LAJMI I FUNDIT:

Dr. Samire Gashi – Braina, psikiatër

Dr. Samire Gashi – Braina, psikiatër
-->

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Dr. Samire Gashi – Braina
psikiatër
tel. 044 115 533


Urime të përzemërta për këtë urë lidhëse që keni krijuar duke na dhënë mundësinë që të shprehim problemin tonë në distancë, dhe me shpresën e një përgjigje sa më pozitive nga ana juaj.
Po kaloj direkt tek një shqetësim që po më shkatërron dita-ditës. Unë jam 27 vjeçe dhe kam shumë ankth, frikë, ndjesi paniku nga çdo gjë, marramendje, ndjesi të vjellë, këputje trupi, mërzitje. Nuk kam fare humor. Ndjej shtrëngime të kokës, të damarëve të qafës, frikë nga ndryshimet, qofshin dhe të vogla fare. Ankthi sa nuk më mbyt, komplet jam e shpërqendruar. Edhe kur jam me të tjerë, psh në kafe, e kuptoj që nuk kam përqendrim, marramendja po më shkatërron kudo që vete. Për momentin, po marr Bromazepam, por kam një merak se kam fëmijën 8 muajsh në gji. Për momentin, a ka ndonjë ndikim tek fëmija ky ilaç?
Më thoni, ju lutem, a kalon kjo gjendje? Kam 4 vjet kështu, por asnjëherë nuk kam marr mjekim për çrregullim ankthi. Doktorët më thoshin e ke nervore dhe kaq më jepnin ndonjë qetësues për momentin.
Me padurim po pres përgjigjen.
Gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Shqetësimet tuaja datojnë qe katër vite dhe në bazë të përshkrimit të ankesave, vuani nga çrregullimi i ankthit që hynë në kuadër të çrregullimeve neurotike. Nuk kam njohuri se a jeni konsultuar me ndonjë psikiatër që ju ka përshkruar barna qetësuese të cilat ju i përdorni edhe pas 4 vitesh dhe si duket keni filluar t’i “abuzoni”. Sidoqoftë, sugjerimi im është që ju të merrni terapi përkatëse për problemet e manifestuara. Fillimisht kërko të takohesh me mjekun psikiatër, i cili do të përshkruajë terapinë adekuate. Ndërprit terapinë e tanishme, sepse nuk është e lejuar përdorimi i barnave anksiolitike për një kohë kaq të gjatë. Mos humb kohë, e sa i përket fëmijës, nuk preferohet marrja e terapisë së tillë, sepse mund të shkaktojë sedacion (përgjumje). Prandaj, këshillohu me psikiatrin dhe pas një terapie adekuate, për një periudhë kohore, do ndjehesh mirë.


Dëshiroj shumë të ndjek këshillën tuaj për problemin tim. Jemi një çift bashkëshortor që jetojmë në bashkëshortësi qe 10 vjet. Kemi një fëmijë 5 vjet. Kohëve të fundit kanë filluar të na dalin probleme serioze. Burri është shumë agresiv, për gjëra shumë të vogla bërtet. Nuk më flet për ditë të tëra, etj. Madje një herë pati edhe një eskalim situate. Shkaku për këtë ishte sepse, gjoja dyshonte se po e tradhtoja. Ky ishte fillimi i shpërthimit. Më vonë, pasi që gjoja u sqarua që ajo nuk ishte e vërtetë, ka filluar të kapet për gjëra banale, mund t’i quaj. Unë fillimisht e trajtova këtë çështje si një krizë nëpër të cilën po kalonte ai, prandaj vendosa t’i nënshtrohem pothuajse për çdo gjë, me shpresë që një ditë do të kalonte kjo krizë dhe do të mund të riparojmë vetveten. Unë iu luta disa herë që të shkojmë të ndjekim ndonjë këshillë profesionale psikologjike, sepse gjendja jonë ishte mjaft e keqe, por ai nuk pranoi assesi. Pas një grindjeje që ndodhi para 2 muajsh, u ndamë. Pasi që unë e mora shumë serioze këtë çështje, dhe ai e pa shumë mirë këtë, pas 3-4 ditësh u pendua, më luti që t’i kthehemi jetës dhe t’i lëmë grindjet, të vazhdojmë jetën që e kishim dikur. Meqë për herë të parë pas kaq shumë kohe ai filloj të më lutej, të më kërkoj falje duke më thënë që ka qenë në një krizë shpirtërore të cilën e kam kaluar dhe duke premtuar e garantuar që nuk do të ndodhin as përafërsisht gjërat që na kanë ndodhë në të kaluarën. Kështu, vendosa t’i kthehem burrit dhe fëmijës tim. Ai po mundohet të sillet mirë, ka ndryshuar qasjen ndaj meje.
Vlen të theksohet se në momentin kur vendosem t’i rikthehemi bashkëshortësisë, ai u dakordua që të ndjekim këshilla profesionale psikologjike, në mënyrë që të më bëj mua të ndjehem e sigurt që gjërat që kanë ndodhë më herët nuk do të ndodhin më.
Shqetësimi im është, si ta mbajmë këtë qasje dhe këtë mirëkuptim, të cilin kishte ndoshta vite që e kishim humbur? I frikohem shumë se mos po ndodhë prapë që të këtë kriza të këtilla. Personalisht po besoj që vetëm me ndihmë profesionale mund t’ia dalim mbanë.
Kam frike se mos është penduar dhe nuk do të shkojë te psikologu. Si mund ta bind atë?
Ju lutem më ndihmoni, më jepni ndonjë këshillë se si të veproj. Ose, kujt mund t’i drejtohemi që të mund të na ndihmojë në këtë rast.
Dëshiroj të kemi një psikolog privat tek i cili do të mund të ndiqnim seanca të rregullta këshilluese po qe nevoja.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, problemi për të cilin më drejtoheni, konsideroj se është mjaft delikat duke pasur parasysh se nuk ka martesë pa probleme. Është e vërtet se stabiliteti në marrëdhënien bashkëshortore, prototip i marrëdhënieve të gjata dhe të fuqishme, mbështetet në tiparet e personalitetit (nënkupton të partnerëve), mënyrën se si komunikojnë, mënyrën se si i qasen problemeve, mënyrën se si i shprehin kërkesat, respekti i ndërsjellë, ndjeshmërinë ndaj emocioneve të njëri-tjetrit, intimiteti, të dish të ndash sa më mirë rolet në një marrëdhënie. Dmth, të jetosh një marrëdhënie bashkëshortore që të lejon të kuptoheni pa u shterur kurrë. Po ashtu, duhet potencuar se nuk mjafton vetëm dashuria në një marrëdhënie, sepse gjatë jetës kemi sfida të shumta që të mundësojnë ta njohësh partnerin më mirë. Konfliktet, keqkuptimet, mosmarrëveshjet janë shumë evidente në bashkëshortësi, prandaj duhet të jemi të përgatitur për jetë bashkëshortore.
Por, si të jetohet bashkë me një person që deri dje ka qenë i mirëkuptueshëm e tani ka ndryshuar krejtësisht? Përgjigjja është e qartë: bëhet fjalë për krizë martesore e cila të sjell në një situatë të palakmueshme dhe jo të këndshme. Kur je në udhëkryq, nuk di se si të veprosh: të vazhdosh apo të largohesh. Por, paraprakisht duhet menduar “me kokë të ftohtë” fillimisht për veten, e pastaj për fëmijën që të gjeni rrugëdalje.
Mendoj se ju e keni pasur një krizë martesore e cila është qartësuar, por kam përshtypjen se ju e keni humbur besimin te partneri juaj. Kërkoni ndihmë profesionale dhe seanca psikologjike. Në rregull, por mendoj se nuk keni nevoje të nguteni. Paqartësitë që keni pasur, i keni tejkaluar dhe sugjeroj që t’i jepni hapësirë kohore bashkëshortit tuaj ta tregojë veten për “të mirë”. Është herët për konsultime me profesionistë të shëndetit mendor dhe mendoj se ju keni forcë dhe mençuri ta tejkalohen këtë krizë pa ndihmën tonë. Ndoshta problemi nuk qëndron krejt te bashkëshorti zonjë. Fajin duhet kërkuar edhe te vetvetja. Ju duhet të punoni, ta ktheni besimin te burri juaj. Kjo kërkon kohë, prandaj mos u ngut. Vazhdo jetën pa menduar se do të keni kriza të tilla – me kohë gjërat përmirësohen. Sidoqoftë, për çdo rast, ne jemi këtu!


Përshëndetje. Jam e martuar dhe kam 4 fëmijë të mrekullueshëm, gjithashtu edhe
bashkëshortin shumë të mirë. Bashkëshorti i cili është shumë i dhënë pas familjes, është i sinqertë, na do të gjithëve, sidomos mua. Jemi në martesë qe 30 vite dhe gjendjen materiale e kemi të mirë. Ai është 59 vjeç, ka biznes privat.
Çdo gjë ka shkuar në rregull, për lakmi, për këtë vit, sjelljet e tij filluan të ndërrojnë, nervozohet pa kurrfarë arsye, brengoset për çdo gjë, brengoset për gjëra që nuk çojnë peshë, parashikon pasojat në mungesë të përfitimeve për familje, deklarohet se është i sëmurë. Ai, më herët është shëruar nga helio-pylori.
Nuk dëshiron të dalë fare, qëndron tërë kohën në shtëpi, i mbyllur në vete, ka pamje të mjerë, i strukur.
Jam munduar disa herë të bisedoj me të, por gjendja e tij nuk i përmirësohet. Kam kërkuar nga ai që të vizitojmë ndonjë psikolog, por refuzon dhe thotë se nuk është budalla.
Doktoreshë, të lutem më këshilloni si të veproj që unë dhe fëmijët të dalim nga kjo situatë. Bashkëshortin e dua dhe nuk dëshiroj ta humbas.
Respekt!

PËRGJIGJE:
Përshëndetje zonjë! Bashkëshorti juaj aktualisht vuan nga çrregullimi depresiv, të paktën në bazë të të dhënave të cilat i keni prezantuar. Me të vërtet e kuptoj shqetësimin tuaj, sepse është vështirë të bindësh për ta sjellë tek psikiatri. I duhet patjetër ndihma e mjekut dhe mundohuni ta bindni fillimisht ta bëjë një kontroll të rregullt me potencim fillimisht të ndonjë ankese më të theksuar, psh pagjumësia, tërheqja në vetvete, etj., duke e bindur se duhet konsultuar mjekun për ato ankesa.
Ju sugjeroj ta sillni së bashku me ndonjë të afërm me të cilin ka raporte të mira, ndonjë mik të ngushtë apo fëmijët tuaj.
Mendoj se prapë do kthehet si më parë, por duhet të trajtohet.


Përshëndetje e nderuara doktoreshë. Së pari faleminderit shumë juve dhe telegrafit që po na mundësoni të konsultohemi nga distanca. Ndoshta do ta zgjasë pak me shkrimin tim, por jam në hall. Problemi im është ky: nga viti 2009 vuaj nga çrregullimi i ankthit i cili nganjëherë po ma vështirëson jetën. Kam qenë prezent në luftë, serbët ma kanë vra motrën në prezencë timen dhe të familjes sime. Pas luftës kam filluar të zgjohem gjatë natës (jerm) ku edhe kisha një frikë vërtetë të madhe. Nuk shihja ndonjë ëndërr lufte, apo çastin kur është vrarë motra, apo mendime të imponuara rreth motrës, por disi u zgjoja me një frikë të madhe.
Larg në vitin 2009 doktori më diagnostikoi me çrregullim ankthi ku edhe për një vit kam marrë Citalopram ku më vonë kam ndërprerë me miratimin e tij. Tani jam në kurbet dhe meqë gjuhën ende nuk e njoh mirë (ka 9 muaj këtu) nuk po kam edhe mundësi të kontaktoj me ndonjë psikiatër, andaj edhe të shkruaj ty. Për momentin marrë Paroxetine te cilën ma ka përshkruar doktori sa isha në Kosovë.
Doktoreshë, dua mendimin tuaj nëse mund të kthehem prapë me Citalopram, sepse më ka ndihmuar më shumë se kjo e fundit, dhe, a mundet ankthi të bëhet më keq nëse nuk filloj tretmanin e duhur me kohë? Gjithashtu, a ka ndikim negativ nëse një person merr kohë të gjatë antidepresiv?
Përndryshe simptomat e mia janë këto: kur largohem nga familja, ndjehem më i pa sigurt; nganjëherë nuk jam aspak në humor; brengosëm që ankthi do të kalojë në diçka më të keqe, etj.
Faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Pas leximit të kujdesshëm të letrës suaj, mendoj se ju vuani nga Çrregullimi i stresit postraumatik, një diagnozë mjaft e vështirë duke pasur parasysh kohëzgjatjen dhe manifestimet e saj. Pas një trajtimi adekuat nga mjeku psikiatër, ju e keni ndjerë veten mirë dhe “me miratimin e tij e keni ndërprerë trajtimin”. Mendoj se këtu qëndron gabimi. Ndoshta e keni ndërprerë më herët se që duhet. Ju prapë keni ankesat e njëjta, por të një intensiteti më të ulur.
I nderuar, nuk keni arsye për brengosje sepse jeni duke përdorur terapi adekuate antidepresive. Si Citaloprami ashtu edhe Paroxetina i takojnë një grupi të antidepresantëve dhe në bazë të përvojës profesionale, Paroxetina është treguar më e suksesshme. Prandaj, ju kisha këshilluar që të vazhdoni trajtimin me tbl.Paroxetin, sepse të njëjtin efekt e posedon.
Përndryshe, nuk ka ndonjë pasojë nga përdorimi për një kohë më të gjatë të tij, pra nuk krijohet varshmëria, etj.
Shkurt, ju qenkeni në fazë të shërimit dhe se prezantimet e lartcekura mos të të bëhen fiksim. “Jeto pa menduar se do e ndjesh veten keq të nesërmen”.
Ju përshëndes dhe kaloni mirë në vendin ku jetoni!


Përshëndetje, jam një grua e sapomartuar. Para se të martohesha, me burrin kemi kaluar shumë mirë, kemi shëtitur, na shkonte muhabeti. Prejse jemi martuar, mua nuk më duket asgjë më interesante, jam e mërzitur, më kaplon djersitja, kam rrahje të zemrës, lodhem duke bërë punët e shtëpisë, mërzitem kur kam ndonjë punë për ta kryer, mërzitem kur mendoj se duhet të kem fëmijë (më duket se është vetëm ngarkesë). Ndonjëherë them më mirë të mos isha martuar fare. Mërzitem kur duhet të vjen ndonjë mysafir, dhe me rrokë siklet sa herë që duhet t’ju shërbej, ose të përgatis drekë a diçka tjetër. Frikohem se mos më shkon mendja ta tradhtoj burrin, sepse ai sillet tepër mirë me mua?
Jemi martuar qe 3 muaj, përpara kam jetuar vetëm me nënën në Prishtinë sa isha në studime e tash jemi shpërngulë në një qytet tjetër.
Ju kisha lutur për ndonjë këshillë, sepse kam frikë mos po e humbi burrin e më të mirë s’mund të gjej.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Sipas të dhënave të prezantuara, aktualisht qenka në pyetje një disponim i ulur i përcjellur me humbje të dëshirës për punë dhe aktivitete tjera të cilat përpara i keni kryer pa problem. Mendoj se situata e tanishme është si rezultat i mospërshtatjes në rrethanat e reja. Ju keni jetuar vetëm me nënën dhe nuk ke pasur ‘tollovi’ në shtëpi. Nuk keni qenë e përgatitur për martesë, prandaj ju duhet kohë që ju të adaptoheni në kushtet e tanishme.
Burrin nuk do ta humbni, por ju sugjeroj të kontaktoni me psikiatrin dhe më shtruar të diskutoni. Por, paraprakisht do kërkoja nga ju të bëni disa analiza rutinore laboratorike si dhe T3, T4 dhe TSH në kuptim të eliminimit të funksionimit të pamjaftueshëm të gjëndrës tiroide.
Pra, mos hezitoni, por lajmërohuni me kohë!


Përshëndetje doktoreshë. Unë jam 17 vjeçare, mendoj se kam disa probleme. Dëgjoj disa ngjarje pas disa ditëve, i harroj disa nga detajet e rëndësishme. Nuk mund të koncentrohem në mësime dhe pothuajse mezi arrij t’i përvetësoj. Kam marramendje dhe shpesh po më ndalet fryma (ndoshta nga muskujt e zemrës). Bëhem shumë shpejt nervoz dhe më pengojnë shumë gjera që bëjnë të tjerët (si.p.sh:mënyra e të ngrënit, parregullsia në dhoma, pakujdesia për disa gjëra, etj, etj).
Poashtu, nuk jam e kënaqur me dukjen time. Më është bërë e gjitha kjo si një fiksim, apo çfarë është puna?
Shpresoj të më ktheni përgjigje.
Ju përshëndes përzemërsisht.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Tek ju dominon një irritim i panevojshëm. E them këtë për shkak se jeni shumë e re për gjykime të tilla .Nuk shkojnë gjërat gjithmonë siç dëshironi ju. Athua, ia vlen të ndjeheni e tensionuar pse gjërat nuk janë në vendin e duhur? Jo, shumë gabim e keni. Ankesat e sipërpërmendura janë shprehje e një papjekurie emocionale e cila është komfor moshës tënde. Jeni në fazën e adoleshencës dhe ju duhet kohë që t’i kuptoni gjërat më mirë. Ankthi i shprehur te ju, tërhiqet duke u marrë me detyrimet tuaja të përditshme. Do t’ju bëjnë mirë shëtitjet me moshatarët tuaj. Duhet të riktheni besimin te vetvetja dhe mos u dorëzoni.
Nëse nuk mundeni ta tejkaloni këtë situatë, këshilla ime do të ishte të konsultoheni me psikiatrin.


Jam një vajzë 22 vjeçe. Kam një problem shumë të madh psikik që e kam shumë të vështirë ta heq qafe. Vuaj nga një fobi që, dashje pa dashje, më duhet të përballohem me të çdo ditë, quhet ankth, fobi sociale (shoqërore). Më dridhen duart kur jam përballë njerëzve që i shoh rrallë ose kurrë, por jo para personave të familjes sime. Kjo më ndodh psh kur ha ose pi para tyre ose ju shërbej me pije ose me çdo gjë. Si të di se ka për të ardhur dikush që nuk vjen shpesh ose që më intereson mendimi i tij/saj. Bëhem nervoz, më kap stresi. Më është bërë jeta e mërzitshme, edhe të tjerë po e vërejnë këtë.
Çka më sugjeroni? Pres me padurim përgjigjen tënde.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ju ndjeni pasiguri, nervozë, ankth e simptoma tjera në vende ku duhet të paraqiteni e sidomos para njerëzve të panjohur. Kjo gjendje dhe kjo frikë që juve ju përcjell ju pamundëson që të funksiononi dhe i ikni takimeve të tilla dhe me çdo kusht nuk doni të ballafaqoheni me situata të tilla. Një pyetje do ta bëja: pse po i respektoni aq shumë njerëzit me të cilët keni kontakt, kujdes më tepër duhet ta doni veten, e pastaj të tjerët. Sido që të jetë, preferenca ime do të ishte që ju ta vizitoni patjetër psikiatrin. Mos i humbni shpresat.


Jam 31 vjeçare, e martuar dhe kam dy djem të moshës 7 dhe 5 vjeç. Kam një problem i cili më brengos shumë. Vuaj qe sa kohë nga lodhja e madhe psikike dhe fizike, gjatë gjithë kohës jam e padisponuar, nervoze, asgjë nuk më pëlqen, asgjë nuk më bën të lumtur dhe fëmijët shumë herë nuk mund t’i duroj. Shpesh edhe i qortoj pa arsye, nuk kam durim të merrem me ta. Po ashtu edhe marrëdhënieve seksuale mundohem çdo herë t’i iki. Bashkëshorti më kupton, mundohet maksimalisht të m’i plotësojë të gjitha dëshirat dhe nevojat, mirëpo unë prapë mbetem e pakënaqur. Jetën ekonomike e kam të mirë. Stresohem edhe për sende jo të rëndësishme, gjithçka më bën nervoz. Më pëlqen të rri vetëm, s’kam dëshirë të dal. Më parë kam qenë gjithnjë e buzëqeshur, asnjëherë nervoze. Përherë e kam ëndërruar jetën me familje të ngushtë.
Ju lutem të më këshilloni.
Me shumë respekt.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Situata juaj aktuale flet se jeni në një gjendje depresive aktualisht. Humori i ulur, dëshira për të qëndruar vetëm, mungesa e vullnetit, apatia, humbja e dëshirës për marrëdhënie seksuale, humbja e energjisë dhe dëshirës për jetë janë simptome tipike të depresionit. Përderisa e dimë se arsyet e një gjendjeje të tillë janë të shumta. Edhe pse mohoni arsyen e një gjendje të tillë, unë ju sugjeroj të kontaktoni me një psikiatër sa më herët që është e mundur dhe menjëherë të fillohet me terapi adekuate dhe psikoterapi përcjellëse. Prandaj, mos humb kohë, trajtimi është i mundur, por kërkon kohë.


E nderuara dr. Samire. Fëmija im 6 vjeçar humb shumë koncetrimin dhe nuk është në gjendje asnjë punë ta përfundojë deri në fund. Është shumë i varur nga ne prindërit dhe sidomos nga gjyshja. Nuk është në gjendje që të luaj vetëm nëse aty nuk ndodhet dikush. Sjellja e tij është shumë e mirë me të moshës madhore, kurse me fëmijët e moshës së tij zakonisht donë ta luaj rolin shumë dominues. Fëmija im është i dyti pas vajzës 12 vjeçe dhe është rritur në një ambient me gjyshërit.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Nuk shoh ndonjë sjellje të çrregulluar të fëmijës suaj. Është rritur dhe edukuar me persona të moshës madhore dhe sjelljet dhe veprimet e tij janë konfor edukatës së marrë nga personat që janë përkujdesur për të. Për të ndryshuar tani sjelljet e tij duhet të punoni vetë si nenë të përkushtoheni më tepër rreth tij, sepse nuk është vonë. Sapo të shkojë në shkollë kontakti me mësuesen, me bashkëmoshatarët e tjerë do të ndikojë në formësimin e tij, prandaj mos u merakosni, por edhe mos i anashkaloni sjelljet dhe veprimet e tij. Ju sugjeroj që të jeni ‘vëzhguese’ e sjelljeve dhe veprimeve të tij. Por, patjetër ju sugjeroj që para se ta dërgoni në shkollë, të konsultoheni me ndonjë psikolog për të marrë konfirmimin se fëmija a është i përgatitur për të shkuar në shkollë apo duhet pritur…


Përshëndetje e nderuar, ju përgëzoj për punën tuaj. Jam 28 vjeçe, e martuar, nga natyra jam, këmbëngulëse, pozitive dhe ambicioze. Nuk kam pasur probleme me depresionin, mirëpo që e vogël përjetoj disa sulme që në internet i kam hasur si “deja vu”, më duket se atë moment e kam përjetuar më parë (ambientin, aromën në dhomë, dritën apo errësirën që mbizotëron, mënyrën se si flasin njerëzit). Në ato momente më plogështohet gjithë trupi, kam nevojë të ulem se më këputen këmbët dhe duart. Nëse jam duke folur, ndalem, sepse nuk kam fuqi të vazhdoj dhe më duket se do të më bie të fikët, por nuk alivanosem dhe nuk shkëputem nga realiteti. Kjo ndodh disa sekonda apo një minutë dhe dalëngadalë më kalon e unë e marr veten. Por problemi është se nëse më ndodh disa herë në ditë, më mundon shumë dhe fillojnë mendime të këqija në kokë që i luftoj shumë dhe nuk lejoj të më preokupojnë, mirëpo më kaplon një depresion i lehtë dhe më bën të jem e brengosur dhe jo e lumtur pa ndonjë shkak. Kjo periudhë zgjat 10 deri 15 ditë dhe pastaj më kalon. Ka fillimin më të lehtë me nga një sulm, kah mesi sulmet shpeshtohen deri në disa herë në ditë dhe atëherë jam shumë keq, pastaj si kalon një javë dalëngadalë, sulmet rrallohen dhe pas dy javëve gjendja më përmirësohet krejtësisht.
Vitet e fundit i regjistroj këto ndryshime dhe e kam vërejtur së këtë periudhë e përjetoj në çdo dy muaj. Është interesant se kam edhe aurë, e di se kur do të ndodhë dhe besoni doktoreshë se i ndryshoj planet që kam, pasi në ato momente mendoj se do të marr vendime me të cilat ma vonë nuk do të jem e kënaqur.
Më falni që e zgjata, por deri tash nuk kam folur me njeri për këtë, nuk kam përdorur asnjëherë ilaçe, edhepse jam e martuar, nuk kam akoma fëmijë, sepse nuk duam vetë, por mund të them se kam shumë stres nga provimet, nga lufta e përditshme me ambientin i cili më rrethon, nga dëshira për të arritur qëllimet që ia kam vënë vetes (në aspektin e shkollimit e kam fjalën) dhe që ndoshta jam pak e ashpër me veten time. Nuk pranoj kurrë të mos mund të arrij atë që e kam vendosur.
Më tregoni a është kjo sëmundje psikike, a duhet të shkoj te mjeku, çfarë të bëj?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Me vëmendje e kam lexuar letrën tuaj. Kisha pas dëshirë të të takoj dhe të bisedonim më gjerësisht për problemet që ju preokupojnë. Këto përjetime që ju i prezantoni, hyjnë në kuadër të çrregullimit disociativ. Me pak fjalë do mundohem t’ju shpjegoj se për çfarë bëhet fjalë.
Termi disociativ dmth, simptomat rrjedhin nga mungesa e koordinimit të funksioneve të ndryshme psikologjike, përderisa te ju vie në shprehje çrregullimi i depersonalizimit – që paraqitet me episode të përsëritura ose të qëndrueshme depersonalizimi gjatë të cilave njerëzit kuptojnë se janë observues të shkëputur nga proceset mendore ose nga trupi i tyre ose janë në ëndërr. Njerëzit me këtë çrregullim shpesh tregojnë për përshtypjen sikur janë duke parë një lojë, më shumë se sa janë duke marrë pjesë në jetën reale ose janë duke e parë vetën nga distanca. Episodet e depersonalizimit përbëjnë çrregullim vetëm kur individit i shkaktojnë shqetësime të dukshme. Çrregullimi zakonisht është kronik me përmirësime dhe keqësime varësisht nga shkalla e ankthit dhe depresionit. Pacienti është i vetëdijshëm për natyrën subjektive të kësaj përvoje. Përderisa në tabllon klinike përshkruajnë ndjesinë e të qenurit ireal, të përjetimeve ireale të percepcioneve, poashtu referojnë se emocionet i kanë të mpira dhe veprimet mekanike. Në mënyrë paradoksale ankohen se kjo mungesë ndjeshmërie është tepër e pakëndshme. Simptomat e përshkruara përcillen me ankth, depresion deja vu – dhe ndryshime në përvojën e kalimit të kohës. Shpeshherë duhet përjashtuar shkakun primar, depresionit, ankthin e gjeneralizuar apo sindromën organike duhet eliminuar.
Etiologjia nuk dihet dhe trajtimi është mjaft i vështire, një kombinim i terapisë së sjelljes dhe psikoterapi kishin me dhënë rezultate.
Sidoqoftë, nëse ankesat e sipërshënuara ju pengojnë, lajmërohu!


Jam një vajzë 22 vjeçe. Kam një problem shumë të madh psikik që e kam shumë të vështirë ta heq qafe. Vuaj nga një fobi që, dashje pa dashje, më duhet të përballohem me të çdo ditë, quhet ankth, fobi sociale (shoqërore). Më dridhen duart kur jam përballë njerëzve që i shoh rrallë ose kurrë, por jo para personave të familjes sime. Kjo më ndodh psh kur ha ose pi para tyre ose ju shërbej me pije ose me çdo gjë. Si të di se ka për të ardhur dikush që nuk vjen shpesh ose që më intereson mendimi i tij/saj. Bëhem nervoz, më kap stresi. Më është bërë jeta e mërzitshme, edhe të tjerë po e vërejnë këtë.
Çka më sugjeroni? Pres me padurim përgjigjen tënde.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Ju ndjeni pasiguri, nervozë, ankth e simptoma tjera në vende ku duhet të paraqiteni e sidomos para njerëzve të panjohur. Kjo gjendje dhe kjo frikë që juve ju përcjell ju pamundëson që të funksiononi dhe i ikni takimeve të tilla dhe me çdo kusht nuk doni të ballafaqoheni me situata të tilla. Një pyetje do ta bëja: pse po i respektoni aq shumë njerëzit me të cilët keni kontakt, kujdes më tepër duhet ta doni veten, e pastaj të tjerët. Sido që të jetë, preferenca ime do të ishte që ju ta vizitoni patjetër psikiatrin. Mos i humbni shpresat.


Përshëndetje. Së pari ju përgëzoj për punën që po e bëni dhe po ju ndihmoni shumë njerëzve. Jam 23 vjeçe, e martuar. Kam problem me frymëmarrje, kam qenë te mjeku, kam menduar që jam e ftohur, por mjeku më ka thënë se e kam prej frikës, sepse shpesh herë kur gaboj diçka, frikohem shumë, më vjen një ligështi prej lukthi, mandej më zihet fryma edhe bllokohem në gjoks dhe në hundë. Bëhem shumë nervoz dhe e tërë trupi më dridhet, koka më ushton, kam përdorë Bronles 375mg 3×1, Lexarium1.5mg 2×1, Amoxilin 500m çdo 8 orë. Kam përdorë dhe bedoxin. Jam shumë e brengosur, nuk e di se çfarë të bëj, të lutem doktoreshë, më trego çfarë të bëj. Pres përgjigjen tuaj dhe ju urojë punë të mbarë.
Faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, te ju behet fjalë për çrregullim ankthi dhe ju kisha preferuar që sa më parë ta kontaktoni psikiatrin dhe të fillohet me terapi adekuate. Prandaj, mos humb kohë.


Përshëndetje. Së pari ju përgëzoj për punën që po e bëni dhe po ju ndihmoni shumë njerëzve. Jam 23 vjeçe, e martuar. Kam problem me frymëmarrje, kam qenë te mjeku, kam menduar që jam e ftohur, por mjeku më ka thënë se e kam prej frikës, sepse shpesh herë kur gaboj diçka, frikohem shumë, më vjen një ligështi prej lukthi, mandej më zihet fryma edhe bllokohem në gjoks dhe në hundë. Bëhem shumë nervoz dhe e tërë trupi më dridhet, koka më ushton, kam përdorë Bronles 375mg 3×1, Lexarium1.5mg 2×1, Amoxilin 500m çdo 8 orë. Kam përdorë dhe bedoxin. Jam shumë e brengosur, nuk e di se çfarë të bëj, të lutem doktoreshë, më trego çfarë të bëj. Pres përgjigjen tuaj dhe ju urojë punë të mbarë.
Faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, te ju behet fjalë për çrregullim ankthi dhe ju kisha preferuar që sa më parë ta kontaktoni psikiatrin dhe të fillohet me terapi adekuate. Prandaj, mos humb kohë.


Përshëndetje zonjë, më vjen mirë që jeni inkuadruar për ndihmë gjithë atyre që kanë probleme të ndryshme psikike. Unë kam një pyetje për burrin, jemi martuar gati 1 muaj dhe ai në gjumë, shpesh zgjohet, ndoshta tre apo katër herë (i frikësuar, flet dhe shikon në dhomë, sikur sheh diçka) trembet keq, nuk e din se çka po i ndodh. Para 7 muajve pas një vdekje të një familjari, burri im merr barna për depresion-Cipralex.
Ju lutem, pres mendimin tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, fillimisht ju përshëndes. Shumë pak kemi të dhëna për sëmundjen e shokut tuaj, por me sa e kuptova ka problem me gjumë dhe se është nën ndikimin e barnave antidepresive. Sipas jush sëmundjen e ka precipituar vdekja e një anëtari të familjes, por mendoj se duhet doemos të vizitohet burri juaj sërish te psikiatri dhe ta merrni konfirmimin e plotë të tij për atë se a duhet të vazhdoj, të shtojë terapi apo terapia duhet të ndërpritet. Nëse problemet ju kanë lajmëruar pas vdekjes së anëtarit të familjes, duhet të kalojë një periudhe kohore derisa ai të pajtohet me humbjen dhe të stabilizohet në aspektin psikik. Prandaj, shpresoj se burri juaj nuk ka pasur përpara probleme të kësaj natyre. Mbesim me shpresë që gjithçka do të bëhet mirë.


Përshëndetje! Jam një vajzë 27 vjeçe. Vuaj nga ankthi, së pari më është paraqitur në klasë të gjashtë të shkollës fillore. Por, në fillim, ankthet i kam pasur të lehta, por tash kanë filluar të bëhen edhe më të vështira po më pengojnë shumë. Nëse ëndërroj duke m’u zënë fryma, atëherë edhe ditën do të kem probleme me frymëmarrje, ose nëse ëndërroj se më është paralizuar fytyra, atëherë gjatë ditës kam për të pasur këtë ndjenjë. Duart më dridhen sidomos, nëse ndonjë mysafir e shërbej me kafe, ose kur jam në provim.
Ju përshëndes dhe jam në pritje të një përgjigje nga ju.

Faleminderit!

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, jeni mjaft e ngarkuar, e nderuar. Përpara e keni pasur ketë gjendje, por nuk ju ka penguar, tani kjo situatë po ju pengon në kryerjen e detyrimeve të përditshme. Me prezantimin e gjendjes suaj, ju duhet t’i drejtoheni menjëherë psikiatrit dhe të bisedoni shtruar për problemet që ju brengosin. Pra, mos humbeni kohë.


Përshëndetje doktoreshë Së pari desha t`ju përgëzoj për punën tuaj, që ndoshta një ditë do të jetë profesioni im. Unë kam një problem që në psikologji quhet “ADHD”` ose rritje e hiperaktivitetit. Kam problem me përqendrimin në mësime, nuk mund të përqendrohem në mësim…e lexoj mësimin, por është e pamundur të arrij të fus diçka në mendje. Kisha dashur që të më jepni një përgjigje të shpejt, sepse është urgjente. Profesorët po shpjegojnë, kurse unë kurrsesi t’i mësoj mësimet. Unë tanimë kam një ilaç për këtë sëmundje që nuk preferohet (marihuanë), por nuk dua ta bie punën për ta përdorur atë. Kështu që, të lutem, më ndihmo!.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Problemi juaj është mjaft brengosës. E themi këtë në bazë të asaj se jeni shumë i shqetësuar për gjendjen tënde dhe në bazë të asaj se po mendoni se ilaçi juaj është “marihunaa. Jo, ky është një gabim shumë i madh dhe mos lejo në asnjë mënyrë të involvohesh në ‘ujëra të turbullta’, se nuk të qojnë në shërim, por në shkatërrim. Ju mungon koncentrimi në shkollë, por unë mendoj se nuk është hiperaktiviteti në pyetje, po një ngarkesë e juaja qe përkon me moshën tënde. Jeni në fazën e pubertetit dhe në një periudhë kur nuk e dini se kush në fakt jeni, jeni në kërkim të identitetit tuaj personal. Prandaj, kujdes, bisedo me prindërit për problemet që të preokupojnë dhe mundohu ta gjesh një zgjedhje më të mirë dhe assesi drogën.


Përshëndetje e nderuara dr. Samire. Nëna ime ka qenë paciente në spitalin regjional të Prishtinës para 8 viteve, ndërsa që ju keni qenë mjeke e dhomës. Ajo ka pasur problem me depresion dhe pasi ka qëndruar ne spital, ka pasur përmirësime të suksesshme të shëndetit të saj.
Një neuropsikiatër tjetër i kishte caktuar terapinë shtëpiake të cilën e ka përdor një kohë të gjatë dhe pasi që e kishte ndërprerë ka qenë shumë mirë.
Dg. Çrregullim depresiv
Th. Tab.Fluoxetin 20mg S.1-0-0
Tab.Bensedin 5mg S.1-1-1

Tani është e mërzitur dhe prapë ka probleme të çrregullimit depresiv. Ishte në vizitë tek një psikiatër tjetër, ai e kishte lexuar fletëlëshimin tuaj dhe e ka caktuar këtë terapi
Tab. Flusetin 20mg 1+0+0
Diazepam 2mg 1-0-1

Desha t’ju pyes më hollësisht, a keni mundësi te me këshilloni se a ka ngjashmëri kjo terapi dhe si të përdoret? A ka mundësi për fillim të jetë terapi më e shpeshtë e më pastaj gradualisht të reduktohet? Cila është këshilla e juaj?

PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Nëna juaj vuan nga çrregullimi depresiv rekurent F33. Do të thotë, para një periudhe kohore ka pasur një episod depresiv që është rikthyer pas disa vitesh. Terapia që tani nëna është duke e përdorur është e njëjtë dhe ju sugjeroj që ta vazhdoni terapinë e filluar, por nënkuptohet që vazhdimisht të jetë nën përcjellje të psikiatrit.
Për sa i përket dozës për të cilën ju kërkoni ta merrni mendimin tim, duhet të caktohet nga mjeku i saj. Vetëm ai e din më së miri se në çfarë doze dhe sa kohë duhet të trajtohet nena juaj. Sidoqoftë edhe një herë ju përshëndes!


Përshëndetje e nderuara doktoreshë. Para tri vite jam diagnostikuar me çrregullim ankthi dhe pas terapisë me citalopram gjendja filloi të kthehet në normalitet dhe asnjëherë s’kam pas ndonjë problem për më shumë se një vit. Tash jam i martuar dhe jetoj në Evropë, por më dukët që ankthi ka filluar të kthehet. Nuk më pengon në kryerjen e detyrave dhe është i përballueshëm deri diku por vendosa të konsultohem me juve. Unë e di që nëse kthehem në Kosovë nuk do ta kem këtë ankth, pasiguri dhe frikë për të ardhmen në përgjithësi. Desha të di nëse do zhduket ky ankth pasi adaptimit këtu në vend të huaj apo si mendoni? Ndonjë këshillë?
Të uroj shëndet dhe lumturi.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Nuk mendoj se keni arsye që të ktheheni mbrapa. Mendoj se pas një trajtimi adekuat gjithçka është ‘kthyer në normale’. Nuk ka vend për shqetësim por, nuk keni siguri dhe besim të mjaftueshëm në vetvete dhe me thënë se ‘jam mirë’.
Sigurisht se më mirë e ndieni veten në vendlindje sesa në vendin ku tani jetoni, por mendoj se me kohë do të adaptoheni dhe çdo gjë do të vie në vendin e vet. Vazhdoni të punoni dhe do t’ia dilni kësaj gjendje edhe pa medikamente, por duhet punuar më tepër me vetveten.
Ju preferoj që të merreni me sport apo të dilni me miq dhe shokë në mënyrë që ta tejkaloni më lehtë këtë gjendje. Suksese!


Jam një vajzë 29 vjeçe. Kam qenë e martuar, jam ndarë nga burri. Shakatare ka qenë e kaluara ime. Para se të martohemi unë i kam treguar atij disa gjëra, porse kur u martuam, i çdo ditë tentonte që të dinte çdo gjë që kisha kaluar unë. Unë, ndoshta nuk jam sjellë mirë, sepse me gjithë tentimet që bënte ai dhe kureshtjen për atë kohë, unë nuk i tregoja çdo gjë. Unë isha në presion aq të madh nga ai, sa gati nuk jam çmendur, kam pasur edhe mendime për vetëvrasje. Shkova në spital për t’u shëruar, burrit i thashë se nuk mundemi me qenë më bashkë. Pastaj, ai më tha që do të tentojmë të zgjedhim problemin, por t’i tregoja çdo gjë të kaluarës. Unë nuk doja ta humbas burrin dhe fillova t’i tregoja të gjitha që kisha përjetuar dhe në fund, ai më tha që kjo punë ka përfunduar dhe më nuk do të bisedojmë.
Dhe martesa jonë përfundoi kur unë nuk isha e sigurt se a po e dua vetëm burrin tim Mbas ndarjes me të, nuk kam ndjerë nevojë ta thërras askënd.
Në jetën time e kam pas edhe një herë një rast me një djalë jashtëzakonisht xheloz. Kam qenë me të 2 vite. Poshtu, edhe ai ka kërkuar që të di gjithçka për jetën time. Ato që unë ia kam treguar atij, ai ia ka përcjellë babait tim.
Doktoreshë, pikërisht për këto arsye, kërkoj ndihmën tuaj, sepse kam ndonjëherë edhe dhembje koke, kur e ndjej veten fajtore, por edhe ndjehem keq para familjes, e sidomos babait.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Pas një lidhjeje të dështuar dhe të pasuksesshme, pa e kthjell mendjen mirë, keni vendosur dhe jeni martuar me personin ‘prapë të gabuar’. E nderuar, para se të vendosni që të martoheni, duhet mirë të mendoni. Është shumë me rëndësi ta njihni personin paraprakisht, të keni njohuri të mjaftueshme për karakterin e tij, personalitetin dhe ‘të mirat dhe të këqijat’ e tij, në mënyrë që sadopak ta njohësh atë. Personi që me të vërtet ju donë, unë mendoj, se nuk do t’i kishte interesuar e kaluara juaj. Por personi në fjalë, e ka shfrytëzuar papërgatitjen tuaj për të hyrë në jetën bashkëshortore dhe me shantazhime të vazhdueshme ka menduar të vazhdojë jetën me ty. Gabimi kryesor yti qëndron në atë se pa i njohur mirë personat në fjalë, fillon dhe ju bindesh kërkesave dhe sugjerimeve të tyre. Është e pamundur që në jetë të mos gabojmë, por unë mendoj se ju gaboni pikërisht në atë që po ju besoni njerëzve pa i njohur mirë karakteret e tyre. Shkurt, prej një gabimi po e bëni gabimin tjetër dhe me këtë rast ju e humbni besimin dhe sigurinë në vetvete. Përmende në një rast se keni tentuar të vetëvriteni, shumë gabim. Duhet të mendoni para se të veproni.
Do ju sugjeroja qe të kontaktoni me psikiatrin dhe më hollësisht të diskutoni për problemet e juaja.


