LAJMI I FUNDIT:

Dukja e politikanëve shqiptarë nëpër dasma (Foto)

Dukja e politikanëve shqiptarë nëpër dasma (Foto)

Muajt e nxehtë njihen si muajt e pushimeve, por në trevat shqiptare, korriku dhe gushti karakterizohen edhe me martesa e ahengje të ndryshme.

Për këngëtarët, ky sezon është më i ngarkuari me punë, e ndërsa i tillë ka qenë edhe për politikanët e Kosovës, të cilët janë përballur me zgjedhje dhe formim të Qeverisë së re.

Paraqitjet e tyre zgjojnë gjithmonë vëmendje te publiku.

Të gjithë janë mësuar t’i shohin të veshur bukur dhe me stil në aktivitetet e tyre të përditshme, por shpesh te publiku ka ngjallur interes edhe dukja e tyre në ndonjë dasmë apo aheng familjar.

Shumë nga politikanët e kanë shuar këtë kureshtje përmes imazheve që kanë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa Telegrafi ju prezanton në vazhdim një listë me paraqitjet e disa prej tyre nëpër dasma apo ahengje familjare të ndryshme.

Shpend Ahmeti me bashkëshorten

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai ndan me fansat herë pas here imazhe të ndryshme, ndërsa së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij në një dasmë. Të buzëqeshur dhe mjaft me stil, çiftin duken perfekt me pamjen e tyre.

Kadri Veseli me bashkëshorten

Në fotografi mund të shihni edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, së bashku me bashkëshorten e tij Violetën, në dasmën e djalit të Adem Grabovcit. një kostum elegant me këmishë të bardhë i rrinte mjaft bukur veselit, teksa vëmendjen më të madhe gjithmonë e merr bashkëshortja e tij Violeta, e cila dukjen ia beson kreatores Blerina Kllokoqi Rugova.

Erion Veliaj në dasmën e Orinda Hutës dhe Turit, dhe në dasmën e Danielit dhe Fotinisë në Big Brother Albania

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pa dyshim një ndër politikanët shqiptarë më me stil. Në çdo paraqitje të tij ai duket unik dhe bën zgjedhjen e duhur. Ai këtë vit bëri një paraqitje vërtet interesante në dasmën e çiftit Daniel dhe Fotini, që u organizua brenda shtëpisë së Big Brother Albania. Një kostum me këmishë të bardhë dhe pantallona të verdhë ishin një zgjedhje e përkyer, ndërkohë që javë më parë në dasmën e këngëtares Orinda Huta, Erioni kishte zgjedhur një kostum blu të errët, i cili gjithashtu i rrinte bukur. Në dasmën e kësaj të fundit, kryebashkiaku nuk hezitoi të ‘ndizte’ edhe atmosferën duke kënduar e kërcyer pafund.

Ramush Haradinaj në dasmën e djalit të Adem Grabovcit

Paraqitjet e tij në rrjetet sociale nuk janë të shpeshta, megjithatë me kërkime në internet mund të shohim paraqitjen e tij në ndonjë ceremoni martesore. Paraqitja e Ramush Haradinajt në evente, nuk dallon shumë nga ajo që shohim në televizor, megjithatë ai duket gjithnjë bukur. Një këmishë e bardhë dhe kravatë ishte përzgjedhja e tij, në dasmën e djalit të Adem Grabovcit.

Ganimete Musliu në një aheng familjar

Deputetja e nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu rrallë herë mund të jetë bërë pjesë e mediave rozë. Megjithatë, ajo numëron një numër të madh ndjekësish në Instagram, me të cilët ka ndarë së fundmi një fotografi, përmes së cilës tregon paraqitjen e saj në një aheng familjar. Musliu ia beson gjithmonë dukjen e saj grimeres Sellma, dhe parukierit Kaci.

Sami Lushtaku në dasmën e djalit të Adem Grabovcit

Edhe Sami Lushtaku bën gjithmonë me kujdes përzgjedhjen për veshjet e tij para se të paraqitet në një dasmë. Në një nga dasmat e këtij viti, ai është paraqitur mjaft elegant në një këmishë blu dhe kollare me vija, ndërkohë që i qëndron përher besnik stilit të tij të flokëve, të cilat i mban gjithmonë në madhësi të njëjtë.

Blerta Deliu në një aheng me familjarët e saj

Deputetja Blerta Deliu është shquar gjithmonë si njëra ndër deputet më simpatike të Kuvendit. Ajo i kushton shumë kujdes dukjes së saj, dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për evente. Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, Deliu duket mjaft tërheqëse në një nga dasmat e këtij viti, ku mori pjesë së bashku me familjarët e saj.

Albulena Haxhiu në një dasmë familjare

Edhe deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu i ka shumë qejf dasmat. Javë më parë, Haxhiu kishte publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në ‘Facebook’, ku shfaqej mjaft elegante dhe e bukur në një fustan ngjyrë krem. “Dasmat”, ishte mbishkrimi që deputetja kishte lënë përbri fotografisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori