LAJMI I FUNDIT:

Drita dëshpëron tifozët, eliminohet në shtesë nga Besa

Drita dëshpëron tifozët, eliminohet në shtesë nga Besa

Besa e Pejës ka arritur ta sigurojë kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra pejane ka mposhtur Dritën e Gjilanit pas lojës shtesë me rezultat 3-1.


Vendasit kaluan në epërsi falë golit të Diar Miftarajt i cili shënoi me kokë në minutën e 42-të pas harkimit në zonë nga Përparim Osmani.

Ndërkohë, Drita arriti të barazoi rezultatin në minutën e 74-të nëpërmjet këmbëshpejtit Përparim Livoreka.

Goli i barazimit solli një gëzim të madh në tribuna ku kishin udhëtuar qindra ‘Intelektualë’ nga Gjilani.

Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ kishin udhëtuar në numër të madh në Pejë për ta përkrahur skuadrën e tyre

Me rezultatin e barabartë 1-1 u mbyllën 90 minuta, duke bërë që ndeshje të shkoi në kohën shtesë.

Besa arriti të jetë më e mirë në kohën shtesë duke shënuar edhe dy gola.

Edmond Turku arriti ta kaloi Besën në epërsi në minutën e 97-të duke shënuar me kokë.

Ndërkohë në minutën e 114-të, Fetim Kasapi shënoi golin e tretë për vendasit duke i siguruar kalimin në çerekfinale. /Telegrafi/