LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Atleticos takojnë agjentin e Keita Baldes

Drejtuesit e Atleticos takojnë agjentin e Keita Baldes

Atletico Madrid njoftohet se ka takuar sot agjentin e sulmuesit të Lazios, Keita Balde Diao në mënyrë që të diskutojë një transferim të mundshëm.

Keita Balde është bërë një emër shumë i lakmuar për afatin kalimtar veror, me skuadra të mëdha që janë vënë pas shërbimeve të tij.


Si Milani ashtu edhe Juventusi e kanë ndjekur lojtarin, por Mundo Deportivo raporton se Atletico Madriod gjithashtu është bashkuar me garën për transferimin e talentin e Lazios.

Juve ka marrëveshje me Keita Balden, por Lazio e pengon transferimin
Lexo po ashtu Juve ka marrëveshje me Keita Balden, por Lazio e pengon transferimin

22-vjeçari është një reprezentues senegalez për shkak të prindërve të tij, por ka lindur dhe rritur në Spanjë, duke e bërë La Ligan një destinacion potencialisht tërheqës për të.

Keita ka gëzuar një sezon të jashtëzakonshme për Lazion, pasi ka shënuar 16 gola për Biancocelestin, me të kaluarën e tij që ka pasur rekord prej vetëm pesë golave të arritura në sezonin 2013-14. /Telegrafi/