LAJMI I FUNDIT:

Dukja e re, inspirim – jo kopjim

Dukja e re, inspirim – jo kopjim

Dafina Zeqiri thotë se nuk e ka kopjuar askënd për dukjen e saj të re, por thjesht është frymëzuar nga yjet e njohura, ashtu siç bëjnë të gjithë.

“Flokët e shkurtër më janë dukur shumë seksi, shumë speciale, kur kam qenë e vogël jam inspiruar nga Pink, Halle Berry, dhe të gjithë besoj kanë pasur inspirim nga dikush tjetër për ndonjë gjë të re”.

“Unë nuk mendoj që është lloj kopjimi, por them se është inspirim”, ka shpjeguar Dafina në një intervistë për Panorama.


Sa i përket jetës private, krijuesja e hitit “Tonight” ka thënë: “Ka pasur shumë shkrime interesante, statusi im qëndron ‘single’ dhe mendoj kur të ketë diçka të re, do ju tregoj”. /Telegrafi/