LAJMI I FUNDIT:

Durant pas fitores kundër Cavaliers: Duhet të fitojmë edhe një herë

Durant pas fitores kundër Cavaliers: Duhet të fitojmë edhe një herë

Golden State Warriors ka shënuar edhe fitoren e tretë në serinë e finales së madhe në NBA.

“Luftëtarët” triumfuan kundër kampionit aktual Cleveland Cavaliers me rezultat 118-113 ndërsa i nevojitet edhe një fitore për tu shpall kampion i ligës më të fortë në botë për basketboll.


Golden State një fitore larg së shpalluri kampion i NBA-së (Video)
Lexo po ashtu Golden State një fitore larg së shpalluri kampion i NBA-së (Video)

Më meritori për triumfin e mysafirëve ishte Kevin Durant,i cili realizoi 31 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, transmeton Telegrafi.

Ai pas takimit ka folur rreth fitores së mbrëmshme duke thënë se po punon fortë për paraqitjet.

“E tëra çka bëja ka qenë të shikoja apo futet topi në rrjet. Po punojë në këtë drejtim tërë jetën. Ta shohësh të futet ai top, është çliruese. Duhet të fitojmë edhe një herë”, ka thënë Durant pas ndeshjes. /Telegrafi/