0Shares

Drejtori i Shkollës së Mesme të Mjekësisë, Artan Demaj ka thënë që shpreson që policia të gjejë ata persona të cilat kanë vjedhur 19 ditarët e kësaj shkolle.

Demaj, i cili ka folur në Klan Kosova ka thënë që përkundër kësaj nxënësit do të vazhdojnë të notohen, pasi mësimdhënësit i kanë të ruajtura të dhënat e tyre.

“Dikur rreth mbrëmjes disa keqbërës kanë thyer një xham pastaj kanë hyrë brenda objektit të shkollës duke dëmtuar derën dhe kanë marrë 19 ditarë. Në ora 07:00 në mëngjes kemi njoftuar Policinë e Kosovës dhe tani shpresojmë që do të kemi ndonjë informatë”, tha Demaj.

“Para dy javësh ka ndodhur edhe një dëmtim i objektit nga disa të rinjë të shkollës “Ramiz Sadiku” dhe që nga ajo natë jemi detyruar që ditarët e klasës t’i marrim në zyrat tona”.

Vidhen 19 ditarë në shkollën e mjekësisë në Pejë Vidhen 19 ditarë në shkollën e mjekësisë në Pejë

Zemaj ka treguar që përkundër masave që ata kanë marrë prap ka ndodhur një rast i tillë.

“Kemi menduar që nuk do të ndodhë dicka e tillë, por në fakt ka ndodhur. Dera ka qenë e blinduar, por jo blindim i nivelit të lartë janë gjetur dhe është identitfikuar edhe format me ndonjë shufër”.

“Kemi biseduar me mësimdhënësit të cilët kanë të dhënat për notimin e nxënesve dhe po shpresojmë që do t’ia dalim. Eksiztojnë shënimet dhe janë të protokoluara edhe notat e sjelljes”, ka thënë Demaj. /Klan Kosova/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)