LAJMI I FUNDIT:

Duraku takohet me delegacionin e Partisë së Gjelbër Evropiane

Duraku takohet me delegacionin e Partisë së Gjelbër Evropiane

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, sot u takua me delegacionin e Partisë së Gjelbër Evropiane të kryesuar nga bashkëkryesuesi i partisë Reinhard Burikofer dhe anëtarët Oras Tinkinen dhe Thomas Vaic, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, qëllimi i vizitës ishte këmbimi i informacioneve dhe njohja e delegacionit evropian me politikën e Maqedonisë, perspektivat dhe ngjarjet aktuale me theks të veçantë të situatës në sektorin e mjedisit jetësor dhe integrimeve evropiane.

Nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përfaqësuesit e delegacionit të Partisë së Gjelbër Evropiane u informuan për situatat me ujërat e zeza dhe trajtimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë, si dhe për ndotjen e ajrit në qytetet: Kumanovë, Shkup, Tetovë dhe Veles.

Anëtarët e Partisë së Gjelbër Evropiane, siç theksohet në kumtesë, janë interesuar për procedurën për ndërtimin e minierave të reja për bakër dhe ari në Maqedoni, me ç’rast e ofruan ndihmën e tyre eksperte gjatë miratimit të dokumentacionit teknik me standardet ekologjike evropiane në këtë fushë, njofton AIM. /Telegrafi/