LAJMI I FUNDIT:

DPA: BE-ja po përpiqet ta ruajë ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë

DPA: BE-ja po përpiqet ta ruajë ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë

Agjencia Gjermane e Lajmeve “DPA” , sot i ka kushtuar një artikull interesant nisjes së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Për vite me radhë Brukseli ndërmjetëson mes Serbisë dhe Kosovës, por nga shumë kompromise nuk u zbatua pothuajse asgjë dhe tani marrëdhëniet kanë ardhur në pikën zero, shkruan DPA.


Krerët e shteteve të BE-së kanë ftuar në Bruksel liderët e qeverive të Serbisë dhe Kosovës, për të ruajtur sadopak suksesin e ndërmjetësimit që ka mbetur deri më tani midis dy fqinjëve. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, takon në mbrëmje në Bruksel, kreun e shtetit serb, Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe homologët e tyre të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Marrëdhëniet mes dy ish-vendeve jugosllave janë për momentin shumë të ftohta. Kosova kishte penguar një tren propagandues serb, për të kaluar kufirin. Kurse, Beogradi për këtë rast ka kërcënuar me përdorimin e ushtrisë.

Problemi kryesor: Kosova e banuar ekskluzivisht nga shqiptarët është shkëputur në vitin 2008 nga Serbia dhe tashmë është njohur nga më shumë se 100 shtete, si një shtet i pavarur. Beogradi e konsideron ish-krahinë, për shkak të shumë manastireve mesjetare dhe fushëbetejave si dhe të pakicës serbe, si territor të saj, transmeton “Zëri.info”.

BE-ja ka ndërmjetësuar nga viti 2013 kompromise të shumëllojshme të vogla, pa trajtuar këto problemet kryesore në mënyrë thelbësore. Përveç kësaj, edhe marrëveshjet e vogla ne pjesën më të madhe nuk u zbatuan.

Problemet kryesore dhe të pazgjidhura, si dhe marrëveshjet e paplotësuara, sipas kësaj agjencie të lajmeve, janë këto:

– Të drejtat e pazgjidhura pronësore, për shembull, miniera “Trepça” ose Brezovica në Kosovë

– Furnizimi ndërkufitar i energjisë elektrike dhe ujit

– Lëvizja e lirë e qytetarëve

– Krijimi i “Shoqatës së komunave serbe”, që ka për qëllim perceptimin e interesave të pakicës në Kosovë

– Tërheqja e Republikës së Serbisë nga veriu i Kosovës, ku pakica serbe përbën shumicën lokale

– Sistemi gjyqësor në veri të Kosovës

– Hapja e urës simbolike dhe të qëndrueshme mbi lumin Ibër, në qytetin e ndarë të Mitrovicës

– Ekstradimi i ish-udhëheqësve të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë për shkak të një urdhër-arresti serb.

Por, sipas kësaj agjencia, Brukseli mban në dorë një mundësi presioni.

“Në Kosovë është duke punuar misioni më i madh i vendeve të BE-së (EULEX) dhe aty është forca e udhëhequr nga NATO, KFOR, e cila ofron siguri. Kurse, kandidati i BE-së, Serbia, do të hapë kapituj të mëtejshëm për pranim, derisa Kosova dëshiron të arrijë liberalizim të vizave”, shkruan DPA. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori