LAJMI I FUNDIT:

Dy gola të shpejtë nga Milani (Video)

Dy gola të shpejtë nga Milani (Video)
Festa e golit të Montolivos

Milani e ka shënuar edhe golin e dytë dhe të tretë kundër Shkëndijës në San Siro.

Pas një rasti shumë të mirë që e pati skuadra shqiptare në anën tjetër të fushës, u akordua gjuajtje e lirë në favor të vendasve.


Portieri ekipit nga Tetova e ndali gjuajtjen e lirë, mirëpo vetëm sa e dërgoi te një lojtar kundërshtar.

Riccardo Montolivo ishte ai që reagoi shpejt për ta dyfishuar epërsinë e Rossonerëve.

Menjëherë pas, nikoqirët e shënuan edhe golin e tretë, ndërsa ky ishte goli i dytë personal për Andre Silva. /Telegrafi/