LAJMI I FUNDIT:

Droni bartë njeriun e shtrirë në shtratin e rrjetës (Video)

Droni bartë njeriun e shtrirë në shtratin e rrjetës (Video)

Të pranishmit në Khashuri të Gjeorgjisë, kanë mbetur të mahnitur kur e kanë parë një dron duke bartur një njeri në shtratin e rrjetës.

Burri që qëndronte shtrirë, e komandonte vet pajisjen fluturuese, ndërsa dukej se nuk brengosej që kalonte pranë telave të rrymës, transmeton Telegrafi.


Videoja e postuar më poshtë, e shfaqë aktivitetin e pazakontë në qiell, derisa në sfond dëgjohen njerëzit që qeshin dhe komentojnë atë që shohin.

Në anën tjetër, droni me gjashtë helika duket të jetë mjaft i fuqishëm, që me gjithë peshën lëvizë me shpejtësi, derisa largohet nga vendi. /Telegrafi/