LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini Residence: Kjo është banesa e juaj, e sigurt, e qetë dhe moderne (Foto-Video)

Dukagjini Residence: Kjo është banesa e juaj, e sigurt, e qetë dhe moderne (Foto-Video)

Tërësia ndërtimore e banimit në kuadër të këtij kompleksi – “Dukagjini Residence”, është produkti më i ri nga Dukagjini Invest, me të cilin tenton të vendos një standard të ri të banimit kualitativ dhe komfor.

I tërë kompleksi zhvillohet në një parcelë me sipërfaqe prej S=12.210 metra katrorë, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit prej cca (njësi të ndara në banim, parkim, zyre) S=104.000 metra katrorë, përmban në vete funksionet e ndara të- Banimi: cca 30 mijë e 600 metra katrorë – 228 njësi të ndara banimi.
– Hotelit: cca 14 mijë metra katrorë.

– Qendrës tregtare: cca 28 mijë e 500 metra katrorë.

– Parking – garazhit: cca 30 mijë e 800 metra katrorë – 850 vendparkime.

Zgjidhja arkitektonike e objektit favorizon dhe mundëson lëvizjen e papenguar të banorëve në të gjitha zonat e ndërtesës. Kështu, përveç lëvizjes dhe qasjes në hapësirat e dedikuara për banim, banorët përmes korridoreve të ndara mund të qasën ne zonën e Hipermarketit dhe të Qendrës Tregtare pa pasur nevojë të dalin nga ndërtesa.

Ajo që është risi e këtij projekti, dhe e bënë shumë të veçantë këtë qendër, është se para se ta shihni objektin fizikisht, do ta keni rastin ta shikoni virtualisht, përmes teknologjisë më të sofistikuar në këtë drejtim Virtual Reality (VR).

Përmes VR, “Dukagjini Residence”, në sytë tuaj do të jetë realitet, ku do të mund ta zgjidhni njësinë që do ta bleni, nga gama e gjerë që e ofron qendra më e madhe banesore dhe afariste në rajon.

Shitja e banesave ka filluar, jeni të mirëseardhur të vini dhe të zgjidhni komoditetin dhe komfortin e banimit, të bërit biznes dhe rekreacionit. /Telegrafi/

Për kontakt:
tel: +381 (0) 38 755- 554
cel: +386 (0) 43 755 557; 043 755-554
e-mail: info@dukagjiniresidence.com
web: www.dukagjiniresidence.com