LAJMI I FUNDIT:

Dukej si kasolle e braktisur, por shqiptarët e përdorën për të fshehur 46 kilogramë drogë

Dukej si kasolle e braktisur, por shqiptarët e përdorën për të fshehur 46 kilogramë drogë

Policia e Tiranës ka arritur të sekuestrojë dje një sasi prej 46.2 kilogramë kanabis sativa.

Policia ka bërë të ditur se sasia e drogës, u gjet rreth orës 12:30, në pjesën lindore të fshatit Mal Derje, në pyll, në një kasolle të braktisur.


Ndërkaq, uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.03.2017, rreth orës 12:30, në pjesën lindore të fshatit Mal Derje, në pyll, në një kasolle të braktisur, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46.2 kg, bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sativa. /javanews.al/