LAJMI I FUNDIT:

Dy bisedat të cilat çdo babai duhet t’i zhvillojë me djalin e tij

Dy bisedat të cilat çdo babai duhet t’i zhvillojë me djalin e tij
iStock

Pavarësisht se ndoshta nënat e luajnë rolin më të rëndësishëm në jetën dhe edukimin e fëmijës, ekzistojnë disa gjëra të vogla të cilat babai mund t’i bëjë më mirë. E veçanërisht kur është fjala për lidhjen baba-bir

Vetëm mendojeni këtë: Fillimisht, djemtë janë nën mbikëqyrjen e mësuesve të çerdhes, pastaj shkojnë në shkolla ku 90 për qind e mësuesve janë femra. Pra, fëmijët vazhdimisht janë nën shoqërinë e vajzave dhe grave, prandaj edhe u mungon edukimi i një mashkulli, transmeton Telegrafi.

Kësisoj, duke marrë parasysh këtë, më poshtë i keni dy bisedat të cilat çdo baba duhet t’i ketë me djalin e tij!

1. Babai duhet ta mësojë si të sillet me vajzat dhe gratë

Një nënë mund t’i tregoj djalit se si ta trajtojë një grua, por vetëm babai ka mundësi t’ia shfaqë atij këtë gjë përmes shembujve të tij. Është e mahnitshme nëse djali i mëson të gjitha sjelljet e mira dhe gjërat e rëndësishme për gratë nga babai. Jo nga miqtë, jo nga interneti, por nga babai – kjo është e rëndësishme.

Merrni djalin dhe lëreni të blejë lule për nënën e tij. Kur shkoni te arkëtari për të bërë pagesën, nëse keni fatin të jetë arkëtarja femër, lëreni djalin të bisedoj me të sepse vetëm kësisoj mësohet të komunikoj me vajza të panjohura.

2. Bëni një bisedë mashkull-mashkull për dashurinë

Lëreni djalin tuaj t’i mësojë ndjenjat e fuqishme të dashurisë përmes bisedave të thella me babanë e tij. Për një tinejxher, kjo do të ishte dhurata më e çmueshme nëse babai do t’i tregonte atij për dashurinë e parë, takimet e para dhe se nuk duhet të nxitojë për t’u martuar, por duhet ta pret vajzën e duhur e cila ndez shkëndija në shpirtin e tij.

Bisedimet e tilla do të jenë tejet të rëndësishme për besim të ndërsjellë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Lifestyle
Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori