LAJMI I FUNDIT:

Duhet t’ia tregoni të gjitha: Këtë nuk bën t’ia fshihni mjekut

Duhet t’ia tregoni të gjitha: Këtë nuk bën t’ia fshihni mjekut
shutterstock

Kur të shkoni në kontroll te mjeku është shumë me rëndësi që seriozisht t’ia tregoni të gjitha informacionet e rëndësishme mbi mënyrën tuaj të jetës dhe të shprehive, në mënyrë që t’jua caktojë diagnozën e saktë

Tregoni se çfarë hani

E dimë që ndieni brejtje ndërgjegjeje që hani ushqim jo të shëndetshëm, mirëpo kjo nuk është arsye që ta gënjeni mjekun dhe të mos i tregoni se si e “vritni veten” me pemë dhe perime. Gjithashtu, nuk është mirë të mos i tregoni që jeni në dietë rigoroze.

Të gjitha këto informacione janë të rëndësishme për mjekun në mënyrë që të mund t’ju përshkruajë diagnozën dhe t’jua caktojë terapinë, transmeton Telegrafi.

Jo, nuk pi asgjë

Shumica nuk dëshirojnë të pranojnë që krye në vete marrin antidepresivë apo ilaçe për lukth. Jo rrallë fshehin që vetë kanë filluar të marrin antibiotikë…

Patjetër duhet të dini që çdo marrje ilaçi mund të japë pasqyrë jo të vërtetë e gjakut dhe do t’ju shkaktojë pasoja të padëshiruara. Për këtë shkak është mirë që t’ia tregoni të gjitha mjekut.

Pi duhan, mirëpo jo më shumë se pesë cigare në ditë

Kurrë nga mjeku mos fshihni se sa cigare pini gjatë ditës. Mos i thoni që “pini një pako cigaresh në javë, ndërkaq në të vërtetë pini 20 cigare në ditë.

Jo, nuk pi alkool

Si edhe duhani, alkooli është i rrezikshëm për shëndetin tonë. Informacionet për sasinë e alkoolit të cilin e konsumoni mund të jenë shumë të rëndësishme për caktimin e diagnozës së saktë.

Suplemente, kurrë nuk përdor

Nëse përdorni shtesa në ushqim, vitamina apo bimë shëruese, patjetër tregoni mjekut tuaj.

Kur ilaçet e caktuara arrijnë në kontakt me ato shtesa, cilësitë e mira të ilaçit mund të shkatërrohen apo megjithatë të shtohen, gjë që nuk është mirë për shëndetin tuaj.

Jo, nuk jam në depresion, kështu jam vetëm sot

Kur mjeku juaj ju pyet se si ndiheni, mos i fshihni emocionet tuaja, sepse ato mund të jenë manifestime të ndonjë problemi fizik. Për shembull, gjëndra tiroide mund t’ju krijojë sulm paniku. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori