LAJMI I FUNDIT:

Dr. Bujar Berisha, Psikiatër me qasje psikoterapeutike

Dr. Bujar Berisha, Psikiatër me qasje psikoterapeutike

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Dr. Bujar Berisha
Psikiatër me qasje psikoterapeutike
tel: 045 979 944


Përshëndetje doktor. Jam 28 vjeç, jetoj në Gjermani. Kam 3 vjet që kam përdorur kokainë dhe alkool dhe e kam tepruar shumë. Tani, kam 6 muaj që e kam ndërprerë, nuk konsumoj më, vetëm ndonjëherë fare rrallë kur dal në ndonjë ‘party’. Gjatë këtij 6 mujori, mund të kem konsumuar 3 herë, por pothuajse jam distancuar komplet nga konsumimi i drogës. Gjithë kësaj kohe kam disa shqetësime, më duket sikur më merret fryma, më rrah zemra fort, nervozohem shpejt fiksohem për ca gjëra koti, jam sikur në gjendje ankthi, tip paranojash.
Gjatë vizitës sime në Tiranë, mjeku neurolog, më rekomandoi Alprazolan, L- Carnitine dhe Mitrazopine 30mg.
Doja t’ju pyesja nëse ky mjekim është vartës apo jo dhe i përshtatshëm dhe, këto ilaçe a japin ndonjë efekt anësor?
Gjithashtu dua t’ju pyes, ngase më vijnë këto shqetësime?
Dua të shtoj që kam filluar një jetë normale, jam në punë dhe jam fejuar. Kam dhe shumë probleme që më duhet t’i rregulloj tani nga e para për t’i vënë gjërat në vijë, sepse më përpara nuk doja t’ia dija për asgjë. Jam pak në stres, sepse kam një ngarkesë psikologjike ngaqë i kam bërë gjërat për së mbrapshti e tani më duhet t’ja nis nga zeroja për të krijuar jetën.
Faleminderit. Shpresoj të marr një përgjigje nga ju!

PËRGJIGJE:
Ju keni pasur një të kaluar të ngarkuar. Nga të dhënat tuaja kuptoj se ju keni abuzuar me substanca psikoaktive. Vendimi për t’u konsultuar me mjekun është zgjidhja më e mirë e mundshme të cilën ju tashmë e keni ndërmarr. Por, tani është me rëndësi që t’i përmbaheni këshillës së mjekut në kuptim që të eliminoni çdo formë të abuzimit, kjo do të ishte një sukses i madh në përpjekjet për trajtimin e tërësishëm të vështirësisë tuaj. Nëse i përmbaheni udhëzimeve të mjekut që ju ordinon terapinë nuk keni nevojë të brengoseni nga varësia e barërave që keni potencuar.
Meqenëse ju nuk keni përshkruar ndonjë ndryshim tek vetja juaj që do të kishte të bënte me efekte anësore, “mos do të thotë kjo se ju i shikoni me rezervë këto barëra”. Parimisht duhet ta keni të qartë se çdo barë mund të ketë afekte anësore tek persona të caktuar, madje ka raste kur disa efekteve të padëshiruar ju duhet një kohë e shkurtër deri sa organizmi të adaptohet me pranin e substancës së re, për këtë arsye preferohet konsultim me mjekun që ka ordinar terapinë në rast se është e nevojshme.
Përdorimi i substancave psikoaktive shumicën e rasteve afekton strukturën e personalitetit, prandaj hapi juaj shumë i mirë por, jo edhe i lehtë për ta ndërprerë abuzimin me këto substanca, medoemos kërkon nga ju forcë për ta tejkaluar. Marrja e barërave ju lehtëson të kaloni këtë problem. Po ashtu ju rekomandoj që këtë ta kombinoni me psikoterapi.
Për fund dua të ju përgëzoj për fillimin e jetës normale dhe ju inkurajoj të vazhdoni kështu por, duke e vlerësuar të ardhmen tuaj me kënaqësi, me durim, e me punë. Jo si burim stresi apo frike.


Përshëndetje doktor. Jam 19 vjeçare, kam problem se nuk mundem të rri pa lëvizur. Kam shumë vese, i ha shpesh thonjtë deri në mish, duart i mbaj në xhep shumicën e herëve sepse më dhembin. Pastaj, nuk lë stilolaps pa e futur në gojë, lugë të kafesë saqë edhe dhëmbët i kam krisur pak. Kam shumë kritika prej familjes sidomos prej babit. Edhe në punë mezi që rri, sepse nuk mundem të rri pa lëvizur. Kur kam qenë fëmijë, kam pasur trauma për një arsye familjare. Pastaj kam qenë shumë e ndrojtur, si e frikshme, por tashti nuk e kam më atë problem.
Pres përgjigje nga ju.

PËRGJIGJE:
E kaluara e individit bënë që në qelizat trunore të mbesin engrame pra, gjurmë të përhershme. Mos u shqetësoni për këtë fakt, sepse ne e kemi të vështirë mbase edhe të pa mundur për ta harruar apo ndryshuar të kaluarën. Por, e mira është se, ne mund të ndryshojmë qasjen tonë ndaj të kaluarës në kuptim që të ndihemi rehat në lëkurën tonë. Nga kjo perspektivë ekziston mundësia për ndryshime pozitive.
Sjellja juaj është rezultat i gjendjes suaj psikologjike (konflikteve brendapsikike), kjo sjellje manifestohet si mënyrë për lirimin e ngarkesës psiko-emocionale.
Ju rekomandoj të konsultoheni me ekspert të shëndetit mendor, sepse përmes ndihmës profesionale është e mundur ta tejkaloni këtë vështirësi.


Jam tip shume emocional, i lidhur shume me familje, i shoqërueshëm shumë, por me dëshirë të jem në qendër të vëmendjes, sepse mundohem t’i disponoj të gjithë. Ne anën tjetër, jam shumë i turpshëm. Jam frikacak në shumë aspekte.
Prej moshës 15-16 vjeçare kanë filluar komplekset te unë, së pari kisha probleme me djersitjen e tepërt nënsqetulla, pastaj pas një frakture në këmbë kam ndejë shtrirë për më shumë se 3 muaj dhe fitova peshë shumë të madhe. Deri në moshën 22-23 vjeç kam qenë tip që kam dal shumë ditën e natën, pastaj fillova të takohesha me një vajzë dhe i reduktova daljet.
Para afërsisht 3 viteve, një mik imi kishte gjakderdhje në tru, edhe prej minutave të parë kam qenë me të, fillimisht mendonim se po vdes, pastaj fal Zotit dhe mjekëve, ai u operua jashtë dhe sot është shëndosh e mirë. Gjatë periudhës sa ka qenë duke marrë veten, më ka treguar se si ishin minutat para sulmit, çfarë ishin simptomat. Një natë isha vetëm, bashkëshorten e kisha jashtë shtetit. Kisha ngarkesë të madhe e përfundova fakultetin dhe nuk gjeta punë. E prisja vizën. Atë natë ka filluar njëra prej simptomave që më tregonte miku i. Filluan këmbët e duart të mpihen dhe mendova që gjithçka mbaroi me mua. Ka qenë një natë që nuk mund ta harroj kurrë, plot mendime e mundime deri të nesërmen kur kam shkuar ta bëj CT-në e kokës. Radiologu, më tha se kisha “Atrofi Cerebrale”. Unë nuk e kuptova, por ai filloi të më shpjegonte sikur truri ishte tkurrur dhe kishte filluar të vdesin qelizat, etj. Jam tip i papërmbajtur, por që nuk bëj panik. Fillova të mendoj se si më përfundoi jeta kështu dhe se a do të mund të jetoja sa për ta parë fëmijën që e pritnim për 2-3 muaj.
Pas rreth 10 orëve, në mbrëmje kam shkuar te një neurokirurg, i cili më tha se një diagnozë e tillë nuk qëndron. Ai më rekomandoi të bëja një incizim të qafës, sepse simptomat i përshtateshin qëndrimit të gjatë në kompjuter dhe dëmtimit të qafës.
Më ishin fiksuar fjalët e radiologut dhe assesi nuk i besoja askujt tjetër. Të nesërmen bëra një termin të një radiolog i njohur. Ai më vërtetoi fjalët e neurokirurgut dhe s enuk duhej të shqetësohesha.
Mund të them që prej atëherë, kam pasur rrahje të shumta të zemrës, dhimbje të kokës, javën e parë skuqje të syve dhe dhimbje shumë të madhe kur i lëvizja sytë, shtangim të nofullave, dridhje të duarve, barkqitje. Pas 2 javësh, jam forcuar pak, më kaloi shtangia e nofullave dhe dhimbja e syve. Kërkova ndihmën e psikiatrit, fillova seancat, sepse kisha Çrregullim të personalitetit, merrja Seroxat dhe Xanax. Pas një muaji kam ushtuar jashtë vendit, barnat i kam marr me rregull 2 muaj. Pasi u ktheva, fillova me analiza të ndryshme, të cilat dolën mirë që të gjitha. Unë ndihesha shumë i lodhur, kisha marramendje, dridhje të këmbëve dhe duarve, herë hupsha 5-6 kg e herë i shtoja për kohë të shkurtër. Kisha mpirje të duarve, këmbëve, djersite tepër të mëdha gjatë natës, shpeshherë edhe turbullim të të pamurit. Kam vizituar fiziartin dhe pas incizimit të qafës, me ka thënë që kam spondilozë dhe fillova me terapi fizikale. Në të njëjtën kohë shova në Shkup te një mjek alternativ dhe pastaj më akupunkturë në Prishtinë. Doja gjithçka të bëja për t’u kuruar, por nuk vëreja asnjë përmirësim. Analizat i bëja më shpesh në fillim, kisha nivelin e lartë të kolesterolit edhe triglicedideve. Fillova të shkoj vrapoj. Para 2 jave i përsërita analizat edhe dolën në nivele normale. Unë prapë ndihem keq, kam dridhje të duarve, këmbëve, nervozohem shumë, kam turbullimi në të pamur, marramendje, mendoj vazhdimisht që kam ndonjë sëmundje të pashërueshme, ndihem i lodhur, pa vullnet, të shumtën e kohës nuk di të gëzohem. Shputën e këmbës së djathtë, ka kohë që e ndiej si të mpirë apo të djegur. Kam qene te mjeku vaskular dhe më ka thëne se qarkullimit i gjakut është në rregull.
Kohët e fundit e vërej që frikohem shumë kur mbetem vetëm në shtëpi, tmerrohem mos po vdes ose më keqësohet gjendja e nuk me shoh askënd të më ndihmojë.
Me respekt dhe çdo të mirë, pres ndihmën tuaj doktor.

PËRGJIGJE:
I nderuar lexues ju keni bërë një përshkrim shumë të mirë për gjendjen tuaj. Nga kjo që lexova e kam pasqyrën klinike të qartë prandaj, e kuptoj gjendjen në të cilën po ndiheni ju. Me pak forcë dhe durim do të arrini ta kaloni këtë gjendje.
Përshkrimi juaj i përgjigjet një gjendje anksioze me elemente hipokondrike dhe nëse vazhdon për një kohë më të gjatë kuptohet prek edhe personalitetin. Pastaj çfarë ndodhë? Në raste të tilla individi orientohet kah vetja me idenë se vuan nga ndonjë sëmundje organike duke prezantuar ankesa të shumta ndërsa në anën tjetër analizat rezultojnë mirë. Futja në këtë çark vicioz shkakton konfuzitet dhe rritje të ankthit duke bërë që tërë kohës të keni preokupime ndaj vetës.
Mënyra si keni arritur që të menaxhoni cilësitë tuaja që i gjykoni si dobësi ka të bëjë me aftësitë e mirësjelljes. Në këto raste mund të paraqiteni si i përshtatshëm për rrethin social por papërshtatshmëri ndaj rrethanave krijuese për vetën.
Në situatën tuaj ju motivoj që të merrni trajtim profesional nga profesionist të shëndetit mendor. Është e qartë se përballja me këto vështirësi është e vështirë prandaj ju keni nevojë për trajtim psikoterapeutik, kuptohet duke e mbështetur me farmakoterapi të paktën për një periudhë.
Dr. Bujar Berisha


Përshëndetje doktor. Diçka interesante ndodh me mua: mundohem shumë, por arrij rezultate pak. P.sh., në shkollën fillore dhe të mesme mësoja shumë, por arrija pak. E njëjta po më ndodh edhe në fakultet.
Familjarët nuk janë të kënaqur më mua, pavarësisht përpjekjeve të mia.
Për të m’u realizuar një dëshirë, më duhet të bëj mund të madh, shumë sfida. E kam një sekret që kurrë nuk ia kam thënë askujt, më mundon shumë, por nuk dua ta di askush. Kam gabuar dhe, ndoshta më vonë do të kem pasoja, sepse çdo gjë kuptohet herët a vonë.
Përpiqem t’ju bëj mirë të tjerë, por gjej keq. Gjithë këto e bëjnë kokën time me ankth të madh sa nganjëherë më duket se do të luaj mendsh. Kam telashe me pagjumësi, çaj çdo natë. Jam e lodhur, por nuk dorëzohem.
Jam 19 vjeçe dhe kam përjetuar gjëra të parakohshme.
Doktor, ke ndonjë këshillë për mua?
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar lexuese, megjithatë në fund ju kurorëzoheni me rezultate, tek e fundit kjo është ajo që presim të gjithë. Në gjendje ankthi nuk arrijmë të vlerësojmë gjërat ashtu siç duhet, prandaj instalohet ndjenja e inferioritetit sa që mendohet se të tjerët janë më të suksesshëm dhe të arriturat që bëni janë një pikë uji në deti, vetëm e vetëm për shkak të konfuzionit që ju udhëheq. Nuk jeni e para as e fundit në gabime, nuk ka gabime që nuk përmirësohen, por fillimisht duhet të pajtoheni me gjendjen tuaj që pastaj të arrini të reflektoni mbi situatën që iu ka dëshpëruar.
Keni nevojë për psikoterapi, për mësim të disa teknikave të ballafaqimit dhe rritje të vetëbesimit.


Përshëndetje doktor! Kam një problem që ka të bëjë me mamanë time. Ajo është 58 vjeçe. Ka qenë gjithmonë emotive dhe kjo është gërshetuar me problemet që ka kaluar duke i sjellë si pasojë një gjendje që mjekët e quajnë neurozë hipokondrike. Ajo për një vit ka përdorur Ludiomil dhe Lekotanil. Gjatë kësaj kohe ishte shumë mirë, por doktoresha i tha se duhet ta ndërpriste këtë mjekim, pasi s’mund ta vazhdonte pafundësisht. E ndërpreu dhe gradualisht sëmundja përsëri po i avancon. Tashmë ajo të shumtën e kohës rri shtrirë, nuk ha dhe thotë se i duhet një mjek për zemrën, stomakun, e të tjera si këto. Para disa ditësh, një mjek psikiatër i dha Xanax, i preferoi edhe që të dilte e të lëvizte duke luftuar vetë me sëmundjen. Por, nëse ajo do të ishte aq e fortë mendërisht, nuk do kishte arritur këtu, mendoj.
Ju lutem, më ndihmoni. Shpresoj shumë të më jepni një zgjidhje.
Respekt.

PËRGJIGJE:
Hipokondria përveçse kërkon një trajtim medikamentoz për një kohë të gjatë, gjithashtu kërkon edhe një formë të psikoterapisë mbështetëse, duke e përkrahur personin në vështirësitë që kalon (flasë nga ana e familjarëve).
Bindjet se vuajnë nga ndonjë sëmundje, janë shumë të forta tek këta persona, gjë që bënë që këta nganjëherë t’i qasen një psikoterapie më të integruar me qëllim të menaxhimit të emocioneve dhe të menduarit të zhdrejtë, me qëllim të kuptimit të gjendjes së tyre. Çdo formë rehabilituese ka ndikim pozitiv, por ndikon pak në lehtësim të ankesave që prezantojnë dhe kjo ndodh vetëm për shkak të bindjeve që ka në raport me trupin, organet dhe veten.
Është e nevojshme psikoterapia dhe njëkohësisht trajtimi biologjik.


Përshëndetje Dr.Bujar. Jam 32 vjeçar, përdori barna kundër dhimbjeve si Heptanon, Tramadoll 50Mg, 5 kapsula e më shumë në ditë. I marr 5 tableta përnjëherë në mëngjes, pa ngrënë asgjë ose kur kam metadon marr aq sa kam. Kam provuar t’i lë, por kam mendime vrasëse e vetëvrasëse, depresion të madh si dhe psikika më mundon tepër. I pres duart nëpër vende ku janë venat me zhiletë, poashtu edhe fytyrën e kam prerë në dy vende (kuptohet kur mundohem t’i lë barnat, çmendem prej mendimeve dhe dhimbjeve të tmerrshme). Kam lexuar në internet që disa tableta si Buprenofin 8 mg ose Subutex 8mg mund të më ndihmojnë shumë.
Doktor, jam në gjendje kritike, nuk ma merr mendja që kam me mundur të jetoj më gjatë ose kam për t’u çmendur. Subutex nuk po gjej në Kosovë dhe harrova t’ju tregoj se marr Diazepam 10 mg me grushte kur nuk kam barna për dhimbje. 200 mg Diazepam marr tableta dhe ndikojnë fare pak.
Doktor, unë marr qe 3 vite Tramadoll rregullisht, doza të pakontrolluara, Heptanon, qe 3 vite për t’u ndjerë normal, pa dhimbje. Brenda ditës kam nevojë për 70 deri 80 pika për t’i marrë përnjëherë në mëngjes, por jo rregullisht (me pauza nga një ose dy javë). Në vitin 2011 kam marrë prej muajit shkurt deri në tetor rregullisht dhe nëse më këshilloni që ta zvogëloj dozën – nuk mundem ta zvogëloj më shumë se 2 ditë. Gjithashtu jam i sëmurë prej hepatit B dhe hepatit C.
Doktor, ju lutem të më ktheni përgjigjen sa më shpejt se kam mbetur ndërmjet jetës, çmendurisë ose vdekjes.

PËRGJIGJE:
I nderuar lexues, me këtë që përshkruani ju, jeni të varur nga disa substanca psikoaktive që, me fjalë të tjera, quhet si politoksikomani. Për rastin tuaj, është mirë që fillimisht të shtroheni në spital për një trajtim psiko–somatik dhe nga afër duhet parë se çfarë duhet bërë pastaj me ju. Gjithashtu, përshkruani një gjendje jo stabile emocionale, gjë që i përgjigjet natyrës së çrregullimit dhe personalitetit tuaj. Prandaj, nëse mendoni që një trajtim serioz të fillojë, edhe një herë po ju them – ju duhet te hospitalizoheni.


Përshëndetje doktor. Duke vlerësuar përkushtimin tuaj në lidhje me sa shkruajnë personat e interesuar në këtë adresë, nëse do të ishte e mundur të më jepnit një përgjigje në lidhje me situatën time shëndetësore.
Pa u zgjatur shumë po iu jap disa shpjegime.
Në periudha të përsëritura, ndodhem në një gjendje të vështirë, një mpirje e kokës, që si shkak unë vendos mbingarkesën nervore (hallë e probleme familjare dhe një ngarkesë në punë, e konsiderueshme, lodhje mendore).
E vërteta është se nuk është puna që më lodh, por janë mendimet në lidhje me jetën të cilat më qëndrojnë vazhdimisht në kokë e në të njëjtën kohë nuk jam në gjendje të përqendrohem tek puna, ndërkohë që përqendrimi tek puna duhet të jetë në maksimum (për shkak të natyrës së punës).
E kuptoj që është një mbingarkesë nervore, dhe mpirja e kokës është aq evidente, sa nuk arrij dot të përqendrohem në bisedën me personat e punës, me materialet e punës, me fluksin etj.
Jam vazhdimisht e mërzitur (dhe kjo ka shkaqet e veta që nuk vijnë nga unë).
Nuk e di se deri ku do të shkoj me këtë gjendje. Nganjëherë më duket se në vend të kokës kam diçka pa jetë, si një gur a nuk e di mesa ta krahasoj që nuk është në gjendje të kthjellët.)
Është vështirë të bisedosh me mjekë pasi nuk e di se cili është mjeku të cilit duhet t’i drejtohem. Kjo edhe për një arsye tjetër. Nuk kam besim tek ruajtja e një sekreti profesional nëse do e quajmë kështu. Shpesh kam dëgjuar raste të thuhet (e gjora ose i gjori djalë ka probleme, etj, etj, e këto fjalë shkojnë nga një person tek tjetri).
E kam fjalën për aftësitë e tij.
Duke iu falënderuar, jam në pritje të një përgjigjeje.

PËRGJIGJE:
E nderuara lexuese, shenjat që përshkruani ju janë mjaft komplekse dhe i përgjigjen kryesisht stresit (ngarkesës), çoftë në punë apo edhe jetën private. Ruminacionet që keni, lidhen kryesisht me stresin, në këtë formë bie koncentrimi dhe vëmendja në raport me aktivitetet tuaja duke ndikuar në rritje të ankthit dhe rënie të disponimit.
Ju këshilloj të kontaktoni psikiatër për gjendjen tuaj, ndërsa sa i përket sekretit profesional, të gjithë mjekët ruajnë sekretin; duhet kuptuar se çdo bisedë është konfidenciale.


Përshëndetje, jam studente në vitin e dytë në fakultetin e arkitekturës. Kohët e fundit kam rënë në depresion të thellë. Prej që kam hyrë në fakultet, ndjehem shumë e stresuar saqë edhe nuk kam shumë vullnet për mësim. Shumë shpejt nervozohem fare lehtë dhe i marr gjërat shumë afër zemrës. Si tip jam e mbyllur dhe më pëlqen të rri vetëm. Nuk mund të duroj zhurmën dhe vendet me shumë njerëz.
Mirëpo, kohët e fundit tek unë është paraqitur një rast që nuk e di si mund ta quaj. Kam fobi prej errësirës dhe nuk mund të qëndroj në vende të errëta. Bëhesha gati të bie të fle dhe pasi e fika dritën m’u duken para syve të mi disa fytyra të çuditshme dhe menjëherë ia fillova vajit dhe nuk mundesha të kontrolloj veten. Ky rast më ka ndodhur edhe një herë tjetër, por këtë herë nuk ishte nga errësira, por pas një debati në familje nuk mundesha të duroj dhe fillova të qaj. Nuk mundesha të ndalem e ta kontrolloj veten.
Ju lutem të më këshilloni se çfarë duhet të bej, më jepni një sugjerim.

PËRGJIGJE:
E nderuara studente, nuk jeni i vetmi person që reagon në këtë mënyrë ndaj ndryshimeve që ndodhin në jetë dhe që ne e quajmë si papërshtatshmëri në rrethana të reja. Kjo iu ka ndodhur edhe juve që me fillim të studimeve. Janë shumë faktorë që ndikojnë në këtë papërshtatshmëri dhe pastaj pasojat i bart vet individi siç iu ka ndodhur edhe juve duke u manifestuar me fobi apo edhe reagime jo adekuate ndaj situatave sociale.
Këshilla ime: kontaktoni profesionist të shëndetit mendor, besoj se pas disa konsultave ju do të gjeni vetveten.


Përshëndetje jam 18 vjeçar. Nga mosha 14-15 vjeçe kam vuajtur nga veset, ose gjeste palidhje të cilat, sipas mendjes time kushtëzonin të bëhej diçka e keqe. Tash po vuaj nga frika e njerëzve që ma kanë inati ose më thonë fjalë të këqija, frikohem se do të rrahëm, ndoshta të vdes. Po ndjehem keq sepse nuk po arrij ta mposhti këtë frikë. Unë nuk dal në pushim, qëndroj në bankë, jam i izoluar psikikisht e fizikisht. Jam duke vdekur me këtë ankth që po ma pushton zemrën. Po mendoj nëse mund ta lë krejt shkollën ose ta ndërroj klasën. Përndryshe jam në vitin e tretë në gjimnaz, gjithmonë me sukses shembullor, kam të kryer kursin e pianos, të anglishtes.
Ndoshta e vlen të them se në familjen time ka pasur shumë dhunë fizike dhe psikike.
Doktor, ku mund të gjej ndihmë?
Shumë faleminderit?

PËRGJIGJE:
I nderuar lexues, mendoj se keni nevojë të konsultoheni me psikiatër dhe këtë me faktin se nga frika se mund t’ju ndodh ndonjë gjë keni filluar të izoloheni dhe të zhvilloni mendime te zhdrejta karshi shokëve dhe shokëve te klasës. Nuk mund të arrini që i vetëm të tejkaloni të gjitha ato ndjesi që keni ne raport me të tjerët, vërtet ju duhet ndihma. Daljen tuaj nga kjo gjendje e shohë përmes konsultimeve duke ju mësuar teknika të relaksimit dhe menaxhimit të emocioneve gjë që do t’ju ndihmonte shumë të përballonit situatat sociale në të cilat gjendeni. Edhe dhuna në familje siç e cekni ju mund të jetë një kontribuues i gjendjes suaj, prandaj kontaktoni me mjekun tuaj për fillim të një terapie eventuale.


I nderuar dr Bujar. Unë jam 25 vjeç, ballafaqohem me ankthin prej moshës 17 vjeçe. Kam ndërruar shumë doktorë. Në shumicën e rasteve jam diagnostikuar me GAD. Poashtu, e kam merak të krahasoj simptomat e mia në internet… dhe gjithmonë GAD më është përshtatur më së shumti. Kam edhe momente depresioni Depersonalizmi/ Deralizmi të cilat i barti gjatë gjithë kohës. Ilaçet nuk kam mundur t’i marr me rregull, sepse gjithmonë më kanë munduar fizikisht dhe mendërisht.
Desha të pyes doktor nëse keni dëgjuar për disa alternativa që i shoh në internet, p.sh ‘The linden method’, a janë këto alternativa vetëm biznis apo edhe mund të ndihmojnë?
Edhe një pyetje direkte, ndoshta pak banale. A keni shëruar ju personalisht ndonjë pacient tuajin nga ankthi?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Që në fillim po ju them se gjendjes suaj i ka kontribuar shumë edhe pasiguria e juaj në raport me diagnozën dhe ndërrimin e shumë mjekëve. Sa për dijeni, diagnozën që keni është nganjëherë normale të kërkohet ndihmë nga shumë mjekë edhe të hulumtohen literatura të ndryshme. Unë mendoj se për të arritur në stabilizim të gjendjes duhet të zgjidhni një mjekë psikiatër i cili do të përcillte gjendjen tuaj për një kohë dhe tek i cili ju do të gjenit sigurinë dhe nuk do të hamendeshit duke humbur kohë në internet apo edhe shëtitjet nëpër mjekë të tjerë. Të gjitha organizmat që mund t’i gjeni në internet ato japin kryesisht informacione mbi sëmundjen ndërsa kontaktet direkte me profesionist të shëndetit mendor do t’ju ndihmonin të tejkaloni gjendjen tuaj dhe të arrinit të keni një vetëvlerësim më adekuat dhe të mposhtni pasigurinë. GAD është çrregullim psikik që trajtohet me sukses por kërkohet kohë dhe durim si nga ana juaj ashtu edhe nga ana e mjekut.


Jam një vajzë 27 vjeçe. Para 3 vite e gjysmë kam marrë një këshillë shumë të keqe prej familjes time, por së pari kam pasur një sulm nervor dhe kam vizituar mjekun, i cili më ka dhënë tableta 5 javë (Eglonyl). Pasi i pyeta familjarët, ata më thanë se kjo është diçka shumë e keqe dhe e rrezikshme dhe që do të kem mendime të këqija, unë, tamam, i mora seriozisht fjalët e tyre. Pastaj krijova një frikë të madhe në mendjen time se do të çmendem, të cilën e kam edhe sot. Pas disa ditësh, u keqësua shëndeti im, vizitova psikiatrin. Ai më dha tab.Demetrin, pastaj Citolopram, me rekomandim të motrës sime, 3 cila kishte pyetur mjekun në Austri, por pa ndonjë përmirësim. Përmes internetit kontaktova me një psikiatre dhe ajo më dha Zoloft, për 3 muaj, por e ndërpreva për shkak të dhimbjeve në lukth. Nj mjeke tjetër më tha të përdori Neurobex dhe Diazepam. Tash e disda ditë nuk po i përdori, sepse fare pak po kanë efekte.
Endje kam frikë për çdo mendim, nuk jam e sigurt në veten time, ndonjëherë djersitem nga frika. Bëj gjumë të mirë, punoj në shtëpi. Nëna dhe motra ime më kanë folur se edhe ato si të reja kanë pasur shqetësime të tilla, porse më vonë nuk kanë pasur probleme.
I nderuar doktor, pres mendimin tuaj për këto shqetësime që më përcjellin

PËRGJIGJE:
E nderuara lexuese, mendoj se shumë më rëndësi për njeriun është se si i pranojmë informatat pastaj si i përpunojmë ato dhe në fund si i interpretojmë. Juve ju ka ndodhur të keni interpretim të zhdrejtë të informatave, gjë që pastaj krijon ankth dhe obsesione (ves – vese) duke shkaktuar gjendje detresi tek ju. Të gjitha ato shenja që përshkruani i përkasin një gjendje ankthi. Gjithashtu sugjestionoheni shpejtë nga të tjerët gjë që edhe më tepër ndikon në gjendjen tuaj.
Sipas asaj që përshkruani keni përdorur shume lloje të ilaçeve që për kohë të caktuar ju kanë ndihmuar. Ju sugjeroj që të keni mjekun tuaj psikiatër që përmes këshillave, do t’ju ndihmoj shumë duke ju përkrahur në vështirësitë aktuale që prezantoni.


Jam 24vjeqe, para 3viteve kalova një depresion të papritur. Më erdhi një mendim spontan qe t’i jap fund jetës, gjithçka m’u bërë bajat. Kisha frikë, pasiguri, monotoni dhe shumë probleme tjera psikike, nuk kisha as besim në veten time. Vizita ime parë te neuropsikiatri ishte shumë e trishtueshme, sepse mendoja se vetëm të çmendurit vizitohen te neuropsikiatri. Ai më tha të marr fluksetin 20mg, 1×0, xanax 0.5mg 1+0+1. Një vit e kma përdorë këtë terapi, isha edhe në Qendrën e Shëndetit Mendor, flisja me ato motrat, dy herë në javë. Ato, bashkë më psikiatrin, sërish më këshillat e tyre, më kanë kthyer në jetë.
Ka dy vjet që e kam ndërprerë terapinë, në fillim kisha disa probleme të vogla, pasiguri, u izolova për disa muaj, më pengonte, madje edhe zhurma, djersitesha, më rrihte zemra, po e kalova disi këtë periudhë. Pastaj u fejova, tash qe 8muaj fejesa ma largoj krejt këtë problem, këtë fobi, por ende kam frikë se mos po më kthehet gjendja e mëparshme, sidomos periudha kur kisha frikë të madhe dhe mendoja se me thikë do ta mbys ndokënd.
Doktor, të lutem më jep një këshillë që do të më ndihmojë. Allahu të shpërbleftë me gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
Çfarë shoh pozitive tek ju se keni qenë mjaftë kurajoze në tejkalimin e vështirësive që keni pasur 3 vitet e fundit. Besoj se keni burime të mjaftueshme të brendshme që të përballoni edhe këtë gjendje me faktin se keni arsye të forta, pasi që keni definuar mirë ardhmërinë tuaj dhe atë duke e parë vetën si bashkëshorte dhe nënë të ardhshme. Për të krijuar një qëndrueshmëri të personalitetit tuaj ju nevojitet që të bisedoni me terapeutin tuaj ne Qendrën e Shëndetit Mendor lidhur me menaxhimin e emocioneve më qëllim të arritjes të një qëndrueshmërie psikike.


Përshëndetje doktor. Jam 26 vjeçar, i martuar dhe kam një fëmijë. Problemi im është se kam depresion. Para rreth një viti e kam ndërpre pirjen e duhanit, diku pas nja 2 muajve pata një depresion i cili shpjegohet në këtë mënyrë: Merakosesha për gjërat që nuk i kam bërë mirë në të kaluarën edhe për gjërat që ndoshta nuk mund t’i kryej si duhet në të ardhmen, për kohën që kam kaluar (edhe për gjëra të parëndësishme). Kjo më bënte të mos fle i qetë dhe të mos ushqehesha mirë (pagjumësi dhe anoreksi).

U vizitova te një doktoreshë, këshillat e saj më ndihmuan shumë dhe me një antidepresiv (më duket citalopram) të cilin e kam përdorë për 3 muaj deri sa mendova se e kam kaluar komplet stresin dhe depresionin.
Tash para rreth 2 muajve kam pas një intervenim (heqje dhëmbi) te stomatologu ku edhe me ka ra të “fikët” dhe nga ai moment unë ndjej pasiguri dhe ndjenjë të fikëti. Kam fobi nga dentisti dhe nga vendet ku duhet të rri.
Para pak kohe në një aksident ka humbur jetën një i afërm, dhe nga ai moment më është kthyer depresioni, ku filloi pagjumësia, anoreksia dhe mungesa e vullnetit për punë e për gjithçka, thuajse.
Kur e kam vizituar fëmijën tek pediatri, i tregova për gjendjen time dhe më këshilloi Bedoxin B6 dhe Lexilium 1.5mg. Ndjej se me është përmirësuar gjumi dhe po ashtu kam përmirësim në të ushqyer, me një fjalë, ndjehem disi më mirë, por megjithatë zgjohem pak si i merakosur dhe zakonisht më del gjumi kah ora 06.00, por edhe më herët fle disi me ndërprerje.
Edhe diçka, jam njeri shumë i ndjeshëm dhe merakosem shumë për shëndetin tim, herë pas here kemi mosmarrëveshje me familjarët, pastaj nervozohem dhe mërzitem shumë.
Jam shumë i kënaqur me jetën që bëj, me familjen, me punën, me arsimimin dhe gjendjen financiare.
Dua te di a shërohet plotësisht kjo gjendje (depresioni) apo herë pas here kthehet 

Me respekt, ju përshëndes.

PËRGJIGJE:

Me atë se çfarë më përshkruani gjendjen tuaj, ju prezantoni gjendje ankthi (frikë të brendshme), frikë të ballafaqimit në situata të caktuara që pastaj tek ju paraqitet me pasiguri, gjë që shkakton ndjenjën e frikës paraprake për ngjarjet – merakosjet. Ankthi në përgjithësi prezantohet me pasiguri, dialog të brendshëm (kaloni kohën duke diskutuar vetë më vete), fobi në situata te caktuara dhe fiksime në kohë apo për ndonjë veprim. I tërë ky kompleksitet i simptomave që kanë të bëjnë me ngarkesën psikike konvertohet në simptome fizike vetëm e vetëm që përballë të tjerëve të dukeni se vuani nga një sëmundje organike pasi që në këtë formë është me e kapshme për të tjerët dhe mund të përfitoni nga vizita e mjekut qoftë edhe pediatër. Mendoj se ju nuk vuani nga sëmundje kronike, por nuk jeni trajtuar për kohën sa është e nevojshme.

Psikoterapitë janë mjaftë efikase për këtë lloj çrregullimi që prezantoni, kuptohet duke u kombinuar edhe me terapi medikamentoze. 


Përshëndetje! Qe tri vite jam diagnostikuar me shifër F22 dhe  kam marr fillimisht

Respiridon, Helex, më vonë Zyprex (20,25,10 mg) e tash Zyprex (Zalasta 5mg) të kombinuar me Haldol 2 mg dhe Mendilex. Në situata të caktuara më përsëritet ndjenja se vazhdimisht jam i ndjekur, përgjuar nga persona të njohur e të panjohur me qëllim të më bëjnë keq mua dhe familjes sime.

Ju lutem për mendimin tuaj: a është kjo terapi adekuate me gjendjen time apo është më mirë të ndërpresë këtë dhe të fillojë me seancë psikoterapeutike. Nëse më rekomandoni psikoterapinë a mund të më thoni a ka në Kosovë mjekë që ushtrojnë këtë.

Edhe diçka, ju lutem: çfarë është PSECT dhe PET, a rekomandohet tek rasti im dhe ku mund të bëhet kjo?

Ju faleminderit!

PËRGJIGJE:

I nderuari lexues, mendoj se mjeku juaj fillimisht iu ka shpjeguar lidhur me diagnozën tuaj. Kuptohet se psikoterapia ju ndihmon jashtëzakonisht shumë,  mirëpo assesi nuk duhet ndërprerë ilaçet dhe këtë për arsyen se terapia me ilaçe krijon tek ju një gjendje që mos të jeni i preokupuar me mendimet e juaja nga frika se  përgjoheni apo jeni i përndjekur kështu që jeni më të koncentruar dhe më të vëmendshëm karshi situatave gjë që bënë edhe psikoterapitë të kenë më shumë efikasitet.

Sa i përket PSECT dhe PET, janë metoda diagnostikuese radiologjike gjë që nuk ju kisha rekomanduar në rastin tuaj pasi që tashmë ju jeni diagnostikuar.


Përshëndetje jam 25 vjeçare, ka momente që nuk mund ta kontrolloj veten e sidomos ku ka shumë njerëz ndihem tmerrësisht keq. S’kam vetëbesim fare, më kaplon një nervozë, më dridhet trupi, kam frikë për çdo gjë edhe nëse vendos me dal në shopping ose te pi një kafe, dridhem nga frika …Këto kriza i kam prezente zakonisht kur ka njerëz rreth meje, psh. në lokale, në fakultet, ndërsa në shtëpi ndjehem pakëz më e qetë. E përjetoj shumë keq këtë ndjenjë e cila më ka izoluar brenda katër mureve, thuajse qe një vit.
Të lutem doktor, më ndihmo (të bëj vizitë te psikologu apo neuropsikiatri, cilit t’i drejtohem?).
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Gjendja e ankthit në ballafaqim me situata të tilla quhet Agorafobi e që lidhet me fobinë ndaj turmës ose ndryshe frika nga vende të hapura ku ka qarkullim të njerëzve. Ky lloj çrregullimi është mjaft i njohur dhe gjithashtu mirë trajtohet. Momentet kur fillon njeriu të izolohet, njëjtë siç ju ka ndodhur juve, tregon se kanë filluar të shteren forcat e brendshme dhe vështirë e keni të mobilizoni veten për sfidën e radhës, qoftë ajo edhe imagjinare pasi që jeni të përqendruar kryesisht ndaj vetes e jo rrethit.
Është mirë të prezantoheni tek terapeuti (psikiatër apo psikolog të trajnuar në psikoterapi) për të mësuar disa teknika të relaksimit dhe të ballafaqimit në mënyrë që të arrini të funksiononi. Po ju përkujtoj se, ne jemi qenie shoqërore dhe duhet të funksionojmë si të tillë, pavarësisht sfidave të jetës.


Përshëndetje redaksi e telegrafit. Përshëndetje dr. Bujar. Ju uroj punë të mbarë dhe shëndet.
Jetoj me gruan (inxhiniere kimiste), me tre djemtë (20, 19 dhe 9 vjeç), në një zonë të mirë të Tiranës.
Kam një shqetësimin për djalin tim. Është 20 vjeç, por me probleme rinore të adoleshencës. Djali ka qenë i shëndetshëm, i bukur dhe i zgjuar. I ndjeshëm si tip dhe me tendencën për të mos i shqetësuar të tjerët për problemet e veta. Besnik dhe fjalëmbajtës. Aspak ekstravagant. Në pamje të parë djalë serioz, i kujdesur në biseda me të tjerët.
Nxënës kolegji që nga klasa e parë fillore, i shkëlqyer.
Duke patur këtë personalitet, ne si prindër kemi besuar shumë me të edhe në moshën e adoleshencës.
Në vitet 2011, 2012, filloi të bëhej nervoz në shtëpi, të vonohej, të ishte i çrregullt.
Unë e kam trajtuar si shok dhe ai gjithnjë përpiqej që të mos “prishej” me mua.
Në maturë uli interesin për mësimet, por megjithatë doli me mesataren 8,9 dhe në provime mirë.
Në vitin 2012 krahas maturës, vazhdoi italishten në Institutin Italian të Kulturës në Tiranë dhe në fund arriti të fitonte me gojë, por jo me shkrim. Pësoi “një humbje”, sepse shkolla ishte në Romë.
Gjatë po këtij viti (2012) ai vazhdoi kursin anglisht TOEFL, arriti në nivelin e dytë. Në përfundim fitoi të drejtën në “POLIS”, universitet privat, Tiranë, Inxhinieri Mjedisi.
Nga data 15 Tetor deri 27 nëntor 2012 nuk ka shkuar në Universitet. Nga kjo situatë ne mësuam se ai merrte hashash qysh nga viti 2010, rregullisht (nga mosha 16 vjeç). Po kështu edhe ndonjë gotë alkool. Këto i fshihte me simulante.
Mbasi ne si prindër i kërkuam hesap dhe i bëmë presion, ai vendosi lënien e hashashit, alkoolit dhe vazhdoi të pinte vetëm duhan. Menduam t’ia lejojmë cigaren për të mos e ndare nga gjithçka që kishte marrë. Për duhanin e dinim se e pinte dhe luftonim që ta linte.
Mbas këtij momenti, ne vazhduam të sillemi mirë me të, por dhe ai nuk shfaqi asnjë moment nervozizëm, shkelje rregullash në familje e shkollë.
U kthye në një njeri tepër korrekt, por:
1. Hoqi dorë nga shokët, duke përfshirë dhe dy shokë të ngushtë, të cilët ishin shumë të mirë dhe që nuk kishin abuzuar. Hoqi numrat e telefonit, ndërroi tel. dhe nuk i ka takuar më qysh nga dhjetori 2012.
I fola një ditë në fillim të muajit shkurt, se nuk ishte mirë që të ndahej dhe nga ata shokë që i konsideronte të mirë.
Më tha: “do t’i takoj pas 6 muajsh ,kur unë të jem ai që kam qenë dikur”.
I gatshëm për të më ndihmuar mua, çdo ditë më informonte për aktivitetin e tij pa ja kërkuar unë.
Nuk më kërkonte më lekë.
E regjistrova për të marrë patentën e automjetit në muajin shkurt dhe në mars 2013 e mori me forcat e veta. Unë doja të shikoja aftësinë e tij.
E regjistrova në muajin shkurt 2013 në sportin e qitjes. Me një përgatitje një javore, në garat e para u kualifikua në vendin e katërt duke lënë pas disa prej veteranëve 20 vjeçar. Trajneri u befasua nga kjo situatë dhe më tha që është absolutisht i saktë dhe me perspektivë të madhe në këtë sport.
E ka vazhduar me dëshirë të madhe deri me datën17 maj 2013.
Gjatë kësaj periudhe, më shfaqi vështirësinë që kishte në marrjen e leksioneve në shkollë dhe se qëndronte larg shokëve të kursit në aktivitetet e përbashkëta.
Po kështu, trajneri dhe shokët më thanë se është një djalë shumë korrekt, por flet fare pak dhe qëndron i veçuar.
I thashë për shkollën se nuk është problem, kemi kohë të riparojmë çdo gjë, pasi ai nuk mori dot dy provime dhe në dy të tjerat me rezultate të dobëta.
Në fillim të muajit maj filloi të fliste pak edhe në shtëpi, derisa arriti të komunikonte vetëm me djalin e vogël (vëllanë e tij 9 vjeç) dhe me mua, ndërsa me djalin tjetër (vëllanë e tij 19 vjeç) me të cilin janë rritur dhe me të ëmën filloi të mos fliste.
Ndërkohë ju them dhe diçka që të mos e anashkaloj:
Në dhjetor 2012 ai më kërkoi vizitë mjekësore dhe psikolog. Vizitën e realizuam me një kontroll total për të gjitha organet, gjak, urinë, etj., në Spitalin Amerikan dhe çdo gjë doli normale. Ai u entuziazmua dhe hoqi dorë nga psikologu.
Më kërkoi cigaren elektronike në fillim të marsit dhe e përdori një muaj dhe e la përfundimisht në fillim të muajit prill 2013.
Me datën 17 maj 2013 kthehet nga sporti dhe në ora 14 e gjej në shtëpi, por me një shikim të lodhur dhe paksa i mërzitur. E mbajta në shtëpi të nesërmen dhe nga ajo ditë ai vazhdoi të mbyllej dhe të mos komunikonte me asnjë njeri, përveç meje.
Mbas një jave u keqësua më shumë.
E dërgova me pëlqimin e tij te një pedagoge-psikologe këshillimore shumë e njohur. Nuk arriti të bisedonte, sepse nuk përgjigjej.
Të nesërmen (me datë 22 maj 2013), e dërgova tek mjeku psikiatër në spitalin universitar dhe as atij nuk iu përgjigj. Ai rekomandoi Rispolept (një tabletë në ditë) për 15 ditë.
Vazhduam “rispoleptin”. Gjatë 20 ditëve vazhdoi të mos komunikojë. Me mua vetëm telegrafisht. Shpesh i mbushte sytë me lot. Mbas tre ditësh, shikimin e kishte më të qartë.
Ushqehej mirë në çdo vakt. Pëlqen lëngjet, frutat, mishin dhe përpiqet të marrë ushqimet që i kërkon truri (duket që ka informacion).
Mbas 20 ditësh shkuam për rikontroll tek mjeku. Ai shtoi për 20 ditë vitamina B12 dhe C (injeksion). Ato e bën më aktivë. Më kërkoi me lot në sy: ”kur unë mund të jem i shëruar plotësisht dhe se a mundem të të bëj ty të lumtur, o babi”?
Mbas 20 ditësh, mjeku përsëri nuk tha asgjë vetëm se rekomandoi Rispolept-1 tabletë 2 mg, Rivotril-1tabletë 2 mg, Escitalopram-2 tableta 10 mg.
Mbas 13 ditësh ishte më aktiv, komunikonte me telefon me të afërm.
Mjeku hoqi Rivotrilin.
Nga data 26 qershor deri 10 korrik vajtëm në Sarandë në det. Nuk pati asnjë përmirësim nga pushimet ne det.
Me konsultën e datës 10 korrik mjeku përcaktoi Rispolept-1tabletë e gjysmë 2 mg, Escitalopram-1 tabletë 10 mg dhe Parkopan-5 mg 1 tabletë.
Gjatë kësaj periudhe ishte më i qartë në shikim, ecën më i sigurt, komunikon dhe me vëllanë e vogël dhe të ëmën.
Më 29 korrik në konsultë mjeku thotë se ka diçka përmirësim. Nuk ndryshon ilaçet. Për konsultë mbetet 10 shtatori.
Theksoj se nuk kemi bërë asnjë ditë psikoterapi (edhe mjeku nuk më ka rekomanduar). Por, ne familjarisht jemi në kërkim të mundësive dhe rrugëve për ta nxjerrë nga gjendja.
Unë personalisht qysh nga 17 maj 2013 i jam kushtuar djalit dhe asnjë ditë nuk e kam lënë vetëm. Në mëngjes bëjmë vrap në kopshtin botanik. Mbas banjës ushqehet me qumësht, mjaltë dhe lëng frutash. Më pas çdo ditë vezë, djathë, drithëra, etj. Gjatë ditës me kompjuter, televizor, ushtrime për sportin e qitjes.
Lexim librash, lojëra me dorë, etj. Çdo mbas dite dalim në shëtitje në ajër të pastër në vende me njerëz, por pa zhurma.
Çdo të diel shkojmë në Dajt, turizëm malor. Çdo ditë të javës pasdite në pishinat e Tiranës. I kemi blerë veshje me firmë, i ka zgjedhur vetë. Përpiqemi të jemi bashkë dhe të qetë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Çfarë kam parë unë gjatë këtyre ditëve (që merr mjekim) tek djali:
– ushqehet mirë, me përjashtim të dy-tre rasteve që është ulur para ushqimit dhe e ka lënë në mes (2-3 ditët e para).
– mban rregull në veshje dhe në çdo gjë të veten.
– i afroj libra dhe po lexon, sidomos kur flasin për jetën, guximin, psikologjinë.
– vazhdon gjimnastikën. Çdo natë ka dëshirë të dalë me mua dhe e zgjedh vetë vendin (kërkon vende të qeta me sa më pak zhurmë). Para se të dalim, zgjedh veshjen, kryesisht ngjyra të hapura, të bardhë, qëndron para pasqyrës duke kryer parfumin, krehjen dhe pastaj lustrimin e këpucëve.
– kujdeset jashtëzakonisht për higjienën personale.
– kërkoi një makinë tjetër qethëse që e kishte parë në internet dhe ia blemë.
– bën banjë herë pas here.
– hyn në kompjuter dhe lundron kryesisht në muzikë, art, kuriozitete.
– shikon televizor tek italianët (meqenëse kupton mirë italishten).
– kur vjen nëna ime apo vëllai im me të cilin ka muhabet, ngrihet, ju bën kafen, por nuk ka dëshirë të vazhdojë të qëndrojë dhe kërkon leje për të shkuar në dhomë.
Mori para pak ditësh cigaren elektronike dhe më tha jepja axhës ose vëllait që të mos e pinë cigaren, ta lënë dhe ata.
E kam pyetur çfarë vështirësie ke? I mbushen sytë me lot dhe më tha me shumë vështirësi: ‘nuk shprehem dot’.
Kupton çdo gjë, kujton çdo gjë, përtypet, i lëvizin muskujt e qafës, fytit dhe e shoh tek përcillet prapë poshtë kur i drejtohem me ndonjë pyetje. Më përgjigjet me vonesë vetëm me fjalë shkurt.
Shpesh i shkojnë lotët në faqe. Gjatë ditës (dy-tre herë) dhe kjo nuk i zgjat më shumë se 5 minuta). I ngul sytë diku dhe duket sikur mendon për diçka.
Përpiqem të tregoj ndonjë anekdotë dhe ai reagon duke qeshur me shpirt në çdo pozicion që të ndodhet.
E shikoj të angazhuar me shpirt për të bërë gjithçka që ka të bëjë me këshillat për shëndetin e tij.
Është i gatshëm për fizkulturë, lexim, rite fetare, lëngje, çaje, ushqime me dietë të pasur (çokollata, fruta, kos, lëngje frutash, perime, peshk).
Kërkon ndihmë, e shoh që orvatet të dalë nga ngërçi.
Kur merr vetë iniciativën për diçka, flet qartë dhe shtruar.
Kërkon të bëjë ndonjë punë. Kujdeset për lulet. Riparon apo rregullon diçka që i vjen në dorë.
Unë e shoh përmirësimin, por jam i pa qartë për psikoterapinë.
Leximi ynë në internet dhe libra nuk është i mjaftueshëm dhe ndjehemi keq.
Jam në merak, megjithëse jam në pritje të mjekut Psikiatër (ai nuk më ka ofruar deri tani ndonjë sugjerim përveç ilaçeve dhe kujdesit të përditshëm).
Ju shkrova se pashë një faqe humane, e më ngjalli shpresë për një përgjigje.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi në punën tuaj shumë njerëzore.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Djaloshi për të cilin keni shkruar, nga sa kuptova del të jetë inteligjent, i matur dhe i vetëdijshëm për veprimet e veta. Gjendja që po kalon kohët e fundit është jo e mirë dhe ka nevojë që vërtetë të përdor barna duke u bazuar në recetën e mjekut.
Djali juaj patjetër se është i përshtatshëm për trajtim edhe me psikoterapi duke u bazuar në aftësitë intelektuale që ka, por kjo të ndodh në kohën e përshtatshme. Për kohën e përshtatshme konsultimi me psikiatrin që e ka nën trajtim djalin është i domosdoshëm.
Kemi të bëjmë me një rast që ka kaluar nëpër situata jo të këndshme e të cilat e përcjellin me ndjenjën e fajësisë, dëshpërim, sepse përveç tjerash, i ka thyer pritjet e juaja për të, parimet e veta me gjithë faktin se e ka ndërprerë abuzimin me substanca.
Mos harroni se duhet vlerësuar shumë energjinë apo forcën e tij për ndërprerjen e abuzimit, ta bëni me dije për këtë. Do të ishte mirë t’i jepni sinjale se pathyeshmëria apo mosdorëzimi përball vështirësive është diçka që të bënë të ndiheni mirë mbase edhe i lumtur.
Dua të besoj se me gjithë faktin se si prind jeni shumë i brengosur dhe i përkushtuar për shëndetin e fëmijës suaj, i keni lënë hapësirë të nevojshme që të mund ta zhvillojë personalitetin e pavarur.


Përshëndetje doktor. Jam 33 vjeçare dhe ka 7 muaj që jam në stres. Kjo më ka ardhur vetvetiu, pa ndonjë problem. Jam duke u mjekuar tek një neurolog i cili më ka thënë se ke ngarkesë psikike. Kam përdorur qetësues të ndryshëm, tani jam duke marrë citalopram 20mg në mëngjes dhe në mbrëmje si dhe diapazam mëngjes dhe mbrëmje. Mirëpo, unë ka ditë që ndihem mirë shumë, pastaj ka ditë që nuk jam mirë, me dhimbje koke, marramendje si dhe disa therje në kokë.
Ju lutem, më tregoni se a mund të kem ndonjë problem tjetër apo vetëm gjendje stresi dhe si ta kaloj këtë gjendje që më frikëson shumë.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
Zakonisht ankthi vjen papritmas si shenjë alarmi që lidhet me konfliktin intrapsikik apo ngjarje jetësore. Në ato momente është vështirë të kontrollohet situata dhe mendoni se gjithçka nuk është reale apo jetoni me ndjenjën se në çdo çast mund të ndodh ndonjë gjë. Me kalimin e kohës, simptomat zbuten, por ndjenja e frikës paraprake mbetet gjë që shkakton një ndjenjë pasigurie.
Psikoterapia k<

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori