LAJMI I FUNDIT:

Dr. Teuta Sejdiu Hasbahta, pediatër, neonatologe

Dr. Teuta Sejdiu Hasbahta, pediatër, neonatologe

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Dr. Teuta Sejdiu Hasbahta,
pediatër, neonatologe
QKUK – Prishtinë



Përshëndetje doktoreshë. Jam një nënë e re me një fëmijë që ka dy muaj e 2 javë. Problemi është se vjell shumë sa herë që pi, por edhe gjatë gjithë kohës. Nuk vjell vetëm kur është në gjumë. Pasi vjell, kërkon që të pi prapë dhe sapo të ketë ngrënë, fillon të vjell sërish. Pastaj qan derisa lodhet dhe e zë gjumi. Dua të di çfarë ka dhe çfarë duhet të bëj.
Ju lutem që të më ktheni përgjigje, sepse jam shumë e shqetësuar.
Pres mendimin tuaj. Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Së pari desha t’ju kërkoj falje për vonesën e përgjigjes. Do të doja të dija se si ka evaluuar pesha trupore e foshnjës tuaj, kur ka filluar kthimi i qumështit si dhe a keni provuar pozitën 45 shkallë. Por, gjithsesi do duhej një konsultë, së pari me Neonatologun, pastaj eventualisht Kirurgun e fëmijëve (susp. Stenosis hypertrophicus pylori s. Reflux gastrooesofagealis).
Mos u shqetësoni, por megjithatë lajmërohuni (tel. 044 147 477).


E nderuar. Tani kam djalin gjashtë muajsh. Kam filluar me ushqim shtesë pak para muajit të pestë. Në fillim nuk kisha asnjë problem, mirëpo më vonë, filloi problemi me kapsllëk. E dërgova te doktori, më tha të përdor Prolax në rast vështirësimi me jashtëqitje. Shpesh djali dilte pa vështirësi, mirëpo nganjëherë isha e detyruar të përdor ato që më përshkroi mjeku. Në ushqim çdoherë mundohesha të jem e kujdesshme për vete dhe për djalin. Para dy ditësh, përsëri iu shfaq problemi, mirëpo nuk kaloi me aq. Djalit iu paraqit problemi edhe në zorrën e trashë. Mjeku më ka dhënë për përdorim Travazoll krem dhe Pulvis destrolac.
Nuk di si të veproj. Pres ndihmën tënde.
Gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Opstipacioni është term apo diagnozë komplekse (jo vetëm jashtëqitja e rrallë, por edhe kualiteti i jashtëqitjes) që ka shumë faktorë shkaktarë, por edhe qasja e trajtimit do duhej të ishte nga shumë drejtime. Me të vërtetë do të ishte më e arsyeshme të vizitoja më parë foshnjën tuaj (tel. 044 147 477).
Përshëndetje.


E nderuar, kam dy pyetje për ju. Vajza ime 21 muajshe, vazhdimisht ka probleme me jashtëqitje (kapsllëk). E kam pasur te mjekët dhe të njëjtit më kanë rekomanduar që t’ia ndërpres qumështin dhe të kem kujdes në ushqim. Edhe përkundër masave që kam ndërmarr në ushqim, ajo prapë ka vështirësi dhe shpesh ndodh që nuk ka jashtëqitje deri në tri ditë. Vajza është e shëndetshme dhe aktive, por unë po brengosem. Qumështin akoma nuk kam mundur t’ia heq pasi që e kërkon me shumë dëshirë. Kam biseduar edhe me një kirurg, i cili nuk ka vërejtur se ajo mund të ketë ndonjë komplikim me zorrët, por vetëm më ka rekomanduar që qumështi të bëhet me ujë dhe me sheqer, Por, e njëjta gjendje vazhdon dhe ky problem ka filluar nga momenti kur ia kam ndalur qumështin e blerë dhe kam filluar me qumësht të zakonshëm. Shqetësim tjetër i imi është se ajo akoma nuk ka filluar të flas përkundër faktit që shumë fjalë din dhe i shqipton shumë mirë, ama vetëm kur dëshiron vet.
Të përshëndes dhe të dëshiroj punë të mbarë.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. E kuptoj shqetësimin tuaj, por sipas të dhënave që i keni dërguar, mendoj se mjaft e rëndësishme është që vajza juaj nuk ka ndonjë problem serioz, por me të vërtetë është e domosdoshme që vajza të merr më shumë perime, pemë dhe ushqim më të qullët ("gjellë me lugë"). Supa të jetë obligative një herë në ditë, mundësisht kos apo jogurt në vend të qumështit. Një detaj – qumështi me 1,6 yndyrë të zëvendësohet me qumësht me plot yndyrë – (3.2). Sa më pak lëngje të gazuara si dhe çokollata.
Sa i përket të folurit mendoj se çdo gjë është në rregull, porse vajza juaj ka një karakter të fortë, prandaj merreni me të butë.
Ju përshëndes.


Përshëndetje doktoreshë. Vajza ime 22 muajshe peshon vetëm 10.6 kg. Më brengos mosushqyerja, kam provuar me vitamina të ndryshme, por prapë nuk ushqehet mirë.
Është shumë aktive, tërë ditën vrapon, nuk ndalet.
Pres mendimin tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, shqetësimi juaj qëndron por, mendoj se do të ishte mirë të dija dekursin e peshës qysh nga lindja, gjë e rëndësishme, sepse, nëse kemi një fëmijë që ka lindur me peshë më të vogël, atëherë nuk do të ishte problem, por me rëndësi është të jetë e shëndoshë, aktive dhe të merr ushqim jo të njëllojshëm (proteina, vitamina, hidrate të karbonit, yndyra).


Jam një nënë dhe kam djalin 4 muajsh i cili ka probleme defekimi. Kur ishte 2-3 muajsh, rrinte ditë pa dalë jashtë. Kur qante dhe kishte gazra, i bëja klizmë. Tani ka disa ditë që del shpesh, 4-5 herë në ditë. Gjendja e tij është e mirë, nuk ka mukoza të thata.
Ju lutem, më thoni si të veproj pasi jam në merak me këto çrregullime tek ai.
Ju falënderoj për përgjigjen.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Së pari mendoj se nuk keni nevojë të shqetësoheni shumë, por do të ishte mirë ta dija se me çfarë e ushqeni bebin tuaj (me gji apo formulë qumështore). Kjo është me rëndësi sepse është relative kuptimi "kapsllëk" apo "barkqitje". Këtë e them, sepse më me rëndësi është kualiteti (trashësia, ngjyra dhe kundërmimi) i jashtëqitjes sesa numri, por me rëndësi është edhe gjendja e foshnjës, lëmushmëria e mukozës si dhe buzët a janë të njoma apo jo? Sa i përket gazrave të krijuara më herët, është shumë normale, por me të vërtet duhet të mendoni në drejtim të përdorimit të klizmave (jo aq shpesh), sepse ka mënyra tjera. Me rëndësi është që barku të mos jetë i fryrë dhe i fortë.
Përshëndetjet e mia dhe nëse e keni në gji foshnjën, mos u bëni merak fare, sepse jashtëqitja (ritmi apo numri mund të jetë i ndryshëm).


Përshëndetje e nderuar dr.Teuta. Jam një nënë e re. Kam një djalë 18 muajsh me peshë 15 kg. E kam ushqyer me qumësht gjiri 12 muaj. Deri në moshën 6 muajsh nuk ka pasur probleme shëndetësore, përveç kolikave të barkut apo zënieve të hundëve. Mbasi mbushi 6 muaj, filloi t’i shfaqej Laringiti, i cili i është bërë kronik. E kam trajtuar vazhdimisht me këshillimin e mjekut pediatër me Aerosol, shurup Aprinol dhe Ketotifen. Në moshën 11 muajsh ai filloi të eci në këmbë dhe është një fëmijë shumë aktiv, aq sa nganjëherë shqetësohem për këtë fakt, pasi nuk ka një minutë të vetme në të cilën ai të bëjë pushim përveç kohës së gjumit. Ajo për të cilën kam filluar të shqetësohem vërtetë kohët e fundit është se mbasi ka mbushur 12 muaj filloi t’i shfaqej djersitja kryesisht gjatë gjumit (ditën dhe natën), por edhe gjatë kohës që është duke luajtur apo është në lëvizje. Kam marrë paraprakisht disa masa vetë duke e veshur lehtë, duke i dhënë të pijë lëngje e të konsumojë shumë fruta e supa, e megjithatë edhe mbas këtyre masave ai vazhdon të djersijë në gjithë trupin, por kryesisht i shfaqet në shpatulla dhe në gjymtyrë. Djersa është e ftohtë. E dërgova për vizitë tek mjeku dhe ai konstatoi që kishte një ftohje të lehtë në krahun e djathtë (gjatë kësaj kohe kishte edhe gëlbazë në fyt, pasi dallohej nga frymëmarrja e zhurmshme dhe hundët që i bllokoheshin vazhdimisht). Më përshkroi antibiotik Zinnat 125. Ka më shumë se një javë që e ka mbaruar antibiotikun, por djersitja vazhdon të jetë prezente. Mjeku në vizitën e fundit tha se për sa kohë ftohja është eliminuar, kjo nuk përbën problem, por si nënë vazhdoj të jem e shqetësuar për këtë fakt.
Më falni që jam zgjeruar kaq, por dua të jem e qartë. Ajo që dua të di konkretisht është, se çfarë duhet të bëj? A duhet të shqetësohem për këtë fakt? A mund të jetë djersa shkak i ndonjë infeksioni? Çfarë analize do ishte e nevojshme të bëhej në raste të tilla?
Ju falënderoj për përgjigjen dhe do jem shumë mirënjohëse!
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ishe mjaft e qartë në shpjegim dhe kërkesë. Së pari, pesha e fëmijës tuaj është normale për moshën. Së dyti, trajtimi për problemet e laringjitit (edhe pse nuk mund ta quaj kronik, por akut) trajtohet ashtu si duhet. Së treti, problemi i djersitjes nuk lidhet me probleme shëndetësore, por unë mendoj se nëse fëmija juaj merr sasi të mëdha të lëngjeve si dhe është mjaft aktiv, atëherë djersitja është e pritur. Ju si një nënë e kujdesshme që jeni, mirë bëni mos ta teproni me veshje e poashtu mirë është mos ta lëni të djersitur (rroba të lagura). Edhepse ju thuani që edhe në gjumë djersitet mjaft, si flenë fëmija? A është ambienti i ngrohtë ? A e futni në ‘thes’?). këto janë pyetjet të cilat duhet bërë vetes.
Djersitja e tepruar në qafë, shputa dhe shuplaka vërehet dhe është e shtuar te fëmijët me rakit, por dyshoj se kemi të bëjmë me këtë problem. Prandaj, ju kisha këshilluar për veshje pambukut, lëngje normalisht (1 litër jashtë ushqimit ) dhe vit. C .
Shpresoj se keni ngelur e kënaqur me përgjigjen time. Ju përshëndes.


Përshëndetje e nderuara doktoreshë. Djali im ka 6 javë. PL-2560 gr, Gjt-50 cm,tash Pt-4200 gr. Lindja me secio cesarea në javën e 37-të, për shkak të torzionit të kordonit umbilikal dhe maturimit të parakohshëm të placentës, me propozim të gjinekologut. Mosha e nuses – 31 vjeç. Lindja e parë, shtatzënia ka shkuar në rregull. Kalojmë te problemi: Djali ushqehet me gji të nënës dhe në javën e dytë iu ka shfaqur verdhëza. E kemi mbajtur në diell çdo ditë afër dritares dhe duke menduar që është fiziologjike kemi pritur deri në fund të javës së 4-të, por nuk i ka kaluar, kemi shkuar në Spitalin e Pediatrisë dhe jemi konsultuar me një doktoreshë, e cila na ka udhëzuar për analiza dhe i kemi bërë atë ditë. Kanë dalë këto vlera: Bil. tot-173, ALt-172, AST-159, Hgb-113, Hbs negativ, T3, T4, TSh vlera normale (nuk po më kujtohen vlerat). Të nesërmen i kemi bërë prapë analizat në klinikë me këto vlera: Bil tot- 154, ALT-11, AST-22, CRP-5, parametrat tjerë, glikemia, proteinat, albuminat, urea, kreatinina në vlera normale. Një ditë është trajtuar me Nacl 0.9 % 100ml, Glucosae 5% 50 ml, ditën tjetër me Albumina 50 ml. Në javën e 5-të i kemi përsëritur prapë analizat dhe kanë dalë këto vlera: Bit.tot-104. ind.-95, direkte- 9, ALT-21 AST- 9,GGT-59, urea, kreatinina, proteinat totale dhe albuminat pak të ulëta (nuk më kujtohen vlerat), UK- Enterobacteria (është duke u trajtuar me Sir.Pancef 100mg/5 ml), ECHO i abdomenit pa ndryshime, prej TORCH-it (javën e 5-të pas lindjes), vetëm ka prani të IGG së Citomegalovirusit. Kjo është arsyeja që më shtyri të shkruaj. Gjatë shtatzënisë nuk e kemi bërë TORCH-in, se gjinekologu nuk na ka thënë. Si mundem ta di nëse fëmija është prekur me këtë virus gjate shtatzënisë, apo nëna ka qenë e infektuar më herët dhe si është prognoza e fëmijës. Fëmija është momentalisht i shëndoshë, pin mirë, fle 15 orë, ende pak ka verdhëz, tash ka 6 javë. Kam hulumtuar në internet dhe po brengosem shumë.
Do të më bëni shumë nder, nëse më jepni një përgjigje të detajuar.
Suksese në punë dhe shëndet.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Së pari ju falënderoj për një parashtrim të shkëlqyer të problemit. Në bazë të dhënave shoh se kemi një foshnje me një anamnezë perinatale pa preobleme, shtim të mirë të peshës trupore, por me disa analiza (hepatogram) lehtë të çrregulluar. Nëse foshnja ka qenë e zverdhur (verdhëz fiziologjike) do të doja një detal që e keni harruar me gjasë – grupet e gjakut të nënës dhe foshnjës, se mos kemi ndonjë inkopatibili grupesh. Është evidente vlera diç më e lartë e bilirubinës totale, por sa është vlera e bilirubines direkte (e rëndësishme për problemet hepatike eventuale), vlerat e transaminazave të stabilizuara, gama-GT jo në vlera të larta, CRP negative, por bakteri i izoluar dhe trajtimi në bazë të antibiogramit, besoj se nuk është problem i madh. Anemia (vlera më të ulëta si pasojë e hemolizës eritrocitare prej ku kemi edhe bilirubinen pak të ngritur, apo si pasojë e pamjaftueshmërisë së rezervave të hekurit) trajtohet me preparate të hekurit. Imunoglobulinet (IgG) për citomegalovirus nuk tregojnë për sëmundje, sepse ato kalojnë barrierën placentare nga nëna (kjo nuk flet për sëmundje aktuale -akute), por IgM te nëna dhe IgG flet për sëmundje. Mos u merakosni, por më intereson një detaj që mund të jetë me rëndësi: a ushqehet foshnja me qumësht gjiri, sepse mund të kemi të bëjmë me ndonjë verdhëz të ashtuquajtur laksative! A është kërkuar HBS Ag? Rezistenca osmotike eritrocitare si dhe strisho periferike e gjakut
Në përgjithësi, foshnja duhet trajtuar me antibiotikë kundër infeksionit aktual, të përcillet hepatogrami si dhe vlerat e hemoglobinës (një herë në muaj).
Shpresoj sado pak ju kam ndihmuar, mendoj se nuk është shumë serioze, një problem i trajtueshëm, por me përkushtim dhe pa neglizhencë.
Ju përshëndes.


