LAJMI I FUNDIT:

Duke kërkuar ushqim në kontejnerët e mbeturinave gjeti një bebe të braktisur, ajo çfarë bëri i dha epitetin e heroit (Foto)

Duke kërkuar ushqim në kontejnerët e mbeturinave gjeti një bebe të braktisur, ajo çfarë bëri i dha epitetin e heroit (Foto)

Një burrë i cili po mblidhte mbeturinat nëpër kontejnerë nëpër Kinë, ka gjetur një foshnje të porsalindur të cilën e kishin braktisur një çift bashkëshortor, duke i shpëtuar jetën pasi e dërgoi me urgjencë në spital.

Por, më vonë mjekët kanë arritur t’i bien në gjurmë prindërve të fëmijëve, që e kishin hedhur në kontejnerin e mbeturinave dhe që peshonte vetëm 1.5 kilogram për shkak të lindjes së parakohshme, transmeton Telegrafi.


Pasi është zbuluar identiteti i tyre, ata kanë pranuar se e kishin braktisur fëmijën duke menduar se nuk do të jetë i shëndoshë, megjithatë, mjekët kanë konstatuar pas kontrolleve mjekësore, që fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata gjithashtu kanë thënë se nuk kanë menduar mirë para se ta braktisnin fëmijën, dhe i kanë premtuar policisë se do të kujdesen mirë për të. /Telegrafi/