LAJMI I FUNDIT:

Duke ikur nga Polica, kërceu për disa metra dhe ra sipër një veture të parkuar (Video)

Duke ikur nga Polica, kërceu për disa metra dhe ra sipër një veture të parkuar (Video)

Kevonte Dekorey Austin nga Louisiana e Shteteve të Bashkuara, po voziste me afro 200 kilometra në orë, pasi ndiqej nga një patrullë policie për shkak se kishte kryer një vjedhje.

Adoleshenti 18-vjeçar e ka humbur kontrollin në një rrugicë, duke bërë që Ford Ranger të kërcejë për disa metra dhe të bie sipër një veture të parkuar, transmeton Telegrafi.


Megjithëse brenda ndodhej shoferja, përplasja nuk i ka shkaktuar asnjë lëndim trupor, vetëm se i ka shkaktuar frikë të madhe.

Në anën tjetër, Austin që ka mbetur me lëndime të lehta, do të dalë së shpejti para drejtësisë.

Në videon e postuar më poshtë, shihet makina që bie nga rrugica dhe hidhet lartë, duke e kaluar edhe një objekt që ndodhej përpara. /Telegrafi/