Përshëndetje Dr. Teuta dhe ju redaksi e nderuar e Telegrafit. Kam një shqetësim lidhur me beben time. Unë kam një infeksion vaginal (Staphylococcus aureus) dhe më duhet të shërohem me antibiotik. Por, kam frikë që këta antibiotikë, relativisht të rëndë, mund të ndikojnë keq në shëndetin e vajzës sime. Vajza ka 5 muaj dhe akoma e ushqej me gji. Në recepturën e ilaçit shkruan që ky antibiotik ndikon te bebet që janë në gji dhe mund të shkaktojë diarre, andaj duhet të jem në konsultim të vazhdueshëm me mjekun pediatër
Ju lutem, më këshilloni si mund ta mbroj beben time gjatë kohës që unë do të marr terapi.
Ju faleminderit!
Me respekt.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Më vjen mirë për konsideratën tuaj ndaj foshnjës tuaj dhe inkurajimin tuaj për të ushqyerit në gji. Ndoshta do të ishte mirë të dija se cili antibiotik është në pyetje, sepse në prospektet e çdo bari shënohen indikacionet, kundërindikacionet, efektet anësore të barit e poashtu edhe tek gjidhënia. Këtë po e potencoj, sepse do duhej të dihej se a guxon të jepet apo vetëm se shkakton barkqitje te foshnja që ushqehet me gji. Disa antibiotikë edhe pse mund të shkaktojnë barkqitje (në disa raste, jo te të gjithë) nëse është e nevojshme duhet marrë, por do duhej të jepen edhe probiotikët (në këtë rast te foshnja e juaj nëse paraqitet barkqitja do duhej të jepeshin probiotikët – Lactis, etj.). Megjithatë jam paksa e rezervuar, sepse do duhej ta dija se për cilin antibiotik është fjala.
Ju përshëndes.


E nderuar, ju uroj suksese në punën shumë të mirë që po e bëni. E kam një problem me djalin një muajsh. Prej se ka lindur ka pasur problem me jashtëqitje, del shumë rrallë. Ai këtë e bën vetëm kur ne e lyejmë me një shampon, nganjëherë duhet edhe ta dërgojmë në spital, sepse i fryhet barku.
Doktoreshë, më jepni një mendim tuajin.
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Së pari kisha pasur dëshirë ta di se kur ka filluar kjo vështirësi e jashtëqitjes, fryrje e herëpashershme e barkut si dhe (shumë me rëndësi) me çfarë qumështi foshnja juaj ushqehet, sepse disa formula qumështore mund të shkaktojnë te disa foshnje vështirësi në jashtëqitje. Opstipacioni është një gjendje me kuptim mjaft të gjerë, por gjithsesi më shqetësues nëse ka si rrjedhojë fryerjen e barkut. Sidoqoftë, mendoj se duhet konsultuar neonatologu, pediatri dhe eventualisht kirurgu i fëmijëve nëse foshnja ka episode të shpeshta të fryrjes së barkut.
Ju kisha këshilluar të mos shqetësoheni dhe mos të përdorni shpesh mikroklizma (vetëm nëse është patjetër e nevojshme). Me rëndësi është se si po përparon foshnja juaj (pesha trupore), por edhe më së miri do të ishte të ushqyerit me qumësht gjiri, eventualisht formulë adekuate qumështore.
Përshëndetjet e mia, shpresoj sado pak ju kam ndihmuar.


Përshëndetje e nderuar. Djali im ka lindur me peshë 3300 gr dhe gjatësi 50 cm. Tani ka 6 muaj dhe peshon 8500 gr, gjatësi 71cm. Kokën e ka 46.6 cm dhe kjo më shqetëson pasi pediatri i tij thotë që e ka shumë të madhe. Deri në 4 muaj, e kam ushqyer me qumësht artificial Beba 1, pastaj fillova me ushqim shtesë, si karotë, patate, kos, supë, etj. Shqetësohem sepse djali duket i dobët, sidomos në fytyrë dhe kjo më bën sikur nuk e ushqej sa duhet. Ju lutem doktoreshë e nderuar, a mund të më tregoni një orar dite ushqimi brenda 24 orëve se si ta ushqej pasi jam nënë për herë të parë.
Djali gjatë ditës fle gati 4 orë, dmth 2 deri 3 vakte, mirëpo gjatë natës, kohët e fundit, gati nga një muaj e gjysmë nuk fle fare, qan natën e sikur trembet.
Më këshilloni ju se çfarë duhet të bëj. Pres këshillat tuaja.

PËRGJIGJE:
E nderuara nënë, edhe unë si pediatri juaj, mendoj se foshnja juaj ka ngecur pakëz në peshë. Por, sa i përket perimetrit të kokës do duhej të kisha të dhëna për perimetrin e kokës menjëherë pas lindjes (duhet krahasuar), megjithatë mirë do të ishte të bëhet një ultrazë i trurit (s’keni vend për shqetësim) te neurologu pediatër.
Sa i përket ushqimit në këtë moshë, preferohen dy racione shtesë me qullna të holla pemësh dhe perimesh dhe racionet tjera qumësht. Pasi e ushqeni me formulë qumështore, do duhej të filloni me Bebellak 2, sepse ajo ipet prej muajit të gjashtë.
Sa i përket që nuk rehatohet natën, ndoshta foshnja juaj është i uritur, por nëse ka fryrje barku, ndoshta do duhej të analizohet fecesi (jashtëqitja në parazit), kështu mendoj se, foshnja juaj do duhej një vizitë tek gastroenterologu pediatër.
Shpresoj se keni ngelur e kënaqur me këshillat e dhëna.


Përshëndetje doktoresha Teuta. Unë kam një vajzë gati katër muajsh, që para tre javësh filloi një huq duke mos pëlqyer gjirin. Sa herë që ia ofroja gjirin, bërtiste, qante, e largonte kokën, etj. Meqenëse rrinte pa pirë edhe me orë, merakosej, unë fillova me qumësht shtesë Aptamil 1, ndërsa natën dhe gjatë gjumit, e merr gjirin. Tashmë për të kompensuar këtë, detyrohem ta shtrydh gjirin me dorë dhe ia jap ndonjë porcion.
Doja t’ju pyesja, a mos më krijohet ndonjë gjëndër në gji nëse e shtrydh atë me pompë a me dorë çdo ditë (1-2 herë/ditë), a ka rrezik për ndonjë sëmundje, etj. Si t’ia bej?
Ju lutem, më këshilloni, çfarë ka vajza ime kështu? Faleminderit nëse më kthen përgjigje.
Rrezarta.

PËRGJIGJE:
E nderuara Rrezarta, mendoj se jeni një nënë e mirë dhe e kujdesshme, përkundër peripecive tuaj lidhur me të dhënit gji. Ju kisha sugjeruar pompa të NUK-ut (ka në barnatore, pasi që lehtë dhe pa dëme mund ta mjelni gjirin. Në pyetjen pse, foshnja juaj bënë problem ditën e natën jo, nuk do të dija të përgjigjem pasi që do duhej ta dija se me çfarë aktivitetesh merreni gjatë ditës, a punoni dhe çfarë orari, etj. Prandaj, sa i përket problemeve eventuale të gjirit si pasojë e mjeljes, nuk ka, por, eventualisht mundet ndonjë lëndim mekanik i gjirit, cili nuk mund të ndodhë nëse i përmbaheni instruksioneve për përdorimin e pompës.
Shpresoj se sado pak ju kam ndihmuar.


Përshëndetje e nderuar. Shpresoj të jeni mirë. Kam vajzën 8 javë dhe peshon 4900 gr., gjatësia 60 cm. Pesha e lindjes ka qenë 2460 gr, ndërsa gjatësia 51 cm. E ushqej me gji përveç në javën e parë të lindjes ia kam ndihmuar me qumësht pluhur pasi që s’kisha mjaftueshëm për arsye të barnave, besoj që kam marr pas lindjes CS. Kam një shqetësim se fëmija im nuk po pinë gji gjatë, diku 3-4 minuta ose shumë rrallë ka ndodh 10 min, në të dy gjinjtë duke ia ndërruar, mirëpo po mundohem me i jep sa më shpesh që mundem, por ndodh edhe nervozohet me gji edhe e kërkon edhe e largon. Nuk po mundem ende me i bë orar, një kohë të gjatë flinte pak, e tash është stabilizuar me gjumë, por mezi e zgjoj për të pirë. Po shqetësohem që nuk po pi mjaftueshëm pasi që kam provuar me nxjerr qumështin me pompë dhe deri 150 ml i kam nxjerr për afër 1 orë. Por, përveç që relativisht mirë ka shtuar peshë edhe shpesh po e ndërroj dhe po urinon. Gjithashtu, ka disa ditë që i ka hundët shumë të zëna dhe ka shumë sekret brenda, po dëgjohet me frymëmarrje. Jam duke i dhënë çaj mëllage çdo 7-8 orë.
Faleminderit shumë për përkushtimin tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Në bazë të parashtrimit të pyetjes suaj shoh se jeni mjaft e informuar dhe prekni detalet e duhura. Sa i përket përparimit në peshë mendoj se foshnja juaj mirë ka përparuar duke u bazuar në lakorën e rritjes e cila prej percentilës 25 (në lindje) ka arritur në percentilën e 50. Unë mendoj se keni mjaftueshëm qumësht gjiri. Sa i përket kohëzgjatjes keni të drejtë se mendoni se foshnja juaj shkurt thith gjirin, por megjithatë shpesh. Kjo është e shpeshtë te shumë foshnje dhe është karakteristike për ato foshnje të cilat “flenë duke pirë gji”, kështu që mundohuni ta ngacmoni duke e munduar ta tërhiqni gjirin nga goja apo ngacmojeni në hundë e ndoshta do të zgjasni pak kohëzgjatjen e thithjes. Mos u merakosni pasi që qartë shihet se foshnja juaj përparon shumë mirë në peshë edhepse për Ju është pak e zorshme ta mbani shumë shpesh dhe gjatë në gji, por mendoj se ky ves i foshnjës suaj (thithja e shkurtë dhe gjumi në gji) do të zhduket rreth muajit të tretë dhe katërt të jetës .
Sa i përket sekrecionit të shtuar në hundë, mund të provoni me tërheqjen e tij me pompa speciale për hundë, por prapë se prapë, kujdes, sepse nëse foshnja juaj ka sekret edhe në rrugët e frymëmarrjes, atëherë duhet vizituar edhe mjekun pediatër . Zakonisht nxjerrja e sekretit mund të ndodh me jashtëqitje (si jargë dhe ‘’zgjatet’’) dhe vjellje, por do ju këshilloja që të bëni pak masazh perkutor të shpinës (rrahje e lehtë e kafazit të kraharorit, prapa në shpinë) gjë e cila e ndihmon pak a shumë nxjerrjen e sekretit nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
Shpresoj se keni ngelur e kënaqur me përgjigjen. Ju përshëndes.


E nderuara Dr Teuta, ju drejtohem për dy vajzat e mia, njëra 5 vjeçe dhe tjetra 3 muajshe. Vajza e madhe është tepër e ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta, e kaplon kolla dhe pastaj fiton bronkit. Përveç se përdor aerosolin, mjeku i përshkruan edhe antibiotikë. Pediatri thotë se me kalimin e kohës, gjendja e saj do të ndryshojë. Vajza, këtë problem e ka edhe verës. Vajza ka lindur e shëndoshë, 3600 gr. Pse i ndodh ky problem? Vajza e vogël ka lindur 3800 gr., por kësaj i jap qumësht pluhur, sepse nuk kam gji të mjaftueshëm. Sa është e këshillueshme që të filloj ta ushqej me miell orizi, ose me miell gruri që blihet për fëmijë edhe pse këtu në Itali nuk më lejon pediatri deri në 6 muaj të filloj ta ushqej. Vajza kërkon të pi qumësht edhe natën, por unë i jap vetëm çaj kamomili. Pediatri më thotë që mos ta mësoj beben që të pi natën. Beberonin e fundit me qumësht më ka këshilluar t’ia jap në orën 22 dhe deri në orën 8, në mëngjes, mos t’i jap asgjë. Dr. Teuta, çfarë të bëj unë që fëmijët e mi kërkojnë të pinë qumësht edhe natën ose të paktën çaj, se, po nuk pinë, nuk flenë, qajnë shumë.
Krejt në fund, ju uroj suksese në punë dhe gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
E nderuar, të përshëndes dhe të uroj për dy vajzat tuaja. Edhe pse me të vërtet janë disa pyetje të gjata, do të mundohem të jap këshillat dhe sqarimet e nevojshme.
Së pari, sa i përket vajzës së madhe që ka probleme të shpeshta me bronkit, unë mendoj se është e vërtet se ndjeshmëria dhe shpeshtësia e paraqitjes së bronkitit mund të rrallohet me kohë, por, nuk mendoj se secili bronkit duhet të trajtohet me antibiotik. Është me rëndësi të kem informata lidhur me simptomatologjinë e vajzës suaj (temperaturë, kollitje të thatë apo të lagësht , "fishkëllima" gjatë frymëmarrjes, "zënie të hundëve", etj ) dhe se kur paraqiten (sezoni i caktuar, pas aktiviteteve fizike apo pas një flame të thjeshtë). Arsyeja është sepse, nëse kemi probleme pas cirrozave apo flamave të thjeshta, shumë lehtë bronkiti mund të ketë si bazë hiperreaktivitetin e trungut bronkial ndaj agjensave të jashtëm (baza alergjene) e që ndonjëherë mund të komplikohet me infeksion bakterial (por, jo shpesh ). Kjo është me rëndësi, sepse edhe trajtimi është më ndryshe. Me rëndësi është aplikimi i inhalimit qoftë edhe me bazë kortikosteroide ndonjëherë, e sa për antibiotik, jo gjithmonë .Prandaj të dihet natyra e bronkitit, ju kisha propozuar të bëhen edhe testet alergjike (alergjen të ndryshëm, sidomos në polen, pluhur, etj.) e pastaj të veprohet në prevenim sa është e mundur . Mendoj se, nuk keni nevojë të shqetësoheni shumë, por prapë se prapë me rëndësi është të dihet shkaku i bronkitit te vajza juaj, sepse trajtimi është më i lehtë dhe më efikas.
Sa i përket bebushes së vogël, unë mendoj se nuk është e arsyeshme përcaktimi i orarit të ushqimit nga ana e nënës e më pak edhe nga mjeku nëse nuk ka ndonjë arsye. Këtë e them me plot përgjegjësi, sepse foshnja tre muajsh ende nuk është e gatshme të ketë bioritmin e natës dhe ditës; është e vërtetë se është ndoshta e lodhshme për nënën të zgjohet natën për përgatitjen e qumështit (fatkeqësisht që nuk e ushqeni në gjirin tuaj, sepse do te ishte më lehtë) , por duhet foshnja të ushqehet edhe natën (maksimalisht racioni mund të jetë orari, por atë e cakton vet foshnja, ndërsa nëse e ushqeni me çaj, është shumë normale se ajo nuk do të rehatohet, sepse çaji nuk e ngop. Sa i përket ushqimit shtesë, mund të fillohet me shujta të plota dhe me qullna të holla pemësh. së pari.
Shpresoj se sado pak ju kam ndihmuar dhe lehtësuar dilemat tuaja.
Përshëndetje.


E nderura dr. Kam djalin 9 muajsh, peshon 12 kg dhe ende e ushqej me gji, sidomos natën e ditën me ushqime tjera, si oriz, patate, supa të ndryshme, mish, pemë, perime, të gjitha të freskëta dhe i ha pa problem. Por, më duhet këshilla juaj se si mund t’ia bëj që ta largoj nga gjiri se tash më duhet të punoj, nga 8 orë në ditë me orare të ndryshme. Ju lutem, më tregoni se si t’ia bëj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetjet e mia. Unë do ju jap komplimente lidhur me ushqimin shtesë e poashu edhe me të ushqyerit e djalit tuaj në gji. Me të vërtetë nuk është lehtë për fëmijën ndarja nga gjiri, por unë do ju propozoja që kjo të bëhet gradualisht (pasi të ktheheni nga puna), sepse unë mendoj se ende qumështi i gjirit është i dobishëm e sidomos për moshën e djalit tuaj. Besoj se do t’ia dalësh, sepse mungesa 8 orëshe nuk është shumë e madhe, kështu që mund të ofroni pas orarit të punës ngrohtësi, vlerë dhe kënaqësi djalit tuaj.


Ju përshëndes dr. Teuta. Jam një nënë e brengosur për vajzën. Mjeku më ka thënë se vajza ime e ka një baktere që quhet e.coli som bilder emzym esbl-typ dhe se kjo baktere ashtë e rezistueshme. Ju lutem, më tregoni, a është kjo baktere e rrezikshme dhe a ka pasoja të më vonshme. A ka shërim?
Vajza ime ka 2 vjet e 5 muaj. Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
Sa i përket bakteries E.Colli, kjo është një ndër bakteret më të shpeshta që shkaktojnë infeksione urinare, por edhe mjaft rezistente në trajtim. Por, zakonisht me izolimin e saj në kulturën e urinës bëhet edhe ndjeshmëria e saj ndaj antibiotikëve, në bazë së cilës edhe bëhet trajtimi, i cili do duhej të ishte mjaft korrekt në kohëzgjatje dhe dozim. Zakonisht do duhej të merren edhe lëngje në sasi më të madhe (deri 2 litra brenda dite) e unë ju kisha preferuar çaj ose edhe lëng nga Belushi (Crranberry). Nuk do duhej shumë të bëheni merak, sepse unë nuk mendoj se është e pashërueshme apo edhe shumë e rrezikshme, por duhet durim dhe përcjellje e herë pas hershme e urinës (kultura) e poashtu mjaft me rëndësi është pastrimi i organeve gjenitale e cila do duhej të jetë e rregullt me ujë të vakët dhe shampon me Ph neutrale dhe të mënjanohen përdorimi i leckave të njoma (nuk e di se a e mban vajza pelenën ende?).
Përshëndetjet e mia.


Përshëndetje për doktoreshën e nderuar. Djali im 8 muajsh peshon 11kg, e ushqej me gji vetëm natën edhe në mbrëmje, sepse ditën punoj. Gjatë ditës han ushqim të HIPP-it, supë, ushqim të përgatitur. Qumësht me shishe nuk i jap, vetëm çka ia përgatis. A ka ndonjë rrezik që nuk japi qumësht fëmijës gjatë ditës.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Së pari ju jap komplimente lidhur me vlerësimin tuaj të të dhënit gji! Fëmija juaj i takon në bazë të peshës dhe moshës grupit në mbi mesataren. Poashtu mund të ju uroj në gjidhënien e suksesshme. Sa i përket asaj se a i mjafton qumështi i gjirit vetëm natën, unë do të komentoja kështu:
– nëse fëmija juaj ka meny ditore të pasur dhe të larmishme (qullna perimesh, supë mishi, qullura pemësh, jogurt, djathë të freskët, desertë të përgatitur me qumësht si psh. puding, qull me keksë të bluar), unë mendoj se keni plotësisht të drejtë që nuk i ofroni qumësht shtesë me ”shishe”, por ndoshta kishte qenë mirë ngadalë (pas moshës njëvjeçare) ta mësoni fëmijën tuaj të pijë edhe qumësht 1-2 herë në ditë nga një gotë. Pra, mësojeni të pijë më.
Edhe një herë, ju përgëzoj që rrisni një fëmijë të shëndoshë me përkushtim.
Përshëndetje.


Përshëndetje. Çka është dg.insuficio VM et VT coartio aorte, stenoza bil, gajden?

PËRGJIGJE:
Diagnozat e shënuara nga ana Juaj flasin për anomali kongjenitale të zemrës (anomali e lindur) ,e ndoshta do duhej të korrigjoja ato shkrimi jo korrekt)!
Dg.Insuffitientio VM (valvulae mitralis ) et VT (valvulae tricuspidalis); Coarctatio aortae; Stenosis?

Pra, këto janë diagnoza, besoj të vendosura nga ana e kardiologut (besoj me anë të ultrazërit), por për sqarime, do duhej ato t’i kërkonit nga kardiologu. Besoj se do të hasni në mirëkuptim.
Shkalla e sëmundjes varet shumë nga shkalla e insuficiencës së valvulave si dhe nga shkalla e stenozës apo ngushtimit të aortës!
Më vjen keq që nuk munda të ju ndihmoj më shumë.


Përshëndetje doktoreshë. Unë kam një djalë i cili për 9 ditë mbush 4 muaj. Pesha e lindjes (3.150, gjatësi: 51 cm). Tani peshon 6.200kg, i gjatë 64 cm, perimetri i kokës, 42.5. Pjesa poshtë syve, është pak e fryrë. Analizat e urinës kanë dalë mirë. Fëmija ushqehet me qumësht Almiron, më parë donte të pinte, kurse tani, herë pas here. Masa që ia përgatis është 180ml, të cilin e pi me dy pushime. Në ditë pi rreth 800-900 ml. Mund të më thoni, sa herë duhet të pi dhe a ka ndonjë problem që e merr ushqimin me ndërprerje? Tjetër, kam vënë re se kur zgjohet në mëngjes ose dhe ndonjëherë gjatë ditës, duart i ka të djersitura. 4 Jam në pritje të përgjigjes suaj.
Flm dhe ju uroj gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
Ju përshëndes dhe ju uroj për një foshnjë mirë të zhvilluar. Sa i përket peshës trupore, mund t’ju them se është një shtim në peshë shumë i mirë , ndërsa sa i përket perimetrit të kokës, më rëndësi është matja korrekte si dhe perimetri i kokës pas lindjes, sepse mund të jetë konstitucionale (kokë më e madhe). Poashtu, me rëndësi është edhe fontanella e madhe si dhe ajo e vogël (dimensionet), andaj mendoj se nuk keni pse të brengoseni. Sa i përket ënjtjes apo fryerjes “poshtë syrit “, mendoj se nuk ka vend për brengosje, sepse te foshnja e juaj në këtë moshë, ënjtja e syve nuk është simptomë e ndonjë infeksioni apo problemi urinar si te fëmijët më të rritur. Djersitja e duarve dhe e kokës mund të jetë shenjë e deficitit të vitaminës D, por në moshën e foshnjës suaj nuk bëhet fjale për këtë, andaj mendoj se duhet të kontrolloni temperaturën e mjedisit si dhe mënyrën e veshjes, e natyrisht suplementimi i vitaminës D, do duhej të jepej qysh pas dy javësh pas lindjes. Besoj se jeni duke i dhënë pikat AD3. Në fund, më vjen mirë për pyetjet dhe këshillat që i kërkoni, jeni një nënë e kujdesshme, por mendoj se nuk ka vend për shqetësim.
Përshëndetje.


E dashura dr. Teuta. Shpresoj të jeni mirë. Djali i motrës sime ka lindur me peshë 4 kg. Tani ka 6 javë e gjysme, peshon 5 ,250 kg. Deri në javën e gjashtë është ushqyer me qumësht pluhur, Bebelac, për shkak se motra nuk kishte qumësht gjiri fare. Djali pinte shumë mirë 60 ml çdo 2 orë dhe shtonte në peshë shumë mirë, mirëpo qante shumë gjatë pirjes së qumështit dhe kështu menduam t’ia ndërronim qumështin në Aptamil, për t’ia qetësuar dhimbjet e barkut (mendonim dhe e kemi konstatuar që e kishte nga qumështi Bebelac, për shkak të sasisë së madhe të laktozës). Pasi që kishte ngërçe shumë kemi përdorur edhe pika Espumisan. Në javën e 6-të, kur ia ka ndërruar qumështin, mirëpo jo menjëherë (gradualisht disa racione qumësht Beblac, e disa qumësht Aptamil që të mos ketë barkqitje). Kështu e kishte udhëzuar farmacistja. Djali, më dëshirë nuk e pi asnjërin qumësht, përveç kur është shumë i uritur, pi diku 50 ml çdo 3 orë (jo si më parë, çdo 2 orë).
Doktoreshë, ju lutem, na tregoni se çfarë të bëjmë?
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetjet e mija. Mendoj se pakëz e keni tepruar me zgjidhjen e formulës qumështore. Fatkeqësisht, motra e juaj ka humbur qumështin e gjirit, por megjithatë formulat qumështore mund të jenë një zëvendësim optimal. Së pari, mendoj se qumështi në rastin e foshnjës suaj nuk është fajtor për “ngërçet” e barkut. Me të vërtetë formulat qumështore me sasi të vogël të laktozës mund të ndihmojnë, por nuk është e gjitha në formulën e qumështit. Mirë do të ishte të informoheshit më shumë për “ngërçet e barkut“ lidhur me masazhet e barkut të foshnjës, mbajtja adekuate e foshnjës pas të ushqyerit (pozita), teknika e të ushqyerit, etj. Unë ju preferoj të mos ndërroni formula qumështore menjëherë, apo edhe të kombinoni. Arsyeja është se mund të shkaktoni neveri te foshnja (shija, konsistenca mund të jetë e ndryshme), prandaj mendoj se do duhej të mbeteni në një formulë qumështore dhe të përcillni sasinë për racion (100-15o ml për racion / 8 racione) dhe poashtu të përcillet pesha trupore. Shpresoj se keni ngelur e kënaqur.
Përshëndetje.


Përshëndetje doktoreshë. Ju përgëzoj për punën që bëni. Kam vajzën 7 muajshe dhe ka lindur 3.220gr, tani peshon 8.200. E ushqej me qumësht gjiri dhe shtesa. Ia kam bërë analizat, hemoglobina i ka dalë 140. A është mirë dhe qysh se ka lindur lëkurën e fytyrës e ka pak sa më të thatë dhe të vrazhdë. Ka përdorur pavloderm, esperson mite dhe një losion mustella stella topia. Kur e pastroj me sapun lëkura i bëhet më e vrazhdë, por edhe me shampon Johnsons. Çfarë më këshilloni ju. Ju përshëndes dhe e pres përgjigjen tuaj sa më parë.

PËRGJIGJE:
Përshëndetjet e mija dhe komplimentet e mija lidhur me rritjen dhe kujdesin që keni ndaj fëmijës suaj. Në bazë të grafikonit të rritjes (për djem), fëmija juaj i takon mesatares (percentila 50) dhe ka një rritje kontinuele qysh prej lindjes. Mirë që e ushqeni me qumësht gjiri dhe ushqim shtesë (por nuk e di se a bëhet fjalë për qumësht shtesë apo qullna pemësh dhe perimesh!) .Sa i përket vlerave të Hbl ( hemoglobinës) janë normale, ndërsa sa i përket ndryshimeve në lëkurë si duket bëhet fjalë për ndonjë dermatit atopik apo ekcematoid (nuk jam e sigurt) në bazë të terapisë që e keni shënuar. Kjo mund të jetë shpesh rezistente në trajtim, por poashtu dinë të kenë faza të qeta dhe të egzacerbimit (keqësimit). Por, gjithsesi ndihmon toaleti i lëkurës me mjedis neutral (pH -5.5 ) dhe yndyrna vitaminoze kur nuk kemi ndryshime të shprehura në lëkurë. Por, duhet konsultuar dermatologu dosido.
Shpresoj se keni ngelur e kënaqur. Përshëndetjet e mia.


Të përshëndes dr Teuta. Kam në pyetje për djalin dhe një për vajzën.
Djali im sot ka 6 vjet e gjysmë. Sa ka qenë i vogël ka pas bronkit. Qe 3 vjet është mirë. Çdo vit e dërgojmë në deti, afër detit. Vajza i ka 2 vjet e gjysmë, peshon 11kg. Për moshën e saj, pesha është e vogël. Dua t’ju pyes, sa herë që mban ftohtë, vajza fiton bronkit. A duhet dhënë vajzës vaksinën kundër gripit, sepse është shumë e ideshme edhe në grip. Të dy fëmijët janë të ndiesh shumë edhe ndaj bajameve, i kanë të rritura. Sa herë që shkoj te mjeku, ai përshkruan antibitik amoksicilin. Sa është i dëmshëm antibiotiku në këtë rast? Të përshëndes shumë dhe pres përgjigje, sepse jam e brengosur shumë. Vali.

PËRGJIGJE:
Unë mendoj se te fëmijët tuaj kemi të bëjmë me të ashtuquajturin” Hiperreaktivitet i trungut bronkial” , i cili paraqitet si pasojë e reagimit ndaj disa agjensëve të huaj (virus, ajri i papastër, tymi i duhanit, mjegulla etj). Zakonisht ky reagim i bronkeve në formë të spazmave (fishkllimave në gjoks), ndaj agjentëve të jashtëm ka edhe një bazë konstitucionale gjenetike hiperreaktive (alergjike). Prandaj, kjo mund të sqaroj problemet e dy fëmijëve tuaj qysh në vitin e parë të jetës.
Po, Ju a keni pasur probleme në fëmijërinë tuaj?
Gjithsesi, unë mendoj se këto probleme mund të rrallohen me kalimin e kohës, por ndjeshmëria ende ekziston, andaj do duhej të kishit kujdes në ajrin e pastër (siç po e bëni me pushimet në deti ,mirë do të ishte edhe në bjeshkë), pa tym duhani, ushqim i freskët me plot vitamina (që ngritin imunitetin, etj.)
Sa i përket peshës së vajzës suaj, në bazë të grafikonit të rritjes për vajza, ajo i takon grupit nën mesatare (percentila 25), por unë mendoj se me të vërtetë fëmijët që kanë probleme me bajame të rritura dhe shpesh të pezmatuara, kanë probleme edhe me të ushqyerit. Sa i përket trajtimit të ”bajameve ” ato duhet trajtuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë infeksion bakterial, e nëse kjo ndodh shpesh atëherë duhet shpesh të kontrollohet edhe strishoja e fytit dhe e hundës. Por, prapë se prapë, duhet konsultuar edhe specialisti i ORL-së për fëmijë.
Përshëndetjet e mija dhe shpresoj se këshillat dhe informatat që ju dhashë, sado pak ju kanë ndihmuar.


Përshëndetje doktoreshë. Fëmija im është 8 muajsh, para dy muajsh e me tepër ka një koll dhe një skuqje në mollëzat e faqeve. Pediatri ka dhënë mendim se nuk ka bronhitis, por ka predispozita të sëmuret, ngase, sipas tij, kjo skuqje e mollëzave të faqeve qenka që nga lindja e fëmijës!?
Mjeku pediatër i fëmijës tim ka dhënë këtë diagnozë: dermatitis atopica dhe ka shkruar këtë terapi: Sir. Aloprol, çdo 8 orë 3 ditë, Sir.Broncobalsamina 3×5 ml, sipas nevoje, pak më gjatë se 1 javë dhe yndyrën Kuterid G 1x 2-3 ditë.
Ju lutem, të më tregoni çfarë sëmundje është kjo, çka mendoni ju dhe si mund të më këshilloni për hapat e mëtutjeshëm për shërimin e fëmijës tim.
Ju përshëndet nëna e brengosur.

PËRGJIGJE:
Përshëndetjet e mija. Së pari do ju këshilloja që mos ta merrni si shumë tragjike ,por Dermatiti atopik me të vërtetë është mjaft rezistent në trajtim (trajtohet por edhe përsëritet). Paraqitja e një Dermatiti atopik e sidomos në moshën e djalit tuaj nuk është e këndshme, sepse ajo mund të jetë edhe si pasojë e një konstitucioni hiperreaktiv (alergjik) dhe duhet patur kujdes në ndieshmërinë edhe të trungut bronkial (Bronkitet e shpeshta), por prapë nuk do të thotë. Duhet ditur mirë anamneza familjare (paraqitja e problemeve të lëkurës te prindërit, fëmijët tjerë) por, megjithatë, trajtimin dhe konsultën do ja lija Dermatologëve. Andaj ju preferoj konsultën e Dermatologut. Përshëndetje.


Përshëndetje për juve redaksi dhe Dr Teuta. Kam djalin 2 vjet e 10 muaj. Në Kosovë kur kam qenë, ia kam bërë analizën e fecesit dhe i kanë dalë bubat në bark, nuk më kujtohen lloji i tyre, vetëm se e di që mjeku më ka thënë se janë të rralla ky lloj. Ka përdorë ilaç çdo gjashtë muaj, por as ky ilaq për momentin nuk më kujtohet. Për momentin ai është i sëmurë nga bubat, te lutem doktoreshë të më tregoni se çfarë ilaçi ta përdori dhe a mund të pastrohet krejtësisht nga këto buba. Jam shumë e brengosur pse po i lajmërohen po thuajse çdo 6 muaj. Dhe, sa janë të rrezikshme?

PËRGJIGJE:
Zonjë e nderuar, më vjen keq se ndoshta nuk do të mund të ju ndihmoj, por me të vërtetë do më duhej ta dija sigurtë se qfarë ‘’bubash’’ janë ato ( parazite – Giardia lamblia, Ascaris lumbricoides apo Enterobius vermikularis) që kanë qenë dhe janë izoluar prapë. Por, unë mendoj se do të duhej të bisedoni me mjekun e juaj të familjes në Gjermani lidhur me këtë dhe me rezultatet e analizave të kryera (nëse i keni bërë ato), siç janë analiza e fecesit në parazite dhe koprokultura . Më vjen keq që nuk ju ndihmova ashtu si kërkuat, por ju kisha lutur të bisedoni me mjekun tuaj.
Përshëndetje.


Përshëndetje doktoreshë. Kam një vajzë 14 muajshe, peshon 11kg dhe gjatësi 82cm, gjithçka është ne rregull me shëndetin e saj, por ka një shenjë në anën e djathtë mbi vetull. Mjekët i thonë se janë enët e gjakut jashtë, mirë po kur ka lindur e ka pasur vetëm një pikë shumë të vogël sa mezi vërehej, por duke u rritur vajza, pika rritej derisa i ka bërë 9 muaj, pastaj filloi të zvogëlohet, por shumë pak. Mjekët thonë se derisa t’i bën 4 vjet, do të zhduket krejt pika (shenja).
Dëshiroj ta marr edhe mendimin tënd.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Ju përshëndes zonjë. Fillimisht ju përgëzoj për një fëmijë të shëndoshë dhe të zhvilluar mirë (pesha dhe gjatësia). Sa i përket “shenjës “ si e kuptova , mund të jetë fjala për ndonjë hemangiomë, apo mos gabohem. Ndoshta do të ishte mirë të dija më shumë për konsultat që i keni bërë më herët, por prapë se prapë mendoj se nuk është aq serioze, por mundeni ta konsultoni edhe dermatologun , kirurgun vaskularë si dhe kirurgun plastik.
Më vjen keq nëse nuk ju kam ndihmuar aq sa keni pritur.


Jetojmë në Belgjikë, duam t’ju pyesim në lidhje me shëndetit e djalit tonë. Kam binjakë, vajzë dhe djalë. Vajza ka lindur 2.390gr, kurse djali 2.380gr. Gjatë rritjes, vajza ka 11 kg, kurse djali 10kg, tash i kanë 2 vite të plota. I kam ushqyer me gji vetëm 3 javë dhe nuk kam pasur forcë të vazhdoj më shumë ngase edhe unë nuk isha e shëndetshme nga lodhja e shtatzënisë dhe operacioni cezarian. Fillova me qumësht pluhur, ushqime perime, me peshk dhe mish të bardhë të pulës, supa me karfiol, purri, spinaq, karota dhe patate çdo ditë, kurse tjerat në ndërrim, pemë, mollë, ananas, etj. Djali po vuan nga kapsllëku, ka pasë gjakderdhje nga zorra. Tre ditë ia bën pastrimin e zorrëve me infuzione në spital dhe i dhanë ushqim dietal. Tre muaj e kam ushqyer vetëm me ushqimet e cekura, por mjekët kanë gjetur yndyrë të madhe të kajmakut në zorrë dhe zorra e trash e shkatërruar, e plasaritur përbrenda. Këto trajtime i ka bërë në moshën 10 muajshe. Tash i japi ushqim të rregullt, ama disi nuk han sa duhet, kurse vajza duket shumë më e shëndetshme, e gjatë edhepse një kg. kanë diferencë.
Si prind na ngacmon e kaluara, djali mban syze që nga mosha njëvjeçe, jemi shumë të brengosur për të.
Ju përshëndesim.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Edhepse më keni dërguar disa të dhëna, ato janë jo komplete. Së pari do duhej të më tregonit kur keni filluar me ushqimin shtesë. Kjo është mjaft me rëndësi sepse ushqimi shtesë, lloji i tij varet edhe nga mosha. Menyja jo adekuate për moshën, ndonjëherë mund të shkaktoj ndryshime tek fëmijët me traktin digjestiv të "ndjeshëm". Sidoqoftë, mendoj se fëmija juaj do duhej të ekzaminohej nga ana e gastroenterologut pediatër si dhe kirurgu i fëmijëve.
Ju përshëndes dhe më vjen keq nëse nuk keni ngelur të kënaqur me përgjigje.


Përshëndetje, e kam vajzën 2 vjeçe. Qe 4 javë e ka pas Varichellen (lijen e ujit), por jam shumë e shqetësuar, sepse pas qëndrimit dy javor me vajzën në Klinikën infektive për shkak të temperaturës së lartë, vajzë ende nuk i janë shëruar puçrrat, ende ka edhe kruarje. Kur bëhet nervoze, i kuqen edhe më shumë shenjat dhe për këtë jam shumë e shqetësuar. Më kanë propozuar shurup Flonidan për zvogëlimin e kruarjes.
Ju përshëndes. Gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
E kuptoj shqetësimin tuaj, por mendoj se mirë që vogëlushja juaj ka kaluar këtë sëmundje infektive e cila din të jetë mjaft e rëndë dhe që kërkon trajtim hospitalor.
Sa i përket ndryshimeve në lëkurë – puçrrave, është e vërtetë se mund të mbesin shenja – vragë, por me rëndësi është që mos të kruhen (gjë e vështirë për fëmiun e vogël si vajza juaj) në mënyrë që mos të hiqet "dregëza" apo edhe mos të vie deri te ndonjë infeksion sekondar, sepse atë herë do të dëmtohej shtresa e lëkurës për herë të dytë. Kështu, mirë që është ordinuar shurupi antipruritik (Flonidan), por shpresoj se ju është përshkruar edhe ndonjë krem apo përgatitje magjistrale nga ana e dermatologut që ndihmon tharjen dhe epitelizimin e lëkurës. Në treg ekzistojnë kremra të ndryshme epitelizuese, por prapë mendoj se do duhej të konsultoni dermatologun .
Unë mendoj se nëse nuk ka ardhë te ndonjë infeksion dytësor i puçrrave si dhe nëse nuk janë larguar me kruarje dregëzat, edhepse janë tani të kuqe, me përdorimin e kremrave apo yndyrave që ndihmojnë epitelizimin, me kohë do të bëhen të bardha (humbin ngjyrën e kuqe) dhe lëkura do të mbetet pa shenja, por kuptohet kjo kërkon kohë dhe mendoj se nuk ka arsye të jeni e shqetësuar.
Shpresoj se sado pak ju ka ndihmuar këshilla ime.
Ju përshëndes.


Përshëndetje. E nderuara doktoreshë, kam një brengë shumë të madhe. E kam djalin 10 muaj mbas pesë muajve e pat një ftohje të vogël. Unë mendova që ka grip. E vizitova te pediatri që më tha se është grip. Përdori një terapi të lehtë dhe i kaloi. Mbas 10 ditëve prapë filluan hunët t’i zihen, por pas terapisë sërish i kaloi. Kështu me mjekim në shtëpi kam vazhduar gati një muaj deri sa më preferoj pediatri ta dërgoj në spital ku kam qëndruar gati tri javë se filloi edhe frymëmarrja t’i vështirësohet. Në spital më thanë se ka marrë ndezje të mushkërive edhe më kanë preferuar se mirë është ta bëjë testin e djersitjes se po dyshojnë në sëmundjen e Fibrozes Cistice.
Djali ka lind me peshë 2600 kg e tani i ka 8100kg, han, jashtëqitjet i ka tri-katër herë në ditë.
Të lutem doktoreshë, më trego gjerësisht për këtë sëmundje?

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ju kuptoj për shqetësimin tuaj dhe do të mundohem sado pak t’ju ndihmoj.
Së pari, mund të them se djali juaj ka një lakore zhvillimi bazuar në peshën trupore kontinuele pa ngecje. Kjo është me rëndësi, sepse ky fakt ngec te fëmijët me fibrozë cistike (sidomos format e rënda) për shkak të problemeve gastrointestinale aoa traktit të tretjes; problemet munden të jenë edhe pulmonare apo mushkërore (bronkite të shpeshta, pneumoni, etj.) për shkak të mungesës gjenetike të enzimave përgjegjëse për "hollimin" e sekretit bronkial, i cili është i shtuar tek inflamimet mushkërore. Por, mendoj se nuk do duhej shumë të shqetësoheni sepse nuk do të thotë që një fëmijë që ka më shpesh bronkite apo etj. është edhe i sëmurë nga kjo sëmundje.
Prandaj, propozimi i pediatrit për analizën e Klorit në djersë, mendoj se nuk do duhej të ju shqetësoj, por, mendimi im do të ishte ta kryeni këtë analizë (nuk është as e shtrenjtë dhe është e lehtë për tu realizuar) ashtu që të rehatoheni edhe ju.
Edhe një gjë , kjo analizë nuk është e sigurt, por nëse është e dyshimtë, atëherë ju kisha propozuar për

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori