LAJMI I FUNDIT:

Driton Hajdarit i refuzohet kërkesa për trajtim mjekësor jashtë shtetit

Driton Hajdarit i refuzohet kërkesa për trajtim mjekësor jashtë shtetit

I dënuar me 7 vjet burg në kuadër të rastit “Bllaca 2”, Driton Hajdari kishte kërkuar nga gjykata ta lironte për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Në aktvendimin e saj të datës 3 gusht 2017, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar, duke e quajtur të pabazuar, kërkesën për pezullimin e përkohshëm të dënimit me burg të ushtruar nga mbrojtësi i të dënuarit Driton Hajdari.


Mbrojtësi i të dënuarit në qershor kishte parashtruar kërkesë që Gjykata të pezullonte ekzekutimin e dënimit me burg pasi që klienti i tij ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pas kësaj kërkese, kryetarja e Gjykatës kishte kërkuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) të caktonte një ekip ekspertësh për të dhënë një mendim për gjendjen shëndetësore të të dënuarit Driton Hajdari.

Në raportin e tij grupi i ekspertëve mjeko-ligjorë konstaton se pacienti vuan nga skleroza amitrofike leterale dhe se edhe përkundër trajtimit sëmundja ka ecuri kronike dhe progresive dhe se në fazat e avancimit shoqërohet edhe me dëmtime të reja neurologjike të motorit të neuronit qendror periferik dhe se protokollet e trajtimit janë të njëjta kudo në botë.

“Që nënkupton se trajtimi i kësaj sëmundjeje është i njëjtë si jashtë vendit ashtu edhe në institucionet shëndetësore publike të Kosovës”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilin e ka siguruar KALLXO.com.

Mirëpo, bashkëshortja e të dënuarit, Teuta Hajdari, tha se edhe pse në aktvendim thuhet se sëmundja trajtohet sikur në të gjitha vendet e botës, Dritoni nuk po trajtohet.

“Dritoni nuk është mirë më shëndet. Edhe vendimi i gjykatës është jo i mirë. Duhet me na dhanë ata një garancë që Dritoni nuk e ka jetën në rrezik nga kjo sëmundje. Ai nuk po trajtohet fare në burg, po i përdorë vetëm barnat të cilat po ia blejmë ne”, tha Teuta Hajdari.

Ajo shtoi se Dritoni nuk mund të paraqesë ndonjë rrezik pasi është shumë rëndë nga shëndeti.

“Nuk e di çfarë rreziku mundet me shkaktu Dritoni kurse nuk është në gjendje as me ec qysh duhet… Na kanë ba me dyshu që me qëllim po ja bëjnë, janë tu e mbytë vet ata edhe familjen e Dritonit”, shtoi ajo.

Teuta Hajdari tha se avokati i Driton Hajdarit, Albert Jupolli do të paraqes ankesë në lidhje me këtë vendim.

Në qershor të këtij viti KALLXO.com ka shkruar se Driton Hajdari po kërkon të lirohet nga dënimi i tij për shkak të sëmundjes së tij.

Familjarët e tij patën thënë se sëmundja e Dritonit nuk trajtohet në Kosovë.

Me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të vitit 2012 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2013, Driton Hajdari ishte gjetur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe ishte dënuar me 7 vjet burgim.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori