të hequr zbokthin. /Telegrafi/