LAJMI I FUNDIT:

A duhet të qëndroni së bashku për ‘hatrin’ e fëmijëve?

A duhet të qëndroni së bashku për ‘hatrin’ e fëmijëve?

Shumë çifte vendosin të qëndrojnë së bashku në një martesë të palumtur vetëm për të mirën e fëmijëve të tyre

Në vend se t’i ndajnë rrugët, ata vendosin të qëndrojnë në një martesë jofunksionale dhe e detyrojnë vetveten të qëndrojnë të palumtur, me qëllimin e vetëm që fëmijët e tyre të jenë të lumtur.

Përderisa kjo mund t’ju duket si vendimi i duhur, qëndrimi së bashku për arsyen e lartcekur mund të ketë ndikim negativ në familjen tuaj, transmeton Telegrafi.

Kjo për shkak se brenda familjes do të ketë përçarje

Fëmijët mund të ndjehen sikurse kanë nevojën të përkrahin njërin prind, dhe kjo mund të shkaktojë fjalosje të mëdha dhe mund të kthehet si burim i shqetësimit për ta.

Edhe nëse përpiqeni t’i fshihni problemet e martesës nga fëmijët, ata me kohën do ta zbulojnë vetëm përmes mënyrës se si ju do silleni me njëri-tjetrin. Veç kësaj, fëmijët mund ta fajësojnë vetveten për problemet që ju dy i keni, dhe kjo mund të shpie që ata të kenë vetëbesim të ulët, të kenë ndjenja faji, shqetësim, etj.

Sjelljen tuaj do ta kultivojnë edhe fëmijët

Fëmijët mësojnë rreth lidhjeve duke i shikuar prindërit e tyre. Ata do të mësojnë si dy njerëz supozohet ta trajtojnë njëri-tjetrin dhe çfarë duhet të presin nga një partner.

Nëse jeni në martesë të lumtur, fëmijët do të mësojnë se brenda çifteve duhet të ketë respekt, mëshirë, tolerancë, etj. Por, nëse jeni në një martesë të palumtur, ju vetëm sa do të shërbeni si shembull i keq i fëmijëve tuaj dhe ata mund të kenë probleme në të ardhmen. /Telegrafi/