LAJMI I FUNDIT:

Duket si sulm i ashpër, luanesha vetëm po e përqafon kujdestarin (Video)

Duket si sulm i ashpër, luanesha vetëm po e përqafon kujdestarin (Video)

Kevin Richardson nga Afrika e Jugut, është kujdesur për dy luanesha që janë braktisur nga nëna, sapo i kishte sjellë në jetë.

Prej atëherë, ai është përkushtuar që të mos jetojnë në kafaze, por në rezervate me hapësirë të bollshme dhe të jenë gjithmonë të ngopura, transmeton Telegrafi.


Kjo po i shpaguhet atij, meqë gjallesat mishngrënëse kanë besim shumë të madh në të dhe kurrë nuk e sulmojnë.

Më poshtë mund të shihet një moment dramatik, që ngjanë me një sulm që do ishte shumë i ashpër, derisa luaneshe vetëm iu hodh në përqafim. /Telegrafi/