Doktoreshë, kam nevojë për këshillën tënde. Jam 27 vjeçe, kam qenë e martuar, kam 2 fëmijë që jetojnë me babin e tyre. Unë tashti jam fejuar dhe kam jetë shumë të mirë. Asgjë nuk më mungon, kam kontakte me fëmijët, në familje kam raporte të mira. Por, tërë kohën kam një parandjenjë se po vdes, më kaplon frika. Nuk po mundem të ha, as të pi. Kam qenë te mjeku dhe më ka dhënë Haldol, 7 pika në mëngjes, 7 në mbrëmje, lexilium, gjysmë në mëngjes, një në mbrëmje dhe starcitin, një në mëngjes, por pa ndonjë përmirësim. Kam çrregullime gjumi dhe frikohem se po do ta përjetoj këtë me të fejuarin që e kam të mrekullueshëm.
Të lutem doktoreshë, çka më sugjeroni?

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Me sa e kuptova jeni duke u trajtuar nga ana e psikiatrit dhe merrni terapi pakëz ‘të rënduar’. Arsyen e ndarjes nuk e keni përmendur, por është shumë me rëndësi në këtë rast. Nga martesa e parë keni dy fëmijë për të cilët interesohet ish burri juaj. Atëherë mirë, jeni fejuar tani dhe shpresoni në një lidhje më të suksesshme. Brengat tuaja aktuale janë shumë të arsyeshme, fëmijët janë ata të cilët të sjellin në këtë gjendje. Nëse mendon të kesh sukses në martesën e dytë, duhet të fillosh nga e para. Duhet bindur veten se fëmijët do jenë mirë, ndërsa ju duhet të vazhdoni jetën.
Sa i përket terapisë, po më duket paksa e tepruar, por sidoqoftë, ju vendosni se te cili psikiatër të drejtoheni. Mos u frikoni nga e ardhmja!


Përshëndetje e nderur! I fejuari im me të cilin jemi që prej 9 vitesh, i ka të gjitha kushtet si, materiale, sociale, familjare, ka shoqëri të gjerë, e respektojnë të gjithë, nuk ka pasur asnjë vështirësi në jetë, është shumë i pashëm dhe ka pasur lidhje me shumë femra të llojeve të ndryshme. Ai është 30 vjeçar, kohët e fundit se zë vendi vend, ka shtrëngime në zemër, turbullime në lukth, ka filluar me mendime që i ka kaluar të gjitha kënaqësitë e jetës. Kurrgjë s’është më interesant për të, është jashtëzakonisht nervoz, në disa raste përdor edhe dhunën fizike, e humb totalisht kontrollin, është bërë i dhunshëm edhe me familjarët e vet, thyen gjëra, nganjëherë e lëndon edhe vetveten, shfaq xhelozi te pakuptimtë. Ndonjëherë shpif dhe imagjinon gjëra në lidhje me mua dhe i duhet kohë për me u bind që i ka shpifur vet dhe që s’janë të vërteta… Të nesërmen bëhet pishman, e urren vetveten me raste, më thotë se nuk është për mua, unë meritoj më shumë, etj. Mbyllet në vete, konsumon alkool vazhdimisht. Më thotë se s’është mirë psikikisht, bile edhe nuk më qëndron besnik. Ju lutem, tregomëni, a është lloj depresioni apo është fazë kalimtare që i ndodh gjithsecilit dhe a duhet të kemi mirëkuptim qoftë edhe për dhunën fizike! Ju lutem të më përgjigjeni, sepse më parë s’kam marrë përgjigje.

PËRGJIGJE:
Të përshëndes këtë radhë, do ta marrësh përgjigjen gjithsesi. Së pari të sqarohemi, kjo çka po i ndodhë të fejuarit tuaj nuk i ndodhë ‘gjithsecilit’. I fejuari juaj aktualisht qenka në një stad të depresionit, por të shprehur siç e quajmë neve ne psikiatri agjitim të theksuar psikomotor, dmth.shqetësim i përcjellur me veprime edhe të dhunshme. Nuk kam informacion të mjaftueshëm se a ka problem me gjumë, me disponim, vullnet et. Por, me sa e kuptova paska nevojë imediate për psikiatrin dhe duhet menjëherë të fillohet me terapi. Ndoshta ka nevojë për hospitalizim, por detyra jote e parë është ta sjellësh te psikiatri dhe me kujdes të vlerësohet rasti. Ndihma juaj në këtë rast është e domosdoshme. Mos u hidhëro, por gjeje mënyrën se si ta bindësh të shkojë te mjeku. Pra, mos humb kohë, por drejtohu te mjeku se atje e ka shërimin.


Jam 15 vjeçe, nxënësja më e mirë në klasë, dëgjoj arsimtarët, mundohem që të arrij çdo gjë në mësime dhe ia dal. Jam e urtë në shkollë dhe mundohem që të jem e mirë me të gjithë, por në shtëpi jam krejt e kundërta, shumë nervoze edhe për një fjalë të vogël çmendem krejt, u bërtas të gjithëve. Kur kam qenë më e vogël edhe punoja në shtëpi, i ndihmoja mamit, por tani ‘s’ma do’ asgjë. Jam shkatërruar plotësisht, madje edhe me njerëz tjerë, reagoj sikur të prek diçka që ekspodon. Kur i bërtas dikujt, nervozohem po edhe pendohem disi, ndonjëherë edhe qaj, duke menduar në vete pse s’jam si më parë. Shpeshherë më ka shkuar mendja edhe të bëj vetëvrasje ose të ikë nga shtëpia.
Ç’duhet të bëj?

PËRGJIGJE:
Përshëndetje e nderuar, jeni ne fazën e pubertetit dhe kjo është arsyeja pse e ndieni vetën kështu. A e dini se në pubertet bëhen ndryshime të mëdha, si në aspektin fizik ashtu edhe në sferën psikike. Ju ende jeni në kërkim të identitetit tuaj, bëni veprime që nganjëherë çuditeni edhe vetë se ‘pse’. Por kjo fazë është kalimtare dhe se çdo fëmijë e kalon këtë fazë.Nuk keni arsye të brengoseni por ju kisha sugjeruar që më tepër të bisedoni me të afërmit tuaj, të keni durim, të dëgjoni, sepse është e nevojshme në këtë fazë të merrni konfirmimet dhe sugjerimet e prindërve, sepse ata janë të parët që duhet të udhëzojnë në rrugë të drejtë. Në asnjë mënyrë nuk duhet humbur shpresat, por vetëm përpara. Thashë, është periudhë kalimtare, pra kërkohet nga ju që të jeni pak më e durueshme.


Përshëndetje. Jetoj në perëndim, jam i martuar, i kam dy fëmijë. Jam vesveseli. Çdo gjë që ha, më duket se më bën dëm. Shpesh herë kam vizituar mjekun, por analizat dalin mirë. Po dola nga shtëpia, më zihet fryma, më dhemb lukthi. Shpesh mendoj se do të vdes. S’kam vullnet për jetë.
Do t’ju falënderohesha, sikur të marr përgjigjen tuaj, doktoreshë.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nuk e keni precizuar saktë se kur ju kanë lajmëruar këto probleme, por e kuptova se datojnë që moti. Fillimisht mos u shqetësoni, sepse ka zgjidhje për këto ankesa. Edhepse keni humbur shpresën për momentin, unë mendoj se duhet shkuar përpara. Është në pyetje një ankth i përcjellur në momente të caktuara me atak paniku. Ju sugjeroj të konsultoheni me psikiatrin në vendin ku jetoni. Një kohë keni me përdorë terapi dhe besoj se çdo gjë do të bëhet mirë. Suksese!


Fëmija im është 12 vjeçar dhe ai tërë kohën e mban një shishe me ujë. Arsyeja e tij sa kam mund ta kuptoj edhe pse nuk ka dëshirë të flas në lidhje me këtë problem është se ka frikë mos po ngulfatet edhe nuk mund të marrë frymë. Po ashtu, ka frikë nga hapësirat e mbyllura, nuk dëshiron të qëndrojë vetëm në shtëpi. Tjetër, është më pak i zhvilluar se sa fëmijët e gjeneratës së tij. Doktoreshë, a mund të ndikojë edhe kjo ngarkesë e tij në zhvillim? Ju kisha lutur të më këshilloni se si të veprojmë.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Zonjë e nderuar! Fëmijën tuaj e mundon ankthi, frika nga hapësirat e mbyllura, frikë se ‘po ngulfatet’. Aktualisht nuk ka besim në vete dhe siguri, që janë parakushte themelore për funksionim normal. Fëmijën e mundon ankthi i përcjellë me frikë se do ‘t’i ndodhë diçka’, ‘shishen me ujë e bartë për shkaqe të risigurimit të vetvetes. Vetëm në këtë mënyrë është më ‘i sigurt’. Është mjaft brengosës problemi të cilin ju e përshkruani, por mendoj se në ndihmë do t’ju dalë psikiatri, prandaj, mos hezitoni. Me kujdes duhet të merren informacione nga fëmija, prindi dhe arsimtari i fëmijës me qëllim që të arrihet arsyeja e një frike të tillë. Tung!


Përshëndetje. Jam i martuar, kam një fëmijë, por brengosem sepse e luaj bixhozin shumë. Dita-ditës po shkatërroj gjithçka, familjen dhe të afërmit e familjes.
I kam humbur shpresat. Ju lutem, pres ndihmën tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Fillimisht të përgëzoj për iniciativën që ke ndërmarrë për t’i ndihmuar vetvetes. Motivacioni është ai që të shtyn që ta braktisësh një shprehi të tillë, e cila po ju sjell humbje të madhe, si financiare, ashtu edhe probleme të shumta në familje. Vetëdijesimi është shumë me rëndësi në këto raste. Mirë, atëherë ju kisha sugjeruar ta vizitoni Psikiatrin dhe sigurisht se do te trajtoheni në mënyrë adekuate. Nëse ky vullnet i juaji dominon, nuk do të ketë problem sa i përket mjekimit. Sukses….


Përshëndetje doktoreshë, jam një 18 vjeçar që kam nevojë për këshillën tuaj. Ka 8 muaj që trajtohem pasi vuaj nga një gjendje ankthi-depresive, përdori antidepresiv (deprozel 30 mg), diazepam (2mg).Gjendja ime dukshëm është përmirësuar, por shqetësimi im fillon kur dëgjoj për sëmundjet e njerëzve, shqetësohem tepër për ata, sepse kam pasur një përjetim të keq në fëmijëri kur me diagnostikuan gabimisht me sëmundje zemre.
Doktoreshë, ju lutem, si të reagoj kur ndodhem pranë situatave të tilla. Jam nxënës superior, por kjo ngarkesë nuk më hiqet dot.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje! Shumë bukur e përshkruani situatën në të cilën gjendeni. Barnat të cilat i keni përdorur dmth. antidepresivë me anksiolitikë, kanë dhënë efektin e duhur, por mos harro duheni edhe ju vet të investoni në shëndetin tuaj dhe në tejkalimin e situatës së tanishme. Ju preferoj që të diskutoni me psikiatrin tuaj dhe ndalu, pikërisht, në atë që ty të mundon, dmth. e kaluara dhe stresi që keni përjetuar në moshën e re. Aty qëndron esenca e ankthit tuaj. Me ndihmën e tij do ta tejkalosh sëmundjen.


Përshëndetje e nderuar. Unë, së pari nuk e di nga t’ia filloj…Jam shume me stres ditëve të fundit. Me miken time, kam biseduar shumë gjera përmes mesazheve…dhe kam frikë se ajo do t’ia tregoj dikujt ato. Nervoza ime është e tepruar saqë po nuk e bëjnë ato që i them i godas. A është kjo punë nga stresi apo si? Vërtet u ndjeva shumë e gëzuar që tani mund te flas me ju pikërisht për gjërat të cilat i kam. Çka më thoni ju, si të veproj? Jam shumë e penduar që ia kam dërguar mesazhet. Ju lutem të më ktheni përgjigjen. Ju përshëndes, ia kaloni sa më mirë!

PËRGJIGJE:
E nderuar! Përderisa i keni dërguar mesazhe shoqes suaj, jam e bindur se keni pasur besim tek ajo. Por, tani jeni penduar dhe ndiheni e zhgënjyer për një veprim të tillë. Pse jeni e penduar, ka arsye të shumta: ndoshta tani po e njihni më mirë karakterin e saj dhe të lënë të mendosh se ke gabuar, apo ndoshta marrëdhëniet e juaja me të kohët e fundit janë të ‘ftohta’(këto janë vetëm disa nga supozimet sepse ju nuk keni dhënë informata më të hollësishme dhe pak dimë për shoqen tënde).Sidoqoftë, mos u ktheni mbrapa, këtu nuk ka vend për pendim, por, kujdes herëve tjera, duhet të kesh bes&

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori