LAJMI I FUNDIT:

Dosja e shefave XXVI: Frikësimi i drejtorit të PTK-së

Dosja e shefave XXVI: Frikësimi i drejtorit të PTK-së

Hashim Thaçi, Besim Beqaj e Adem Grabovci kishin vendosur që në krye të PTK-së të sillnin, Nuredin Krasniqin. Por, Krasniqi duhej të zbatonte urdhrat e atyre që po e sillnin në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit. Ai, nuk do të guxonte të merrte asnjë vendi. Para emërimit, Grabovci e kishte ftuar Krasniqin në zyrë. Sipas përshkrimit të vetë Grabovcit, Krasniqi ishte i frikësuar.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të PTK-së, nuk do të guxonte të merrte asnjë vendim pa lejen paraprake të Adem Grabovcit dhe Besim Beqajt.


Nuredin Krasniqi, ishte zgjedhur për ushtrues detyre në vitin 2011 pas largimit të Shyqyri Haxhës nga kjo pozitë.

Caktimi i Krasniqit, e kishin bërë ish-kryeministri, Hashim Thaçi, ish-ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Këto veprime konfirmohen nga dy përgjime telefonike të Besim Beqajt me Adem Grabovcin, që Insajderi i sjell në serinë e XXVI-të Dosjes së Shefave.

Në serinë e XII-të të Dosjes së Shefave, Insajderi ka publikuar bisedën e parë për këtë çështje. Për të emëruar Krasniqin në krye të PTK-së, Grabovci e Beqaj kishin autorizime të plota prej Hashim Thaçit.

Beqajt i duhej mendimi i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, se kë do ta emëronte për ushtrues detyre të PTK-së. Ai, së bashku me Thaçin e Grabovcin do t’ia diktonin Bordit të PTK-së, që vazhdon të drejtohet nga Rexhë Gjonbalaj,  emërimin e Nuredin Krasniqit për ushtrues detyre. Krasniqi  është mik i afërt i Xhavit Halitit.

“Edhe ni çështje, nëse e sheh kta sot, kryeministrin… Nesër Bordi i PTK-së, duhet me marr vendim për ushtrues detyre”, thotë Beqaj.

“Okej okej, sot bisedoj me to”, i përgjigjet Grabovci.

“Bisedo me to, do të thotë jonë tri katër çështje t’cilat duheni me marr vendim sot që mos me…”, vazhdon Beqaj.

“Hajt se kur takohum bisedojmë bashkë jarani jem”, thotë Grabovci.

Kjo bisedë është zhvilluar më 12 dhjetor 2011. Një ditë më vonë, ata flasin për të njëjtën çështje.

“Qe unë, do biseda t’u i bo, qashtu qysh…, unë jom qashtu qysh bisedum dje, qysh ke bisedu ti edhe me atë dostin e unë e krejt…”, thotë Grabovci.

“Po de”, përgjigjet Beqaj.

Grabovci tregon se e ka thirru në zyrë, Nuredin Krasniqi. Tregon se kishte frikë.

“E thirra edhe vetë kta, se kta u tutshin. N’zyrë e kom qitu… E, po ja thom edhe kti do, do llafe, se duhet…”, shton Grabovci.

Beqaj thotë se duhet të takohen sepse kështu ka urdhëru edhe shefi, duke aluduar tek Hashim Thaçi.

“Duhet me u taku edhe unë me to, se m’ka thonë edhe shefi… Edhe duhet m’i thanë që as ni vendim… Thuja, lirisht, as ni vendim. As ni hap gjatë ushtrimit t’detyrës, veç ka me ushtru detyrë”, kërkon Beqaj, teksa merr konfirmimin nga Grabovci.

“Okej, okej. Ani a del ti sot mrena dite, a qysh”, pyet Grabovci.

“Unë besoj që dal sot mrena ditës, po e kisha taku nëse dal, kah ora dy e kom ni takim…N’mujsha mu forcu deri qatëherë, po dal edhe e takoj pak”, vazhdon më tej, Beqaj.

“Ani, kah ora dy pe, pe lajm n’daq dalim n’drekë, bashkë”, përgjigjet Grabovci.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori