LAJMI I FUNDIT:

Duka: Ekipet shqiptare janë për në grupe

Duka: Ekipet shqiptare janë për në grupe

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë një analizë të ecurisë së Kukësit dhe Skënderbeut në Evropë.

“Nuk ka qenë nga vitet e mira për rezultate për klubet shqiptare, ndofta edhe për fat të keq. Kukësi ishte superior ndaj moldavëve, duhej të kualifikohej, por fati e dënoi. Pati disa mundësi shënimi, por kjo është loja. Skënderbeu është paraqitur më mirë, por e ka ndihmuar edhe eksperienca ndërkombëtare. Uroj që ta kemi këtë klub për të ndjekur një ekip shqiptar në kupat e Europës”, është shprehur Duka fillimisht në “Supersport”.


Më tej kreu i federatës ka theksuar se ekipet shqiptare janë gati për të shkuar deri në grupe, kjo një shenjë e rritjes së nivelit të tyre, që është pasqyruar edhe nga Kukësi e Skënderbeu së fundmi.

“Ekipet shqiptare janë përballur me sukses me kundërshtarët në turet kualifikues. Ndoshta ndonjëherë nuk i ndihmon as fati, ashtu si ndodhi me Kukësin, por unë besoj se ekipet shqiptare janë të gatshme për të shkuar deri në nivelin e grupeve”.
Shqipëria tani ka njërin nga talentet më të mirë në Evropë