LAJMI I FUNDIT:

Dronët në madhësi të Boeing 777, mund të hyjnë në funksion brenda tre vitesh (Foto)

Dronët në madhësi të Boeing 777, mund të hyjnë në funksion brenda tre vitesh (Foto)

Fast Company me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, e ka krijuar dronin Natilus, që arrin madhësinë e Boeing 777.

Deri më tani, 70 për qind e fluturakes gjigante është përgatitur, ndërsa testimet fillestare do të nisin gjatë verës, transmeton Telegrafi.


Madje, pritet që droni amfib të jetë gati deri më 2020 dhe të hyjë në funksion për të bartur njerëz dhe mallra.

Deri më 2020, të hyjë në funksion droni amfib

Përparësia e Natilus është se mund të ndalojë edhe në det, duke shmangur aterrimet në aeroporte, me këtë rast edhe tollovitë e zakonshme.

Meqenëse fluturakja nuk ka pilot, është përdorur material i lirë për ta ndërtuar dhe shpenzon pak, çmimi i biletës do të jetë shumë më i vogël.

Në të njëjtën kohë, udhëtimi do të jetë më i shpejtë, meqenëse pritet të shfrytëzojë rrugë tjera ajrore, për të arritur më herët në destinacion.

Me këtë rast, do të mbrohen nga ndotja vendbanimet, sepse fluturimet do të koncentrohen mbi sipërfaqen e detit.

Testimet fillojnë gjatë verës dhe pritet të jenë të suksesshme

Kur të fillojë testimi në gjirin e San Franciskos, droni do të jetë i ngarkuar vetëm me 360 kilogramë, kurse fazën e fundit do ta provojë me afro 100 mijë kilogramë.

Zyrtarë të kompanisë shprehen pozitivë lidhur me krijimin dhe testimin, ndërsa shpresojnë se do të prodhohet dhe të hyjë në funksion së shpejti.

Shumë kompani tjera, zakonisht që merren me shitjen e mallrave përmes internetit, që tani janë të interesuara për shërbimet e këtij droni. /Telegrafi/