LAJMI I FUNDIT:

Duka: Ndaloni thirrjet “Shqipëri Etnike”!

Duka: Ndaloni thirrjet “Shqipëri Etnike”!

Një episod i pakëndshëm ka prishur disi atmosferën para ndeshjes miqësore Shqipëri-Gjeorgji. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka urdhëruar forcat e rendit që në stadiumin “Qemal Stafa” të ndalojnë thirrjet “Shqipëri Etnike”.

Duke ditur që ndeshjet e Kombëtares janë ndër të paktat evenimente ku mblidhen dhe bashkohen shqiptarët e të gjitha trevave ‘urdhri’ i kreut të FSHF-së ka irrituar jo pak tifozët, njofton portali Albeu.

Megjithatë, urdhrat e tillë nuk mund të ndalin thirrjet për bashkim kombëtar të tifozëve kuqezi. /Telegrafi/